Lexoni edhe:
Aleksandër Vuçiq nuk duhet lejuar të tallet më BE-në dhe Amerikën, duke planifikuar hapjen e frontit të tretë të luftës edhe në Ballkan
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Është shumë shqetësues dhe më tepër se vetëm alarmues fakti, që Qeveria e Kosovës në vijimësi është e detyruar të ankohet, për opozitarizmin e vazhdueshëm që gjykata Kushtetuese e Kosovës, e instrumentalizuar nga ish pushtetarët dhe partitë e inkriminuara politike, është duke ia bërë Qeverisë me rrëzimin dhe pamundësimin e zbatimit të ligjeve me peshë jetike, sidomos për reformat në drejtësi, të cilat pengohen dhe bllokohen qëllimisht, përmes vendimeve arbitrare të Gjykatës Kushtetuese të porositura nga ish pushtetarët në opozitë.
- Për fat të keq, kjo është edhe hera e parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, merr guximin të marrë anë dhe pozicionohet në këtë mënyrë krah opozitarëve të inkriminuar, duke u ndikuar politikisht, edhe në marrjen e vendimet arbitrare që shpallen nga ajo, me të cilat po zhvlerësohet publikisht, mundi dhe puna e ekzekutivit, qoftë edhe në ato pako ligjore të cilat janë hartuar duke bashkëpunuar ngushtë dhe konsultuar edhe ekspertët ndërkombëtar! Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me arsye e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga institucionet që po e pengon reformën, jo vetëm në drejtësi, por edhe në fushat tjera, duke akuzuar hapur opozitën se gjithçka që po dërgohet për tu kundërshtuar, në Gjykatën Kushtetuese, edhe po miratohet çuditërisht nga Kushtetuesja, vetëm pse ky është interesi i ish pushtetarëve të inkriminuar, tani në opozitë. Ish pushtetarët që janë dëshmuar për lidhjet e tyre në dekada me korrupsion dhe krimin e organizuar, të cilët shihet hapur se e kanë kapur dhe instrumetalizuar thellë, komplet sistemin e drejtësisë.
Një opozitë e dyshuar e cila bllokimin e reformave, po e konsideron si shpëtim të vetes, në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik e financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike. Në fakt ligji thotë që kërkesat të cilat dërgohen nga ana e Kuvendit, duhet të trajtohen nga Gjykata brenda dy muajve, por në anën tjetër ne presim deri në një vit për ta marrë një aktgjykim të Kushtetueses dhe një sjellje e tillë, paraqet probleme madhore, të cilat kanë edhe pasoja afatgjate. Kështu që reformat të cilat ne mund ti përfundonim para një viti, jemi të detyruar të presim me nga 9 muaj e më tepër, vetëm për një vendim, që është në kundërshtim të plotë me ligjin për Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Albulena Haxhiu. Madje sipas ministres, kjo mënyrë e shpikur nga opozita për bllokimin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, ka për qëllim zvarritjen e pakufishme të reformave, me paramendimin që të ruhet si i tillë, sistemi i kapur nga nëntoka e krimit të organizuar, derisa ata të rikthehen, në pushtet për të vazhduar me avazin e tyre të vjetër. Por megjithëse partitë e inkriminuara opozitare tentojnë me çdo kusht, ta mbajnë të kapur sistemin e drejtësisë, kjo Qeveri që nga fillimi nuk është përzier asnjëherë dhe në asnjë rast hetimor të prokurorisë në proceset gjyqësore, pavarësisht se si janë zhvilluar ato, edhe nëse ka pasur dyshime se vendimet janë montuar, duke shpresuar për vetëdijesim gradual të gjykatësve dhe prokurorve. Kurse gjithë tagrin e kësaj ndërhyrje të kundërligjshme të opozitës në bllokimin e reformave nga Kushtetuesja, mjerisht duhet ta paguajnë vetë qytetarët, sepse qëllimi i bllokimit të reformave, nga opozita e inkriminuar, është vazhdimi i mbajtjes së lidhjeve të drejtësisë me krimin. Sistemi i drejtësisë, nuk duhet të funksionoi edhe më tej, me urdhra prej politikës, nuk duhet me u thirr prokurori, as gjyqtari në telefon, me marrë urdhër se si me vendosë, as me ndërhy në procese të rekrutimit, qysh kanë vepruar opozita”, ka deklaruar ndër të tjera z.Haxhiu
. Krejt kjo flet hapur se opozitarët e inkriminuar kanë shumë interesa të mëdha brenda sistemit të drejtësisë, ndaj dhe po tentojnë, ta keq-përdorin edhe Gjykatën Kushtetuese për t’i penguar reformat në drejtësi edhe pse nuk ish dashtë që reformat të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve me u blloku kësisoj nga opozita, duke keqpërdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. Dhe tehu i bllokimit opozitar, sipas ministres është në sistemin prokurorial, madje duke bllokuar edhe ligjin i cili është miratuar në Kuvend, si rezultat i konsulencës me ekspertët ndërkombëtar dhe Komisionin e Venedikut. “Kemi pas dy herë radhazi opinione të Venecias në raport me këtë ligj dhe ky në dhjetor të vitit 2023, ishte i treti, në dy versionet e para për KPK-në, për ulje të numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, kemi marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias, që për hir të reformave të mund të ndërpritet mandati para kohe i anëtarëve të këtij Këshilli, duke qenë se ata, përfundojnë mandatin në janar të vitit 2026”, tha Haxhiu. E loja e bllokimit të secilit ligj që shkon në funksion të reformës në sistemin e drejtësisë, cakun final, e ka bllokimin e procesit të Vettingut në prokurori dhe Sistemin e kapur gjyqësor.
Sepse ne kishim dy opinione të Komisionit të Venecias që mbështesnin reformën në Këshillin Prokurorial, që edhe është një ndër reformat më të rëndësishme, ngase duke pas parasysh problemet me Këshillin Prokurorial, pa Vetting, nuk duket as në horizont një fije shprese që aty, do të ketë përmirësim. Por megjithëse shihet qartë se aty është e domosdoshme një reformë e njëmendtë dhe se, as që ka shpresë se KPK, do të reformohen pa reformë ligjore apo kushtetuese, opozita e inkriminuar edhe këtë ligj e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, përgjigjen, jemi detyruar ta pritnim më tepër se 9 muaj që ajo ta nxjerrë aktgjykimin në raport me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Madje përkundër faktit që ne e kemi marrë opinionin pozitiv nga Venecia, Gjykata Kushtetuese nuk i kishte përfillë fare opinionet e Komisionit të Venecias dhe ajo kishte konsideruar që përkundër opinionit të Venecias, ne nuk mundemi me ua ndërpre para kohe mandatin anëtarëve të Këshillit Prokurorial”, sqaroi ministrja Haxhiu.
Kështu që zbulimi i këtyre fakteve bllokuese, nga ish pushtetarët e inkriminuar, duhet tu shërbejë edhe qytetarëve që të mos mashtrohen e t`ua japin më votën politikbërsëve të tillë të kriminalizuar të cilët kanë bllokuar edhe reformat në drejtësinë e kapur prej tyre, një opozite të lidhur me krimin, e cila në njërën anë keqpërdor edhe Gjykatën Kushtetuese për ta bllokuar reformimin e drejtësisë së kalbur, e në anën tjetër, akuzon Qeverinë Kurti se nuk po arrin ti realizojë reformat në drejtësi?! Po kjo opozitë e turpit, po e manipulon dhe instrumentalizon hapur edhe Gjykatën Kushtetuese jo vetëm për bllokimin e reformës në drejtësi, por edhe në fushat tjera, duke dërguar njërën pas tjetrës, të gjitha ligjet në kushtetuese, me porosi që periudha e shqyrtimit të tyre të tejzgjatet sa më shumë, në mënyrë që të mos arrihet afati i “korigjimit” të ligjeve dhe të amortizohet edhe koha e zbatimit të tyre!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".