Lexoni edhe:
Qeveria të vepron pa vonesë me masa preventive pas liberalizimit të vizave, kundër deficitit të fuqisë punëtore në vend
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Kryekrilminelit Radojçiq me tërheqjen e fletarrestit iu mundësua lëvizja lirë. Hynte dhe dilte në dhe nga Kosova pa ndonjë përkujdesje të veçantë. Fletarresti ia kishte hequr Blerim Isufaj. Nuk ndiqej nga organet kompetente të Kosovës. Në këtë gjendje, kryekrimineli Radojçiq ka përgatitu kriminelët dhe terroristët tjerë. Me përkrahjen e vetë kryekriminelit të luftës Vuçiq futën armë brenda Kosovës dhe i sulmuan organet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë, me qëllim të ndarjes së veriut nga Kosova dhe aneksimin nen Serbi. Ra heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Thjeshtë u bë agresion ushtarko - terrorist ndaj Republikës së Kosovës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të organeve të rendit në Kosovë u eliminua agresioni terrorist serbomadh. Mbeti përgjegjësia!
-Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, në rastin e terroristit Milan Radojçiq, lidhur me atentatin ndaj Oliver Ivanoviqit, kishte hequr dorë nga ndjekja penale dhe fletarresti, pa dhënë fakte konkrete ndaj këtij terroristi. Zyrtarisht nuk u dha ndonjë fakt për këtë akt juridik pa presedan dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Nuk dihen faktet dhe rrethanat ligjore pse ishte tërhequr fletarresti. Kryekrimineli dhe terroristi Milan Radojçiq ishte i njohur në skenën kriminale të Ballkanit Perëndimor. Si kryekriminel ishte dhe është i shpallur person nongrata nga SHBA dhe nga Anglia. Fakte për krim kishte! Pse u tërhoq fletarresti? Në media dha Blerim Usufaj këtë informim: " Nuk mund të japi detaje për të zbuluar arsyen pse e kam dhënë vendimin lidhur me tërheqjen e fletarrestit për Radoiçiqin (...).
Nuk mundë të japi detaje se kush ka urdhëruar tërheqjen e fletarrestit(...)".
Akti i Blerim Isufajt është i rëndë. E rëndë është edhe përgjegjësia e vetë Prokurorisë Speciale. Si Kryeprokuror Isufaj tash duhet të thotë se kush e detyroj që ta bënë një gabim trashanik, shumë të rëndë dhe , tepër të dëmshëm për Republikën. Blerim Isufaj ishte edhe kryetar i KPK. Nga ajo pozitë e dinte se çka është ligjore. U caktua edhe në detyrën e Kryeprokurorit, me merita apo pa to, fare s’ka rëndësi, sepse edhe qytetari i rëndomtë e din detyrën ligjore të prokurorit kundruall ligjit.
Tërheqja e fletarrestit është vepër e rëndë penale. Nuk mundë të mbrohet se ka pavarësi juridike në punë kur liron kriminelët dhe nga akti i tillë rrjedhin pastaj krimet terrotiste, sikundër ishte rasti i Banjskës, me 24 shtator të vitit 2023.
Kryekrilminelit Radojçiq me tërheqjen e fletarrestit iu mundësua lëvizja lirë. Hynte dhe dilte në dhe nga Kosova pa ndonjë përkujdesje të veçantë. Fletarresti ia kishte hequr Blerim Isufaj. Nuk ndiqej nga organet kompetente të Kosovës.
Në këtë gjendje, kryekrimineli Radojçiq ka përgatitu kriminelët dhe terroristët tjerë. Me përkrahjen e vetë kryekriminelit të luftës Vuçiq futën armë brenda Kosovës dhe i sulmuan organet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë, me qëllim të ndarjes së veriut nga Kosova dhe aneksimin nen Serbi. Ra heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Thjeshtë u bë agresion ushtarko - terrorist ndaj Republikës së Kosovës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të organeve të rendit në Kosovë u eliminua agresioni terrorist serbomadh. Mbeti përgjegjësia! Në këtë gjendje dalin disa detyra imediate për organet hetuese në Kosovë dhe për vetë Blerim Isufajn.
Së pari, dorëheqje e parevokueshme nga detyra që ka. Së dyti, detyrohet të tregoj se nga kush e ka marrë urdhrin për tërheqjen e fletarrestim ndaj Milan Radojçiqit.
Së treti, prokuroria kërkohet të hapi hetimet ndaj këtij prokurori dhe të tjerëve që qëndrojnë pas aktit të tillë. Prokuroria kërkohet të tregoj me aktin e tillë se nuk lejon në gjirin e vetë element që shkelin ligjin dhe nga shkelja e tille kryhen pastaj edhe akte terroriste. As Prokuroria e Kosovës dhe as vetë Blerim Isufaj nuk mund të arsyetohen me mos dije. E liruan një kriminel dhe erdhi terrori. Ra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Këtu ka përgjegjësi penale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".