Furnizimi i Ushtrisë së Kosovës me armatim super modern nga SHBA-ja, lajm i keq për planet luftënxitëse të Vuçiqit
Nexhat Haziri
Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri
Vetë deklarata e Vuçiqit gjatë këtij takimi, siç kanë raportuar edhe mediet në Serbi, ku ai deklaron se pavarësisht kësaj situate, Serbia do të vazhdon të bashkëpunoi me ShBA-në për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, tregon qartë se Vuçiqi e ka kuptuar mesazhin amerikan si shumë serioz dhe të vendosur.
-Vet komunikimi nga ana e ambasadorit amerikan në Serbi Cristofer Hill bërë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq se SHBA ka pranuar t'i shes Kosovës raketat më moderne antitank Javelin, është caktuar nga administrata amerikane që Vuçiq ta kuptoj këtë mesazh të qartë dhe të vendosur se SHBA-t janë në anën e Kosovës dhe nuk do të tolerojnë asnjë provokim konflikti nga ana e Serbisë. Kjo vi edhe pas paralajmërimeve edhe të zyrtarëve të tjerë amerikan, por edhe të atyre të NATO-s, se janë të vendosur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Ky është një mesazh në formë presioni që i bëhet Vuçiqit dhe Serbisë, por edhe në mënyrë indirekte edhe satelitit të tij në Bosnje, Millorad Dodik i cili po kërcënon për destabilizimin e Bosnjës sipas skenarit të Rusisë për vatra lufte edhe në këtë pjesë të botës. Dhe vetë deklarata e Vuçiqit gjatë këtij takimi, siç kanë raportuar edhe mediet në Serbi, ku ai deklaron se pavarësisht kësaj situate, Serbia do të vazhdon të bashkëpunoi me ShBA-në për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, tregon qartë se Vuçiqi e ka kuptuar mesazhin amerikan si shumë serioz dhe të vendosur. Me këtë mesazh nga SHBA por edhe në përgjithësi nga perëndimi, Serbisë po i ngushtohet tereni i lojës së saj në dy porta, edhe me perëndimin deklerativisht, edhe me Rusinë në bashkëpunim të ngushtë. Pra, Serbia tani duhet të zgjedhë, o me perëndimin o me Rusinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".