Kryetari i Prishtinës Përparim Rama nuk duhet harruar, janë projektet që ju ka premtuar qytetarëve të Prishtinës duke ju kërkuar votën për mandatin që ja kanë besuar

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama nuk duhet harruar, janë projektet që ju ka premtuar qytetarëve të Prishtinës duke ju kërkuar votën për mandatin që ja kanë besuar
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama nuk duhet harruar, janë projektet që ju ka premtuar qytetarëve të Prishtinës duke ju kërkuar votën për mandatin që ja kanë besuar

Hajrullah Ternava

  • 10 January 2024 - 16:29

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Kryetari Rama pra urgjentisht duhet ta korrigjon gabimin që e ka bërë duke e bllokuar një rrugë dhe “harruar” projektet e premtuara, të cilave duhet pa vonesë të ju kthehet, që ta përmbushi premtimin dhe ta ruan besimin te qytetarët edhe për një mandat tjetër, duke lejuar të fillojnë të ndërtohen hapësirat e planifikuara për sheshin e ri në lagjen Lakrishte dhe ngjitur me sheshin e vjetër ekzistues dhe lidhjen me Arbërinë, pikërisht sikur që e ka paraqitur në programin e tij me të cilin edhe i ka fituar votat.

 

Përparim Rama urgjentisht e pa vonesë duhet të ju krijon mundësi ndërtimi sidomos investitorëve vendor, në pronat dhe me projektet e tyre, që janë të gatshëm e në pritje për të filluar dhe kontribuar kështu në ndryshimin dhe transformimin funksional, dhe kualitativ urban të kryeqytetit dhe jo të merret me veprime të tilla të gabuara që nuk qojnë gjëkundi por në bllokim, izolim të qytetarëve dhe përkeqësim të jetës së tyre, duke u ndikuar e imponuar nga grupet dashakeqe e mafioze të interesit. -Gjendja e komunikacionit në Prishtinë, tani për tani është kaotike, dhe në bazë të analizave e studimeve kërkon zgjidhje të detyrueshme, sepse tollovitë që po krijohen në çdo rrugë të Prishtinës janë për me u tmerrua, prandaj shpesh herë qytetarët për të arritur në vendin e caktuar ku kanë plane për të shkuar, në vend që të marrin rrugë me autobus apo nisen me automjetet private, ndodhë që të nisen në këmbë për të arritur më shpejtë në vendin e caktuar. Duke e pasur parasysh këtë situatë të tanishme, kryetari i Prishtinës Përparim Rama duhet të vepron urgjentisht që ta anulon vendimin për mbylljen e rrugës Xhorxh Bush, që e ka shndërruar në shesh dhe hapësirë për biznes, para se të ndodhin protestat e paralajmëruar dhe demonstratat e qytetarëve të vetorganizuar më datën 14 janar, paralajmërim ky që ka filluar të merr mbështetje qytetare e publike nga shoqëria civile. Pas bërjes publik të lajmit lidhur me datën e protestave, grupi iniciues i kësaj lëvizje qytetare ka filluar të merr mbështetjet e para nga organizata të shoqërisë civile dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kjo përkrahje ka gjasa të rritet akoma më shumë nga të gjitha organizatat e Shoqërisë civile. Përmes një komunikate drejtuar medieve, mbështetja e parë në favor të protestës kundër bllokimit të rrugës Xhorxh Bush është deklaruar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. KMDLNJ e ka kritikuar ashpër vendimin e Komunës së Prishtinës për këtë rrugë ku thotë se me mbylljen e rrugës dhe shndërrimin në shesh trafiku është shndërruar në kaos për shoferët dhe udhëtarët. “Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment “është ndotja më e madhe e ajrit për shkak të fluksit të veturave ..”, dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyllë doli të jetë më e ndotura, KMDLNj pati reaguar duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht si kufizim të lirisë së lëvizjes. Edhe trafiku, në vend se të shkarkohet u shndërrua në lëmsh për shoferët dhe udhëtarët. Edhe bizneset janë dëmtuar me këtë mbyllje. Me një fjalë trafiku u shndërrua në kolaps. Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit”, thuhet në reagim. Më tej në njoftim thuhet se për KMDLNj kjo nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç vazhdimit të kaosit të trafikut urban, dhe për më tepër krijohet dyshimi për një lidhje serioze korruptive me grupet e interesit për çështje biznesi. Si alternativë të mundshme ndoshta ja vlen që të planifikohet që rruga në fjalë të mbyllet përkohësisht vetëm në periudhat kur diaspora fillojnë të vijnë në pushime në Kosovë, dhe mënyra e funksionimit të lokaleve përgjatë rrugës Xhorxh Bush të rregullohet e organizohet në atë mënyrë sikur që u tregua e suksesshme gjatë pushimeve verore, sepse e tërë rruga ishte përplot vizitor deri në orët e pasmesnatës, dhe ne biseda e sipër me vizitorët nga diaspora, kjo mënyre iu pëlqente mjaftë, por me kthimin e tyre në ato shtete ku jetojnë, prapë kjo rrugë duhet të rikthehet në shfrytëzim për komunikacion si gjithë herë më parë, sepse gjendja e tanishme me të vërtetë është tepër e stërngarkuar dhe po krijon pengesa të mëdha në komunikacion, parandej tani edhe opinioni po pret zgjidhje urgjente të këtij problemi. Në situatën e tanishme të krijuar me këtë rrugë sa i takon komunikacionit, me të drejtë kanë reaguar qytetarët dhe KMDLNJ duke theksuar se ekzistojnë dyshime se “Rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit, duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera. KMDLNj-ë përkrahë protestën e qytetarëve për hapje të rrugës “Xhorxh Bush” dhe kundërshton çdo mbyllje të rrugëve tjera. Mes tjerash, KMDLNJ thotë se “Komuna e Prishtinës duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes”. Pra, është ky paralajmërim i parë mbështetës, dhe kjo kritikë serioze që vjen në adresë të komunës së Prishtinës e kryetarit Rama nga KMDLNj, një alarm serioz për besimin qytetar dhe kredibilitetin moral e profesional që po e rrezikon ta humbi kryetari Përparim Rama për shkak të devijimit nga premtimet e dhëna, dhe improvizimit me vendime të tilla të cilat sa janë të dëmshme për qytetarët, po aq krijojnë edhe dyshime për ndikime korruptive nga grupet mafioze të interesit. Sa më herët aq më mirë për vetë kryetarin Përparim Rama që të ndryshon vendimin, të lirohet fillimisht rruga për qarkullim dhe të fillohet me projektet e mëdha për ndryshim dhe zhvillim, projekte këto që janë e premtuar, madje pas marrjes së mandatit dhe fillimit të ushtrimit të detyrës, edhe nga vetë komuna janë planifikuar e votuar, sikur që është në pritje zgjerimin e sheshit 2 përbërje me hapësirën e Pallatit të Rinisë, ish-Bora-Ramizit dhe lidhjen e tij me një platformë universale për t’iu dhënë qasja qytetarëve të Lagjes Arbëria përmes një platforme si mbikalim të rrugëve te Rruga Tirana. Pra pa vonesë, para se të ndodhi kjo protestë e paralajmëruar qytetare, kryetari Rama do të duhej shfrytëzuar autoritetin dhe të drejtën e tij për çka është votuar dhe ta thërras një mbledhje urgjente të asamblesë komunale të Prishtinës, dhe aty për aty të merret vendimi për të filluar së zbatuari me projektet që janë premtuar, me fillimin e realizimit të planit që e kishte edhe program elektoral, të përpunuar hollësisht në aspektin profesional, për rregullimin e sheshit në lagjen Lakrishte ku pa asnjë problem mundë të krijohet sheshi 2 i kryeqytetit të cilin propozim të tij të gjithë qytetarët e përqafuan dhe mbështetën duke e dëshmuar këtë me vota. Kryetari Rama pra urgjentisht duhet ta korrigjon gabimin që e ka bërë duke e bllokuar një rrugë dhe “harruar” projektet e premtuara, të cilave duhet pa vonesë të ju kthehet, që ta përmbushi premtimin dhe ta ruan besimin te qytetarët edhe për një mandat tjetër, duke lejuar të fillojnë të ndërtohen hapësirat e planifikuara për sheshin e ri në lagjen Lakrishte dhe ngjitur me sheshin e vjetër ekzistues dhe lidhjen me Arbërinë, pikërisht sikur që e ka paraqitur në programin e tij me të cilin edhe i ka fituar votat. Rama urgjentisht e pa vonesë duhet të ju krijon mundësi ndërtimi sidomos investitorëve vendor, në pronat dhe me projektet e tyre, që janë të gatshëm e në pritje për të filluar dhe kontribuar kështu në ndryshimin dhe transformimin funksional, dhe kualitativ urban të kryeqytetit dhe jo të merret me veprime të tilla të gabuara që nuk qojnë gjëkundi por në bllokim, izolim të qytetarëve dhe përkeqësim të jetës së tyre, duke u ndikuar e imponuar nga grupet dashakeqe e mafioze të interesit. Veprimi i duhur i kryetarit të Prishtinës Përparim Ramës do të ishte që të ju përmbahet premtimeve që ua dha elektoratit të tij gjatë zgjedhjeve, nëse donë që ti fitoj prapë votat në zgjedhjet e radhës për kryetar të Prishtinës, tani gjithsesi duhet të angazhohet për zgjidhjen e gjendjes kaotike në komunikacion që po ndodh në qytetin e Prishtinës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".