Lexoni edhe:
Aleksandër Vuçiq nuk duhet lejuar të tallet më BE-në dhe Amerikën, duke planifikuar hapjen e frontit të tretë të luftës edhe në Ballkan
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Të vjen të vjellësh, deri në nxjerrjen jashtë edhe të mushkërive, kur sheh se edhe nga këta njerëz mafioz të instaluar në Administratën Tatimore të Kosovës nga partitë e inkriminuara politike, dy prej tyre dalin të lidhur ngushtë me kryesinë e PDK-së, njëri madje si Murteza Zeqiri zyrtari i ATK-së, që ka mbajtur edhe pozitën e Sekretarit të PDK-së në Mitrovicë dhe gjatë qeverisjes së kësaj partie ishte punësuar në ATK, i lidhur shumë ngushtë me vet ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, kurse inspektori Vllaznim Krasniqi me anëtarin e kryesisë së kësaj partie Blerand Stavilecin, përderisa inspektori tjetër Masar Zejnullahu me LDK-në, të gjithë të arrestuar, për abuzim me detyrën zyrtare, dokumente të rrejshme dhe dëmtim të buxhetit të shtetit!
-Arrestimi i 13 personave që ndodhi të martën e 9 janarit, nga ana e institucioneve të Kosovës, është goditja më spektakolare e deritanishme kundër mafies dhe rrjetit të krimit të organizuar, në kupolën e shtetit, ndërsa nga 13 të arrestuar, hiq më pak se12 prej tyre, ishin zyrtarë dhe inspektor të korruptuar të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët me veprat penale të ‘Mashtrimit në detyrë’, ‘Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, vetëm këta 13, i shkaktuan shtetit të Kosovës, një dëm, prej hiq më pak se 18 milionë eurove.
Por me gjithë faktin se të gjithë këta, pas një aksioni të suksesshëm hetimor të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Drejtorisë për Krime Ekonomike e Korrupsion, përfunduan në prangat e Policisë, sapo mëson se nga 13 të sapo arrestuarit, për lidhje dhe veprimtari kriminale,12 prej tyre, ishin zyrtarë dhe inspektor të korruptuar të Administratës Tatimore të Kosovës, të lidhur me partitë opozitare, vije turp deri në marramendje dhe tmerrohesh nga frika për nivelin e lartë të krimit dhe mjerimin moral e njerëzor, të vetëdijes në administratën shtetërore të vendit tonë. Për aq më keq, të vjen të vjellësh, deri në nxjerrjen jashtë edhe të mushkërive, kur sheh se edhe nga këta njerëz mafioz të instaluar në Administratën Tatimore të Kosovës nga partitë e inkriminuara politike, dy prej tyre dalin të lidhur ngushtë me kryesinë e PDK-së, njëri madje si Murteza Zeqiri zyrtari i ATK-së, që ka mbajtur edhe pozitën e Sekretarit të PDK-së në Mitrovicë dhe gjatë qeverisjes së kësaj partie ishte punësuar në ATK, i lidhur shumë ngushtë me vet ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, kurse inspektori Vllaznim Krasniqi me anëtarin e kryesisë së kësaj partie Blerand Stavilecin, përderisa inspektori tjetër Masar Zejnullahu me LDK-në, të gjithë të arrestuar, për abuzim me detyrën zyrtare, dokumente të rrejshme dhe dëmtim të buxhetit të shtetit! Argumentimi se të gjithë këta të arrestuar për dëmtim të buxhetit të vendit, ishin zyrtarë shteti dhe inspektor të korruptuar të ATK-s, jo vetëm habitë por e shqetëson deri në çmenduri edhe qytetarin më të thjeshtë të Kosovës për prezencën e lartë të mafies, dominimit të krimit dhe rrjeteve kriminale në Administratën Tatimore të Kosovës, të instaluara nga partitë e inkriminuara politike, në institucionet më vitale të shtetit.
Rrjetet më të rrezikshme mafioze, të cilat fatkeqësisht, u instaluan dhe për më tepër se një dekadë, funksionuan lirshëm dhe pa asnjë pengesë me ndihmën e ish pushtetarëve të kriminalizuar, të cilat vetëm në këtë mandat qeverisës, kanë filluar të zbulohen dhe të arrestohen, nga shteti. Nismë kjo me shumë rëndësi dhe pothuajse jetësore për shtetin tonë të ri, e cila ka nevojë dhe është e domosdoshme ta qojë deri në fund spastrimin definitiv dhe ta bëjë dekriminalizimin e plotë të administratës së shtetit nga rrjetet mafioze të nëntokës së krimit të organizuar, të instaluara nga pushtetet e kaluara.
Është hera e parë qysh nga çlirimi i Kosovës, që një qeveri e këtij vendi, përkundër një drejtësie të kapur e mjerisht shumë çalamane, vepron me kaq përkushtim dhe zhvillon luftë kaq të vendosur antikrim, për zbulimin me rrënjë dhe arrestimin e gjithë grupeve kriminale, si grupi i 13 të arrestuarve në ATK, grup ky që i vetëm, dëmtoi hiq më pak se 18 milion euro, buxhetin e shtetit të Kosovës. Kjo është qeveria e parë, e cila po vërteton me fakte dhe dëshmi autentike se parapolitika e SHIK-ut para institucional dhe rrjetet e tjera kriminale të mafies politike të kamufluara me petkun e partive të inkriminuar, për dy dekadat e kaluara kanë instaluar dhe thelluar krimin dhe rrjetet e veta të krimit të organizuar në të gjitha poret dhe secilën shtyllë të pushtetit, për zhvatjen masive edhe të buxhetit të Republikës së Kosovës.
Dhe sado që me pengesa e vështirësi, nga manipulimet e pafund të drejtësisë së kalbur e të pa reformuar asnjëherë, e cila liron edhe kryekriminelët kryesor nga fletarresti, si Millan Radojçiq, vetëm tash me këtë qeveri dhe në këtë mandat qeverisës, për herë të parë, po nxirren në shesh dhe zbulohen të gjitha të palarat e ish pushtetarëve, si dhe po zbardhen rrënjët e vërteta të këtyre rrjeteve kriminale, të cilat sa më parë duhet të dalin para drejtësisë dhe të spastrohet rrënjësisht, tërë administrata e shtetit. Krejt kjo, e bënë të domosdoshme që pa humbur më, asnjë minutë kohë, të hetohet deri në detaje edhe pasuria e secilit politikan dhe mënyrat se si u pasuruan ata për kaq pak kohë, deri në këto përmasa marramendëse, si dhe të sqarohet rruga dhe personat, që ndihmuan ata, për të përfituar kundërligjshëm dhe ardhur deri te piramidat pasurore që posedojnë, pikërisht në vitet sa ishin në pushtet, duke ju nënshtruar, në rast nevoje, qoftë edhe një analize “mikroskopike” hetimore, të shtetit! Në mënyrë që krejt dhe çfarëdo pasuri e dyshimtë, grumbullimi i të cilës nuk mundë të arsyetohet ligjërisht, menjëherë të konfiskohet dhe ti kthehet shtetit.
Përndryshe arrestimi i trembëdhjetë të dyshuarve, që ka ndodhur të martën e 9 janarit, nga ana e institucioneve të ligjit, është goditja më spektakolare, që ka ndodhur kundër mafies dhe rrjetit të krimit të organizuar, në kupolën e shtetit, pas një aksioni të suksesshëm hetimor të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, kanë rënë në prangat e Policisë. Kurse nga 13 të arrestuar, 12 prej tyre, ishin hiq më pak, se sa zyrtarë dhe inspektor shumëvjeçar të korruptuar të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët akuzohen për veprat penale të ‘Mashtrimit në detyrë’, ‘Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, me të cilat, vetëm këta 13 të arrestuar, i shkaktuan shtetit të Kosovës, një dëm, prej hiq më pak se 18 milionë euro. Për aq më keq, disa nga të arrestuarit, vërtetohet se kanë pasur edhe lidhje të ngushta me partitë politike opozitare, që kanë qenë në pushtet, si PDK e LDK dhe të paktën tre inspektorë kanë pasur lidhje të forta me partitë që kanë qeverisur Kosovën përgjatë 20 viteve të kaluara, e në mesin e tyre edhe me vet ish shefin e SHIK-ut Kadri Veselin, si Murteza Zeqiri, i cili bie në sy edhe nga fotografitë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin. Ndërkaq, sa i përket inspektorit tjetër, Masar Zejnullahu, nga profili i tij në Facebook, shihet se ai ishte simpatizant i "devotshëm" i LDK-së, por që për nga përmasa e korruptimit dhe veprave penale, nuk dallojnë shumë nga njëri tjetri, përfshi inspektorin tjetër të arrestuar për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare Vllaznim Krasniqi, i cili ishte mik i ngushtë i anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci dhe ish kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit.
Në media është raportuar se Krasniqi gjatë vitit 2019 u rendit i dhjeti në konkursin e ATK-së për inspektorë, por çuditërisht doli "më i mirë" se 502 kandidatë të tjerë në atë konkurs, ku për habinë e pafund të opinionit, kishte arritur madje 81.5% të pikëve në testin me shkrim!!! Prandaj duke pasur parasysh kritikat deri në çmenduri të partive opozitare kundër Qeverisë Kurti, të lë pa fjalë fakti, nga habia se pse tani, ish pushtetarët, në opozitë heshtin dhe jo vetëm që nuk i mbështesin, por as nuk po i përshëndesin aksionet e suksesshme antikrim, që vetëm nën qeverisjen e Kurtit, po i ndërmarrin institucionet e shtetit, kur dihet mirë fakti se sundimi i ligjit ishte pika më e dobët e cila pengonte edhe heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës deri në këtë vit, në BE
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".