Lexoni edhe:
Kjo është goditja e parë e rëndë kundër rrjetit të mafio politikës dhe strukturës kriminale të SHIK-ut të instaluar në ATK
Shkruan: ANALISTI- Skënder Kapiti
Prishtina ka nevojë për një master plan zhvillimi urban, ka nevojë për një bord profesionistësh me vizion për të hartuar plan modern urbanistik të qytetit , dhe për t’i dhënë Prishtinës pamjen dhe funksionalitetin e një qyteti modern ku të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe potencialët pronësore publike e private në shërbim të qytetarëve , dhe jo të veprohet në të kundërtën, kundër dhe në dëm të publikut dhe të pronareve. Prandaj kryetari Rama duhet të veprojë ashtu sikurse që u ka premtuar qytetarëve prishtinas që e kanë votuar; duhet të favorizojë dhe miratojë projekte që i shërbejnë qytetit dhe qytetarëve, të zbatojë ligjin urbanistik konform ligjit dhe për investime serioze moderne në funksion të interesit publik dhe jo të merret me “vogëlsira” eksperimentale urbane që prodhojnë kaos dhe shqetësime publike.
-Është për t’u habitur se si ka mundësi që pavarësisht ndërrimit të pushteteve e të qeverisjeve vazhdon i njëjti vizion e vazhdimësi korruptive e anti publike, vazhdon e njëjta trashëgimi negative anti zhvillimore, bllokuese dhe kundër interesave publike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, si të pushteteve qendrore ashtu edhe lokale, kur tradhtohen interesat publike dhe të qytetarëve për interesa personale. Unë jam nga Durrësi dhe ajo se çfarë kam vërejtur në Prishtinë është po ai model i betonizimit dhe i zënies së hapësirave publike e deri edhe ngushtimi i rrugëve si në Tiranë dhe Durrës që i ka bërë dy kryeqytetet shqiptare qytetet më të ndotura në Evropë.
Pra ky Rama i Prishtinës po na del si pasardhësi i tij në Prishtinë dhe ashtu si edhe Rama i Tiranës dhe Vangjush Dako i Durrësit, gjë që vërehet se si është ngushtuar e zënë rruga Plazh-Plepa ku në pikun e sezonit më shpejt shkon nga Durrësi në Tiranë se sa kalon 5 kilometra rrugw në plazh në Durrës, ashtu sikurse që për interesa të bizneseve korruptive të lokaleve në Durrës Vangjush Dako i ka ngushtuar rrugët në maksimum . Me sa duket ky Rama i Prishtinës paska marrë modelin e ish kryebashkiakut Vangjush Dako të betonit të Durrësit.
Të mbyllësh rrugën Xhorxh Bush dhe ta shndërrosh atë në në shesh dhe hapësirë për biznes kjo përbën krim urbanistik dhe korruptiv. Prishtina ka nevojë për zgjerim të rrugëve dhe jo për mbyllje të tyre sepse trafiku në Prishtinë është shqetësim i madh dhe problem jetik. Të mbyllësh rrugët është miopi e injorancë intelektuale e profesionale në këtë kohë moderniteti, gjë e cila bëhet aq më keq akoma kur kjo behet për interesa të ngushta biznesesh. Kjo është e dëmshme, anti qyterare , anti publike dhe kundër lirisë së lëvizjes , dhe patjetër që duhet të mos zbatohet por edhe të ndëshkohen propozuesit dhe hartuesit e kësaj nisme apo ndërmarrje si një krim urbanistik.
Prishtina ka nevojë për një master plan zhvillimi urban, ka nevojë për një bord profesionistësh me vizion për të hartuar plan modern urbanistik të qytetit , dhe për t’i dhënë Prishtinës pamjen dhe funksionalitetin e një qyteti modern ku të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe potencialët pronësore publike e private në shërbim të qytetarëve , dhe jo të veprohet në të kundërtën, kundër dhe në dëm të publikut dhe të pronareve. Prandaj kryetari Rama duhet të veprojë ashtu sikurse që u ka premtuar qytetarëve prishtinas që e kanë votuar; duhet të favorizojë dhe miratojë projekte që i shërbejnë qytetit dhe qytetarëve, të zbatojë ligjin urbanistik konform ligjit dhe për investime serioze moderne në funksion të interesit publik dhe jo të merret me “vogëlsira” eksperimentale urbane që prodhojnë kaos dhe shqetësime publike. Pavarësisht pavarësisë së pushtetit vendor, në raste të tilla zhvillimore me rëndësi kombëtare duhet një kornizë ligjore që për investime të mëdha e të rëndësishme urbane patjetër që duhet të ingranohet edhe pushteti qendror, pra qeveria.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".