Lexoni edhe:
Të gjithë në mbrojtjen e interesit nacional, kundër Asociacionit model i Republikës serbe që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Shqiptarët gjatë historisë së fundit 200 vjeçare,në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës, kudo nëpër takime etj., si rrjedhojë e dobësimit të Perandorisë Osmane,u ndanë dhe u copëtuan në disa shtete të Ballkanit. Greqia morri Çamërinë deri te Janina e Preveza, Serbisë iu aneksua Sanxhaku, tërë krahina e Vilajetit të Kosovës, deri te Nishi, duke kaluar në Maqedoninë e sotme Veriore, deri te Manastiri, tërë Ilirida. Ndërsa Malit të Zi iu aneksuan Plava e Gucia, Hoti e Gruda, Tivari e Ulqini etj.
-Në këtë padrejtësi historike ndaj shqiptareve morën pjesë quqitë e mëdha të kohës. I ndanë dhe i copëtuan territoret shqiptare. E lanë të cunguar Shqipërinë e sotme. Kjo u bë në tryeza të Fuqive të Mëdha dhe me luftë gjenocidiane, nga pushtuesit serb, grekë e malazezë, të përkrahur nga ushtria ruse, franceze etj. Natyrisht se kjo padrejtësi duhet të përmirësohet dhe t'iu mundësohet shqiptarëve bashkimi në një shtet të shqiptarëve. Në këtë anë lypset të punohet në shumë drejtime. Së pari, politika kërkohet të jetë e unifikuar dhe mbarë shqiptare. Tirana dhe Prishtina, si dy kryeqytete të shqiptarëve, kërkohet të bashkëpunojnë dhe të jenë në union të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Kudo, nëpër qendra euroatlantike kërkohet nga politikanët e Kosovës, të Shqipërisë dhe të pjesëve shqiptare të ndarë dhe të pushtuara nga Serbia, Mali i zi, Greqia e Maqedonie e Veriut,të pasqyrohen padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve dhe të përpiqen të sqarohen qendrat e vendosjes në BE dhe SHBA, se bashkimi është i domosdoshëm dhe se kërkohet të bëhet në paqe dhe pa luftë. Së dyti, si Tirana, ashtu edhe Prishtina, kërkohet që forcat e armatosura, ushtria në Shqipëri dhe në Kosovë të forcohen, duke rritur numrin e ushtarëve, qoftë edhe duke futur shërbimin ushtarak të obligueshëm, si dhe duke forcuar me arme dhe me mjete tjera. Të dy shtetet duhet të kalojnë 2% e bruto prodhimit për të investuar në ushtri, në mënyrë të domosdoshme. Kjo, jo pse shqiptaret kërkojnë luftë, por pse fqinjët tanë, sidomos Greqia dhe Serbia janë armatosur shumë dhe me armë moderne. Të gjitha shtetet në Ballkan japin nga 150 deri në 500 dollarë në vit për ushtri.
Maqedonia i ka 160 dollarë, Mali i Zi 150 dollarë, Greqia 1000 dollarë, ndërsa Serbia 450 dollarë për banorë. Përjashtim ka në Shqipëri dhe në Kosovë ku nuk kalojnë 90 dollar për 1 banor. Së treti, kërkohet që dy Akademitë shqiptare, ajo e Tiranës dhe e Kosovës, t'i futen punës për të pasqyruar historinë e kombit shqiptar. Sidomos këtë të 200 viteve të fundit, kur u ndanë dhe u copëtuan shqiptarët nëpër shtete sllavo-ortodokse të Ballkanit. Arkivat me fakte ekzistojnë. Kudo në bote i ka kombi ynë njerëzit e vetë, të përgatitur. Ata duhet të gjinden dhe të angazhohen bashkërisht me akademitë shqiptare dhe me institutet kompetente në pasqyrimin e padrejtësive historike të bëra ndaj shqiptarëve nëpër konferenca e kongrese në Evropë.
Me fakte kërkohet të pasqyrohen veprimet ushtarake dhe politike të Francës, të Rusisë, të Perandorisë Osmane, të Anglisë, të Gjermanisë, të Austro Hungarisë, të Italisë etj. Me fakte kërkohet të pasqyrohen aksionet gjenocidiane serbe mbi popullin shqiptar, ato malazeze dhe greke kundër kombit tonë. Edhe luftërat e ashpra të Perandorisë Osmane duhet të pasqyrohen dhe të dokumentohen me fakte. Faktet gjenden nëpër arkivat e Vjenës, Berlinit, Stanbollit, Romës, Parisit, Londrës etj. Ato duhet të hulumtohen dhe të pasqyrohen në mënyrë shkencore. Me atë punë ndihmohet politika shqiptare dhe pikësynimet e bashkimit të kombit shqiptar. Ky pasqyrim i fakteve historike ndihmon në të kuptuarit e çështjes pse shqiptarët e paraqesin kërkesën për kufijtë historik të shqiptarëve në Ballkan. Rruge tjetër për paqe nuk ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".