Më në fund Serbia ka për ta pranuar realitetin në Kosovë

Më në fund Serbia ka për ta pranuar realitetin në Kosovë
Më në fund Serbia ka për ta pranuar realitetin në Kosovë

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 13 January 2024 - 19:19

Shkruan: Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami

1.Realiteti i pranuar pas infektimit me shovinizëm lë pasoja të gjata kohore
Populli serbian më në fund do ta kuptojë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë pasë alternativë vetëm se ta luftojnë okupimin nga rregjimet gjakatre serbiane, të cilat kanë aprovuar programe për shfarosje dhe serbizim të plotë. E Albin Kurti është personalitet të cilit populli po i beson, prandaj nuk mendojë fare të ndahem nga populli im i dashur shqiptar. Madje, nuk ndahem nga shumica e popullit, sepse si nxënës i Adem Demaçit, nuk urrej asnjë populli që ka synim drejtësinë.
E populli serbian e kaloi vitin 2023 dhe e ka filluar viti 2024 por ende nuk është i vetëdijshëm se më nuk mundet të jetojë (qëndron) në dy karrika. Si duket, ky popull nuk ka mësuar fare nga shovinizmi i kohës së Millosheviqit dhe shtetitja së eshrave të Princ Lazarit nepër Jugosllavi, krejtë me qëllim që të imponojë konvertimin e popujve josernbianë në serbian “racor”. Nga kjo distancë kohore atë epokë mundet ta kuptoi vetëm ai hulumtonjës që e ka studiuar epokën e ardhjës ë Adollf Hitlerit në pushtet, epokë ajo prej së cilës mësohet se mbi gërmadhat që la pas nazifashizmi, lindën shtete demokratike, por edhe totalitare. Prandaj, edhe pas luftës qytetare në Jugosllavi (1991-1999), nga germadhat e saj do të lindin shtete demokratike, por Serbia si po deshmohet ka mbetur një oazë nazifashite, prej së cilës sërish mund të kthehet historia e gjenocidit, fakt ky që po e dëshmon pushteti i saj.
Më në fund populli serbian, a po e kupton realitetin se pushteti i saj ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve sidomos për dy shekuj rresht, sidomos në Kosovë, si duket ende ka nevojë të kalojë një kohë për ta kuptur dhe pranuar realitetin ashtu si e pranuan gjermanët më 1945 e tutje. Lidhur me këtë, duhet përseritur me mija herë, duke i prezantuar faktet e gjenocidit në Sanxhak të Nishit në dhjetor të vitit1877, kundër shqiptarëve. Po gjenocidi do të përseritët, bile do të bërët dukuri. Pra ajo formë e gjenocidit do të përseritet në Kosovë në dimër të viteve 1912/13. Shembuj të gjenocidit do të përsëritën në Kosovë më 1918-1921. Tragjedi kombëtare shqiptare do të përsëritët në Kosovë, prap në dimër 1944-1945. Tragjedia që u kthye në gjenocid u përsert në Kosovë më 1989-1999 me që rast gjatë muajit mars-qershor 1999 do të deportohen mbi gjysma e popullsisë shqiptare. Ky fakt tregont se Serbia nazifashiste synon shfarosjën e shqiptarëve, pa përjashtim, fakt ky që e deshmojnë 37 programe të shkurar e të botuara. Për fatë të zi, këto programe i kam hulumtuar për një gjysëm shekulli dhe i kam botuar të gjitha pa përjashtim. Lidhur me këtë, bota e civilizuar mizoritë serbe ndaj shqiptarëve i ka pasë të njohura, përmes shkrimeve të: Lav Trockit, Dimitrije Tucoviqit, Kosta Novakoviqit, Ndre Mjedës, Leo Fraindllingut, Golgota shqiptare, Wjenë 1913. Por, në fund të shekullit XX-të, gjithënjë bota e civilizuar (Perendimore), ndërmori edhe aksionin e bombardimit masiv ndaj Serbisë agresore nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999. Sidomos gjatë kësaj periudhe pushteti nazifashit serbian ka vrarë e masakruar shqiptar civil dhe kufomat e tyre i ka skajaur nepër varreza masive (600 varreza masive). Madje kufomat e shqiptarëve pushteti serbian i ka bartur dhe maskuar deri në lumin Danub, për të humbur gjurmë.

E këto varreza mazore nga fëmia në djep e deri te plaku 103 vjeçar, kanë mbetë gati të pandeshkuara. Këtë neofashizëm serbian, disa qarqe nepër Evropë në luftën për ta larguar nga miqësia me Rusinë fashiste, përkundrazi po e kurajon që të kërcnohet edhe më egersisht. Lidhur me këtë, kur NATO kërnohej se po vazjdoi mizoria serbiane mbi shqiptar, Serbia do të bombardohet, Vojisllav Shesheli dhe Aleksandër Vuçiqi kërnpheshin: “Po filluan bombardimet kudndër Serbisë, asnjë shqiptar i gjallë nuk do të mbetët në Kosovë”. Realiteti historik i spastrimit mjerisht mbeti i pandeshkuar deri më tash, sepse BE po drejton politikë të “dy karrikave”.
Qarqet informative serbe qe 20 vjet po propogandojnë në anën tjetër se: “jemi bombarduar me uranium të varfëruar”. Dhe kur u zbulua realiteti, e harruan këtë trillim, për faktin se mësuan të vërtetën, rreth uraniumit. Tash (2024), në Serbi ka filluar një grup personalitetesh për ta mësuar mizorinë ndaj shqiptarëve në të gjitha dimenzionet, sidomos për vitet 1998/99. Dhe po flasin dhe po shkruajnë. Rasti i disa historianëve, kur Akademik Mihallçiq shkruan se: “Shqiptarëve ua kemi viedhë historinë e mesjetës…: rasti i Zoran Gjinxhiq kur thoshte se: Kosova duhet të pranohet ashtu si e ka kualifikuar çdo organizatë humanitare dhe KS OKB, se ushtria jonë ka bërë krime; rasti i Vuk Drashkoviqit kur flet se: “Në Kosovë kemi bërë krime dhe ato faktohen se 800 000 shqiptarë i kemi deportuar jashtë Kosovës, kufomat e të vrarëve i kemi bartur dhe i kemi maskuar nepër Serbi nepër pusa dhe poligone ushtarake për mos me u zbuluar…: rasti i Djalit të Artistit Çkala i cili shkruan se: “Më vjen turp se çka ka bërë populli im ndaj shqiptarëve”,; rasti i Nenad Çanak kur thot se: “Kosova është shtet i pavaruar dhe ky fakt dyhet pranuar… se Serbia në Kosovë nuk ka manastire… ”; rasti i Rade Radovanoviqit, me librin “ Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” “Koha” 2021, ku tregohet realiteti se çka ka ngja ndaj shqiptarëve më 1999; shkrimi i Josef Martinsenit, Pusat e vdekjes, Prishtinë 2006 dhe nja 15 publikime serioze për krimet serbiane nga autorët shqiptar, flet se e vërteta ngadal por sigurt po fiton hapësirë të duhur informative. Mbi të gjitha shkrimet qëndron përkah objektivitet dhe dokumentimi libri i Prof Dr Nusret Pllanës, Gjenocidi serbian 1844-1999, Prishtinë, i përkthyer në 8 gjuhë të botës, dhe i plasuar në të gjitha bibliotekat prestigjioze dhe zyret shtetërore.

2. Në Serbi nuk po luftohet opinioni i kontaminuar me urrejtëje

Në Serbi ngadal po kuptohet esenca e Rrezolutave të KS OKB. Lidhur me këtë Rrezoluta e 31 marsit 1998 nr. 1160, mbështetet në Kaptinën VII- të Kartës Kombeve të Bashkuara, ku theksohet nevoja e BOMBARDIMIT të çdo agresori, në rastin konkret ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Të kuptohemi, se kjo shprehje vjen pas sulmit mizor ndaj Familjës JASHARI në Prekaz më 5-7 mars 1998; vjen pas vendimit të Grupit Kontaktit më 9 mars 1998; vjen pas injorimit të krimve të pandalëshme mbi civilët shqiptarë, ndërsa shqiptarët mbanin: “zgjedhje parlamentare” më 22 mars 1998; vjen pas disa deklaratave mbi “frustrimin” e shqiptaërve pas UÇK-ës e cila sipas një partie institucionale: “UÇK nuk ekzston fare”, dhe se të frustruarit po teatrizojnë! Edhe Rezoluta nr. 1199 e KS OKB e 27 shtatorit 1998, e ka po atë poentë që e kishte Rezoluta nr. 1160 ku mbështetet në Kaptinën VII- të Kartës OKB. Por pala serbiane kishte planifikuar shpërngulje, shpronësim dhe shfarosje të shqiptarëve. Prandaj, e ndermori aksionin barbar në Raçak më 15 janar 1999, tri ditë pasi që UÇK i liroi të 9 ushtarët e zënë rob në Zonën Oprative të Shalës Bajgorës.

Në saje të këtij realiteti bota e civilizuar nuk pati më as një dilemë, se UÇK po bënte luftë të drejtë me Konventa të Gjenevës 1948/49. Por, LDK dhe kreu i saj ende asesi të mësojnë diçka nga e vërteta. Në këto rrethana, do të ftohet një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, për herë të parë në histori në Paris (Rambuje). Prap, pala serbiane kishte mendim dhe qëndrim se në: “Kosovë duhet të fitohet me çdo çmim lufta për spastrim total”. Prandaj Beogradi do të fillojë etapën e fundit të “shfarosjës shqiptarëve”, për çka si pasojë pati debimin e 977 820 shqiptarë jashtë Kosovës”. Kështu masakrimi i shqiptarëve nepër Kosovë, për të shkaktuar frigë, madje duke i prerë në fyt njerëzit me sharrë (në Makofc afër Prishtinës), duke bartur kufoma për të humbur gjurmë deri në Batajnicë të Beogradit, duke bombarduar shqiptarë nepër kolona duke u arratisur, duke i grumbulluar shqiptarët nga shumë katunde në një vend, në mënyrë që me “një bombë të asgjasohen të gjithë”, provohej që të arrihet qëllimi i shfarosjës.

Dhe bombardimi 78 ditësh nga NATO, do të përfundojë me kapitullim të ushtrisë dhe policisë serbiane në Kumanovë më 9 qershor 1999. Pas këtij nënshkrimi të kapitullimit të RFJ-s fashiste, do të pasojë mbledhja e KS OKB, prej kah buron Rezoluta 1244. Edhe kjo rezolutë mbështetët unanimisht në Kartën e OKB-ës, Kaptina VII, me çka bombardimi i NATO-s objkeivizohet (arsyetohet) në tërësi. Këtë fakt historik serbianët dhe qarqet poltike sidomos, duhet ta mësojnë dhe nuk po e mësojnë ende spse planet e vejtra u kanë mbetur në gjysmë të rrugës; madje nuk do ta mësojnë për deri sa serbianët me një rezolutë të KS OKB të detyrohet për t` i paguar REPARACIONET, sikurse që u detyrua Gjermania naziste më 1946. Vetëm atëherë kur të paguhen dëmet e luftës, populli serbian do të vetëdijësohet dhe më nuk do t` i votojë për të ardhur në pushtet qarqet nazifashiste të tipit “Zbor”, “Radikal” SPS-nacioanlsocilaist dhe mercenarë të ndryshëm të kampit të drogerisë dhe çmendurisë, ku fundi është vetëm vetëvrsaje e pushtetit A. Vuçiq dhe partisë së tij e cila noton mbi krime dhe hapur më 9 janar 2024 i quajti heronjë kriminelët Karaxhiq dhe Mlladiq.

E pse mos ta themi se Republika serbe në Bosnje është sajesë e gjenocidit, e cila po mbahet me finansa të Beofradit dhe Mosokës.
Qarqet serbiane që janë derivat i KGB-es e që kishin marrë emrin UDB-a më 1946 (nga OZN-a e vitit 1944, do të promovojnë rrevolucionin shqiptar për liri dhe pavarësi nga pranvera e vitit 1981. Përkundrazi serbianët do të luftojnë që me propogandë Rrevolucionin shqiptar ta kthejnë të paktën në diçka që shqiptarët do të: “pendohën pse e filluan demonstrimin antikolonial”!!!. Në këtë rrafsh kishte shumë çka spekulative, sepse kreu i UDB-ës nuk ishte aq naiv e të mos i vejë të gjitha aftësitë e veta në front, për të i bërë shqiptarët të: “flasin me hien e vet” si thuhet në dokumentet sekrete të kohës, sepse e kishin tërë aparatin shtetëror në duart e tyre. E për t` ia arritur atij qëllimi kishin programe të shkruara, po kishin edhe një pervojë dyshekullore duke u marrë me mizori ndaj shqiptarëve, krejtë me qëllim final që : “t` u grabitët toka dhe të kolonizohet Kosova me sllavë”.(shiqo: Dobrica Qosiq, Darka e patriarkut, 1980, e pabotuar kurrë!, ku thuhet se “demonstratat duhet t` i kualifikojmë se i ka organizuar UDB-a sepse në këtë mënyrë do të arrijmë përçarjën e dyfishtë të popullit shqiptar”. Këtë kualifikim duhet ta belbzojnë ata që kanë pak autoritet politik në fillim, në mënyrë që konflikti qyteter –shqiptaroë shqiptar të egersohet deri buzë luftës civile, si një lloj orteku. Ne duhet të vrojtojmë nga bregu(!), përfundon Dobrica Qosiqi në shkrimin “Qervishi i rrenave serbiane”.
3. Rikolonizimi atyre serbo malazezëve që ishin shpërnhulur si paradë politike
Edhe nga një shiqim politik që vinte nga LKJ dhe ushtria,shumë shpejtë makineria serbiane do ta gjejë çelsin për t` u dalur në ballë shqiptarëve nacionalist dhe iridentistë, duke publikuar: “nevojën e kthimit të serbëve dhe malazezëve që ishin shpërngulur nga Kosova”, sepse serbianët nuk kishin pasë fuqi ta durojnë asnjë lloj barazie në të drejta nacionale, sidomos pas Plenumit Brioneve të LKJ-ës më 1966. Madje, për këtë fushatë politike, shumë shpejtë do të ngjitën në valle së bashku: LKJ, Kisha Serbe, KOS-i (Kontra obavestajna Sluzba-Sherbimi Kontra Informativ) ushtark ,si dhe tri organizata çetnike nga emigarcioni (ORJUNA, SRNAO dhe JRZ nga Argjentina, Kanada dhe Brazili).

Në këto rrethana në Kosovë do të fillojë një gjueti shtrigash ndaj rinisë, punëtorëve dhe intelektualëve shqiptarë. Diferencimi politik dhe ideologjik do t` i përfshijë të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare. Askush nuk do të mundet për t` u regjistruar në asnjë shkollë, apo për t` u punësuar pa një karakteristikë se: “nuk është iridentist shqiptar”!. Këtë vërtetim duhej ta merrnin shqiptarët, pa marrë para sysh moshën nepër komitetet e çetnikëzuara të LKJ-ës në përgjithësi, në tërë Kosovën. E kjo atmosferë politike e thikës dhe xhakut nepër rrugë dhe sidomos nepër burgje, do të zgjatë për dy dekada. Mbi të gjitha më 1983 LKJ në Kosovë do t` i themelojë brigdatë terroriste në stilin e Hutlerit më 1933.Në lidhje me këtë atmosferi të dirigjuar, deri më 1987, kur në krye të vallës nazifashiste serbiane, doli Kisha Ortodokes Serbiane, sidomos me nxierrjen e ershrave të Princ Lazarit, dhe ata eshra duhej për t` i shetitë nepër tërë vendin kah prtendohej të krijohej Serbia e Madhe- homogjene, ashtu si e kishte vizatuar Stevan Moleviqi më 1941. ( shiqo: S. Moleviq, Homogena Serbia, 1941). E vërteta, tërë makineria nazifashite e homogjenizimit serbian ishte menduar mirë në kreun politik, ushtrak, policor dhe rreligjioz serbian si maskë me moton: “Pas Titos-Tito!”. Por shqiptarët nuk ishin më naiv dhe okupatori nuk mund ta mbulonte diellin me shoshë me parullën e “vllazprim bashkimit”.

4. A kanë kërkuar demonstrantët shqiptar ndryshimin e sistemit ekonomiko shoqëro më 1981?

Eshtë shumë simptomatike se si këtë ide serbiane “Pas Titos-Tito” e kishin refuzuar në “ilegalitet” qarqet politike dhe shtetërore sllovene dhe kroate. Këtë konstatim e nxierrim nga një stenogram “tejet sekret” nga viti 1982. Për çudi ky dokument kishte ardhur nepër forumet e Kosovës, por ishte injoruar edhe në Kryesi, në të dy kryesitë e Kosovës (Kryesa e shtetit dhe e partisë). Madje komunistët drejtues në Kosovë e kishin injoruar në tërësi diskutimin tim në Komisionin e Histrisë, ku pata thënë:

Kush e fabrikoi fjalën KONTRARREVOLUCION?

A e kanë marrë demonstratët Kuvendin e Kosovës; a e kanë marrë demonstrantët Këshillin Ekzekutiv, a e kanë marrë demonstrantët Radio Televizionin etj- Jo. A ka ndokush informatë se demonstruesit shqiptarë kanë kërkuar ndryshimin e sistemit socilasit në atë kapitalist-Jo. Në Komision është ngritur Pavle Joviqeviq dhe u është drejtuar të pranishëmve: Ju jeni të pafytyrë nëse nuk e pranoni këtë konstatim shumë të nderëshëm dhe të guximshëm të profesor Bajramit”. Askush nuk foli, por denimet drakonike vazhduan , edhe pas prillit 1981. Parndaj, deri me sot asnjë politikanë shqiptar nuk gjeti kurajo e t` u kërkojë falje shqiptarëve për akuzat që ua kanë bërë në shtyp, radio dhe televizion dhe mbi të gjitha në gjykata, tërë asaj plejade patriotësh që mbajtën burgje dhe disa e dhanë edhe jetën duke luftuar nën Flamurin e UÇK-ës famëlartë.

E sot krenohemi me qëndrimin e Nikola Sandulloviqit, që erdhi në Prekaz dhe kërkoi falje. Po ju shqiptarë-komunista, që keni sharë e shkumuar për një dekadë, a nuk pendoheni, çka po pritni?!!! Ende muret e burgjeve janë të përgjakura me gjak të shqiptarëve të njomë (të rinjë). Ende si duket keni nostalgji për parullën: “Pas Titos-Tito”. Madje ka shenja se atë sistem të gjarpinjëve helmues në çdo hap, ende tinzisht jeni kah e kultivoni.
Ky soj i ish politikanëve se si kanë vepruar pa dallim, duhet për t1 u hulumtuar, në mënyrë që gjenratat të çlirohën nga epoka e hafijëve dhe dhunuesëve ordinerë. Së pari, duhet shtruar pyetjën se a mos po i përngjanë kjo praktikë sielljeve serbiane që vet e krijonte një “teori narrative”, dhe vet pastaj hudhën në front për ta luftuar. Pra shqiptarët duhet të ruhën edhe prej këtyre “hieve”. Ky fenomen ndodhë natyrisht për të humbur gjurmë, sepse nxitësit e komploteve janë brenda atyre që e luftojnë komplotin, do të prosiste Makiaveli. E nxitës i tërë komplotit ishte cilsuar se është më 1982 Shtabi i Nikolla Lubiçiqit dhe Gjeneral Graçaninit, të cilët e lansuan fjalën “kontrarrevolucion”, për çdo kërkesë të shqiptarëve për progres dhe barazi politike dhe ekonomike. Në realitet, ishte lufta për ta trashëguar Titon në parti (slloveni S. Dollanc si agjent i Gjermanëve), dhe në shtet serbiani Nikolla Lubiçiq.

Në Beograd më 1985 do të shkruhet edhe ky shkrim me titull: “Çdo gjë në Kosovë është e jona, me përjashtim të shqiptarëve, të cilët një pjesë do t` i vrasim, një pjesë do t` i shpërngulim dhe një pjesë do të kanë fatin të konvertohën në katolik, për çka do të kemi edhe mbështetje në Kroaci dhe Slloveni” (nga shkrimi i D. Qosiqit, Srbi kao u Kajmakçallanu, 1986, Nga Dosja e Vladimir Bakariqit, të cilën e posedonte V. Dedier!!). Natyirisht se një programim i tillë ishte paraparë për t` u realizuar për 30 vjetët në vijim, për aq sa kishte zgjatë asgjasimi i gjermanëve në Vojvodinë dhe italianëve në Istër, ku më 1945 ishte vëndos diltatura ushtrake, sukurse në Kosovë (8 shkurt 1945). Madje më 19 shkurt 1945 ishte planifikuar ndarja e Kosovës në mes Serbisë dhe Malit Zi, por kishte deshtuar, në saje të reagimit shumë të vendosur të kreut ushtrak dhe politik të Kosovës, në kabinetin e Millovan Gjilasit në Beograd.E vërteta, po këtë Millovan Gjillasin do të përbinë politika masone e titizmit, me një anë për t` i frigësuar oponentët serbo malazezë .

E në anën tjetër për t` i josh ata afër Titos që të aspirojnë pozitë: “Pas Titos-Tito. Por Tito i ri, që duhej për ta rajtur Jugosllavinë madje centarliste, duhet të jetë serbian e jo Stane Dollanc” (shiqo prap D. Qosiq, po aty). Mos i akuzoni shqiptarët se i dijnë këto pazare serbiane dhe sllave, sespe kam nga pasë informatave, e jo pas pasurisë dhe hajnisë. Këtu dallojmë me shumë akademikë shterrpaka që me dy tri libra paguhen sikur Luigjat e Francës. Bëni sefa akademika, bëni! Edhe më keq, kaanë ardhë oficerët patriot nga Shqipëria dhe kanë bërë luftë për çlirimin e Kosovës dhe me sugjerime meskine “syrmelia” i ka pëjashtuar nga pagesa disa VETERANË të UÇK-ës!!! Po, po. Po na marrin serbiant erë në çafë dhe nuk na konsiderojnë për asgjë, me këto siellje. Sidomos, popat serbian shkruajnë “libra për gjenocidin e shqiptarëve ndaj serbianëve” dhe instituconet shkencore dhe Alademia heshtin. Ku jeni sokola të Atit kombit, me shtat zemra, të pshurrta, ku jeni ju ndertuesit e xhamive dhe kishave nepër Kosovën e lirë.
5.Çka është shteti terrorist dhe pushteti kriminal në mentalitetin serbian?
Më 1987 ishte “vetëlajmruar” psikologjia sataliniste në Beograd si: “më e sheruar serbianët vetëvetën dhe më e realizuar planin e Serbisë centraliste dhe homogjene”. Në këtë pyetje, së pari do të përgjigjet ushtria e pastaj politika serbiane. Kisha serbiane do të vrojtojë situatën nga “bregu” për një vit, gjithnjë deri sa filloi lufta qytetare në mes sllavëve. Këtë realitet, serbët si popull nuk e kuptonin se cili është fundi i asaj liturgjie të përgjakshme. Kreu politik serbian ishte i dehur me shovinizëm si popull i “qiellit”, sikurse komunistët shqiptarë në Kosovë me ideologji titiste, sidomos. Por si e kishin ndezë psikologjinë e tyre serbianët, duke shetitur eshrat e Lazarit kalbur; si ishin dehur me mitingun në Gazimestan (28 VI 1989); si ishin dehur me luftëra qytetare në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, me ata parametra do të versulen në Kosovë më 1998/99, madje edhe me fajin e nderkombëtarëve sepse në Dejton (SHBA) Millosheviqi u pagëzua me emrin “Paqebërs”. Aty mori turr Milloshi, duke menduar se: “ka shansë të shekullit për t` serbizuar Kosovën, sikurse Sanxhakun e Nishit, prej para ardhësve të tij më 1877:Jovan Ristiqi, Milan Obrenoviqi etj. Kështu, asgjë S. Millosheviqin nuk e pengonte që quhej nepër gazeta prijës i një “shteti terrorist dhe pushteti kriminal”. Përkundrazi, serbianët ishin në përgjithësi në një mendim dhe veprim me te. Madje me te ishte edhe diplomacia e BE dhe SHBA, por në Rusi kishte dilema atëbotë.
Krahas zërave se S. Milloesheviqi duhet hetohet dhe burgoset (sipas KS OKB kur e krijoi Tribunalin e Hagës) menjëherë qarqet serbe e krijuan mendimin se: “UÇK ka bërë traspalntimin e organeve njerzore në një shtëpi në Malësinë shqiptare afër shtallës bagëtive”!!!. Këtë trillim e pati hanger pazari burkur mirë në aspektin horizontal politik. Dhe TRILLIMIT serbian i besoi edhe Këshilli i Evropës, ku rusët e kishin dominimin me partitë e tyre neonaziste. Por mbi të gjitha pas një pagese të majme, Dik Martinoviqi u bë akuzues ndaj një populli (shqiptar) që luftonte për liri.
E lufta për liri u ka kushtuar shqiptarëve vargoj gjaku dhe mizori ndër më kestremet në Evropë. Në këto rrethana të “matjes së muskujve politik” (1999-2006), Marti Ahtisari do ta fillojë punën për ta bërë Kosovën me Kushtetë- sikurse çdo shtet demokratik. Dhe pas 3 muaj bisedimesh në Wjenë (2006) do të lind Kushtetuta e Ahtisarit e cila sanksionon shkurt e shqip: 1. Ska bashkim të Kosovës me Shqipërinë; 2. Ska ndarje të Kosovës; 3. Ska kthim të Serbisë në Kosovë; 4. Kisha serbe ka eksteritorialitet, ndersa serbët janë të barabartë me shqiptarët ku gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë zyrtare, plus diskriminim pozitiv për serbian- të drejta shtesë në çdo pore të jetës. E ky realitet do t` i kushtojë Evropës për shekujt që vijnë. Por askund në Kushtetutë nuk shkruan se “ka komb kosovar”, argumet ky që do të sherbej gjatë histirisë për tubim, pajtim dhe bashkim kombëtar.

Po, kam qenë këshilltari i fundit që e kam këshilluar Bacin (ADEM DEMËN) që të shkojë në Rambuje por mos ta nëshkruaj aktin me 10 pikat e panegociueshme. E sot, shumë shkrolagji po e kritikojnë Bacin pse nuk shkoi në Rambuje. Po shtrohet pyetja kah erdhi propozimi për Referendum pas TRI vjetësh për Kosovën nga populli i saj. Erdhi nga biseda OLLBRAJT-Demaçi nga zyra e Dernovshekut (slloven-Lublan). Prandaj, ata që sot e kritikojnë Bacin, nuk duhet krekosen se ka dokumente mbi dokumente. Mund të flasim publikisht, por me fakte dhe me kompetenët e kohës.

6. Kush po hetohet dhe gjykalohet në Hagë

Në Hagë nuk po hetohet dhe nuk po gjykohet ai institucion që organizoi në qershor 1998 DEZERTIMIN e FARK-ut; në Hagë nuk po hetohet e gjykohet ai institucion që urdhëroi çarmatimin e UÇK-ës në shtator 1998; në Hagë nuk po hetohet dhe zbulohet se sa dosje i dergoi Komisioni i LDK për hulumtimin e krimeve i themeluar më 19 nëntor 1998; Në Hagë nuk po hetohet pse shkuan në Beograd Ibrahim Rugova ,që synonte çmimin NOBEL ; Fehmi Agani,që synonte kreun e LDK-ës, Mahmut Bakalli që synonte kryeministrinë e Kosovës, Pajazit Nushi që synonte drejtimin e Parlamentit Kosovës dhe Veton Surroi që synonte pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtëme të Qeverisë së Kosovës. Kuptohet se këta persona, me disa nyansa e kanë luftuar UÇK- në çdo hap dhe nuk do të ndalën së luftuari edhe ata që janë pasues politik të tyre sot. Madje po këta që u cekën patën shpikur një rrenë se: “Adem Demaçi paska kërkuar që të shuhet UÇK”. E vërteta, Adem Demaçi në pozitën e Kryetarit të Partisë Parlamentare, pati kërkuar që të shuhën të gjitha partitë dhe të kalojnë në “partinë” e: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kjo është e vërteta.
Madje në Hagë nuk po gjykohet pse S. Millosheviqi në Dejton të SHBA-ve u shpallë “paqebërës” e në rralitet ishte kasap, pas tentim vrasjës së sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, sidomos në Srebernicë 1995) dhe shqiptarëve anë e kënd Kosovës përgjakur prej solldatëve të tij 1981-1999.

E në lidhje me tërë këtë, askund nuk po theksohet se deri me tash janë gjykuar dhe denuar për krime lufte 25 serbianë dhe 37 shqiptarë. E këto fakte flasin vet se në Hagë po hetohet dhe gjykohet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës –drejtuesit e tij, drejtuesit e Luftës së drejtë për çlirim nga okupimi serbian. Pra, po hetohet dhe gjykohet, Lufta e drejtë e popullit shqiptar. Asnjë interpetim tjetër, nuk mund t`i përshkruhet kësaj gjykate raciste. Madje, aktakuza është ngritë si: “veprimtari e përbashkët kriminale”, duke e injoruar tash “shtëpinë e verdhë, të traspalntimeve pranë torishtës bagëtive”, konstatim ai që Parlamenti i Evropës e aprovoi. Pra, akuza është e drejtuar në shumës,është e drejtuar ndaj tërë UÇK-ës, dhe ky realitet me asgjë nuk mund të maskohet. E demaskimin e presin ata që po vuajnë e malltretohën nga haifjët që janë regrutuar e paguar me dekada përpara.
Lidhur me atë që u tha më lartë qysh më 1995 Enver Maloku e betoi librin: Hakif Bajrami, POLITIKA E SHFAROSËS SË SHQIPTARËVE DHE KOLONIZIMI SERB I KOSOVËS 1844-1995, “ÇIK” Prishtinë 1995, f. 206, duke më thënë si kusht që e kisha se: LDK do të rreshtohet me të gjitha mjetet në luftë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serbian”.

Ndërsa, në prag të Konferencës Rambujesë (shkurt –mars 1999) tre drejtues të LDK-ës (Fehmi Agani, Latif Berisha dhe Bardhyl Çaushi) kishin shpërthyer:” Nëse Serbia e zgjëron terrorin ndaj shqiptarëve, LDK do të hyn në luftë përkrah UÇK-ës, për çlirimin e Kosvës”. Por, kriza e besimit mbretëronte jo vetëm në kupolë, por edhe në pjesët më të ulta organizative të kësaj partie, të cilën populli në fillim e konsideronte si shpëtimtare (madje edhe unë-HB), me të drejtë. Së këndejmi lufta e UÇK-ës, NATO-s përmes bombardimeve për 78 ditë, pa pushim, iu bashkua UÇK-ës në luftë , pra NATO nuk iu bashkua politikës paqesore. Me këtë fakt, duke e xhveshur LDK-ën nga çdo famë të saj e llafeve dhe “odave historike”, prej të cilave na kishin mbetur shpresat, por gjithnjë kishim përjetuar robëri të reja dhe zhgënjime pa kufi.

7. Adem Demaçi ishte i palëkundur për luftën e drejtë të UÇK-ës

Sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, Adem Demaçi duke e vrejtur rëndësinë e luftës, por edhe sabotimin në radhët e LDK-ës, do të kërkojë për të dytën herë SHUARJEN e të gjitha partive politike dhe kalmin e tyre në UÇK. Në lidhje me këtë, pasi që Demaçi e kishte shuar Partinë Parlamentare më 20 shtator 1998, dhe komplet antarësia kalon në UÇK, por akuzat nga kreu i LDK ndaj Adem Demaçit do të përditësohen në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale politike. Ky fakt ishte kafashtë që nuk kapërdihej, do të klithë Demaçi. Madje kur dihet se të gjithë këta “haxhi” politik në pjesën e parë të vitit 1999 kishin shkaur në Beograd dhe atje u ishte premtuar edhe takimi me drejtuesit rus, do të shkruaj Çernomirdin në librin, Kapitullimi i Millosheviqit.

Nuk është e vërtetë se Adem Demaçi si drejtues politik i Zyrës së UÇK-ës në Prishtinë ishte kundër Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë. Jo, Adem Demaçi ishte kundër 10 pikave të PANEGOCIUESHME, sipas të cilave Kosova mbetej koloni e Serbisë; në Kosovë mbetej kontigjenti prej 11 000 ushtarëve dhe policëve serbian; kufirin me Shqipërinë do e ruanin forcat serbane. Ndërsa shuhej çdo ide dhe shpresë për avansimin e Kosovës në Republikë. Dhe, mu për shkak se kreu i Shtabit Përgjithëshëm të UÇK-ës u pajtua me 10 pikat e panegociueshme, Adem Demaçi tërhiqet nga pozita e Përfaqsuesit Politik të UÇK-ës, por nuk e pushon punën për UÇK-ën me tërë ekipin e tij punon edhe më me përkushtim. E vërteta, Adem Demaçi ka lëvizë nepër rrugët e Prishtinës, pa roje dhe për 12 herë ka qenë para pushkatimit nga policët e terbuar serbian. Në vrejtjen tonë, që mos të lëvizë, Demaçi është përgjegjë:” Nuk mshifem. Përtej vendit tim nuk kam ku të shkoj. Këtu kam lind dhe këtu dua me e bërë dekën, qoftë edhe nga plumbat e kriminelëve serbian. Unë nuk jam asgjë tjetër vetëm se NXËNËS I HASAN PRISHTINËS”. Megithë këtë pozicion, duhet theksuar se mizori të papara e patën poshtruar shqiptarinë në ato kohëra të krimit dhe mizorive serbiane.
Pas vitit 1999 Adem Demaçi ka faktuar prova se popullin serbian nuk e urren, por është i pari që në Arkivin e Kosovës na ka organizuar për t` i hulumtuar krimet serbe, të cilat në detale janë botuar në vitin 2001. Ai libër i Dr Nusret Pllanës është botuar atëbotë në disa gjuhë botërore.Por të kuptohemi se ka pasë reagime nga të huajt me sugjerime nga “tanët”. Bile në zyrën e një minsitrie atëbota pata pyetur: A jam në Mnisyrinë e Kulturës, apo të Udbës? Ndërgje ale t1 i brenë ata që verbërisht u sherbenin komesarëve dhe hoshtaplerëve që i mësuan edhe nëpunësit tanë me viedhë, sa të mundën.

8. Çka shkruante Adem Demaçi

“Edhe fajet tona nuk duhet injoruar, sepse deri me tash një policë e heton tragjedinë në Prekaz, një polic e heton tragjedinë në Raçak dhe një policë e heton krematoriumin në Gjakovë; askush nuk e heton kreamtoriumin në Burgun e Dubravës. Madje asnjë varjse politike të antarëve të LDK-ës edhe pse kjo parti kishte pushtet, nuk është hetuar dhe denuar deri me sot Madje as prerëja me sharrë e shqiptarit në Makofc afër Prishtinës, nuk është denuar. Madje as bartësit e kufomave deri në Beograd kanë mbetur të pahetuar dhe pa gjykuar sepse ka penguar UNMIK dhe KS OKB-ës. Kjo ka ndodhë edhe për faktin se: Gkykata e UNMIK-ut, gjykata e EULX-it nuk kanë lejuar të hetohën krimet qoftë edhe nga institucionet shekncore të Kosovës!!!. Shkurt e shqip, edhe sot nga disa qarqe shqipfolëse, po punohet që UÇK të kompromitohet se ka bërë “luftë kriminale”, siç na thuhej për çdo javë nga Dinzbir, K. Hill, Hollbruk dhe sidomos Majorski. Dhe tërë këtë histori ogurzezë antishqiptare, sikur po e mjegullojmë për faktin se një parti dje, sot dhe nuk ka shansë se do të vetëdijësohet që të objektivizohen krimet dhe e vërteta të dali në shesh edhe neser.

Madje edhe në VV ka shenja meskine se ka hyrë “Kali i Trojës”, me flamur dhe rekvizita e fjalë miradie për ata që e sabotuan luftën! Po, Senekën mund ta admirojë, por më tepër e çmoj fundin e fjalimeve të tij!Po Demaçin mund ta admirojë, por kurrë nuk mund ta kam KAPITALIN KOMBËTAR TË TIJ. E këto kriteriume politikanët atnë në një masë po i injorojnë, thue se gjithëmonë do të mbesin në fotele. Panterej!

Postscriptum

Në fund apelojë në opinionin publik dhe atë zyrtar të Republikës Kosovës, që ta ngritë vetëdijën dhe vugjilencën e sigurisë në Kosovë, sepse ata që e kanë projektuar Specialën, qysh tani po e shohin se do të zhveshën rrenat e tyre. Parndaj, ia veln që edhe për këtë Gjykatë të njihet e verteta, një ditë, sepse pas pëfundimit të punës saj, shqiptarët do të ndihën më krenar dhe më ballhapur kudo nepër botë. Mbi të gjitha, sidomos LDK e ka shansën që të deshmojë në të ardhmën se kush ia ka vrarë aktivistët e saj, kuptohet kur ta marrin pushtetin, nëse e marrin, sepse kur e patën, heshtën si qyqet e rremit, sepse frigoheshin nga hieja e vet. Pra sa ishin në pushtet zbulimin nuk e bërën. Nëse edhe njëher gënjen ndonjë dëshmitar i tyre politikanesk, duhet të dihet se ka ligje edhe për atë “zejtari” morbide, e që duhet përgjigjen për shpifje, sepse këta nuk duan ta drejtojnë hetimin kah pushteti i popave serbian, por vetëm ndaj fajtorëve eventual në Kosovë, cilido qoftë por jo nuk duan që “fajtorët” t` i takojnë LDK-ës.
Në këto rrethana, më duket se të burgosurit politik në Hagë, po dëshmojnë pjekuri politike, kulturë kombëtare dhe çmim për të cilin nuk pendohen sepse kanë bërë luftë të drejtë. Mbi të gjitha, pushteti i Serbisë nazifashiste po ushtron këto ditë sërish në Rashkë, se si me u kthye në Kosovë, ku pastaj nuk do të ketë vend për shqiptarë. E ne Dardanët, jemi këtu për t` u mbrojtur, për të mbetë në trojet tona, nëse e don nevoja dhe na imponohet lufta edhe të shpërndahemi sërish nëpër istikame, gjithnjë për mendim, fjalë dhe veprim të drejtë, për Republikën e Kosovës, për Federatën e shtetve shqiptare, me shkollën e Adem Demaçit në ball. (shkrim i nxierrur nga një monografi politiko-filozofike për UÇK-ën, mbaruar më 6 prill 2023).
Në fund të fundit, më imponohet të them se popat serbian janë ata që në çdo etapë historike projektojnë mizori ndaj shqiptarëve, me një nxitëje nëntoksore nga mafia evropiane. Ja faktet: më 1330 popi i manstirit Deçanit shkruante se: “ Nëse ndonjë arbanas vetëm thot se më parë ara, ose kullosa ka qenë e imja, do të denohet 500 krerë dele” (ishte kohë e pas kryqzatave); Rasti i dytë ka të bëjë me rrenën se kinse më 1690 serbët janë larguar nga Kosova: Ja fakti i historianit serbian Jovan Tomiq, O Arnautima, shkruan më 1913 se: “ky konstatim është një rrenë që e kanë fabrikuar popat serbian dhe pastaj kjo rrenë po përshkruhet nga libri në libër nepër Serbi”. Analiza se çka duhet t` u përgatitet shqiptarëve, pas gjenocidit në Sanxhakun e Nishit (më 1877) ishte: “Ta je teshko pokrenuti, iz planine vuke ljute, josh je tezhe pritisnuti is kamena arnaue”(viti 1881, autor Popi Mateja Nenadoviq); Në vitin 1942 popi Nikollaj Velimiroviq shkruante se: “Atë që po e bën Hitleri sot ndaj Hebrenjëve, atë e ka bërë Shën Sava ndaj arbanasëve në kohën e tij”. Dhe në fund, Patriku Pavle më 1998 provoi që ta shpall S. Millosheviqin të “shenjët”. Ndërsa, më 2023 Manastri i Bajskës u shndërua në deponi aramtimi, dhe u dëshmua se institucionet tona paskan flejtë. Pra, nuk duhet të lavdohen shumë për vigjilencë. Unë popullit i besoj.

Shkrimi iu kushtohet heronjëve: Rexhep Malës , Nuhi Berishës dhe Enver Malokut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".