Trendi i emigrimit në Ballkanin Perëndimor pas liberalizimit të vizave!...
Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi
Bashkimi Evropian pranon mesatarisht 2 milionë deri në 2.5 milionë emigrantë nga Shtetet jashtë Kontinentit të Evropës. Kështu në vitin 2022 mosha mesatare e popullsisë së Evropës ishte 45.4 vjeçare ndërsa mosha mesatare e popullsisë emigrante ishte 36.6 vjeqë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit GAP 23.8 milionë banorë janë të ardhur jashtë Shteteve të Bashkimit Evropian, apo 5.3% të popullsisë së përgjithshme që jetojnë në Evropë. Bashkimi Evropian në vitin 2022 lëshoj 3.7 milionë leje qëndrimi për here të parë për shtetasit që ja mësyn vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave të Eurostat-it nga Shtetet e Ballkanit Perëndimorë Shqipëria ka arrite shifrën më të lartë me 76 mijë e 490 qytetarë e ndjekur nga Serbia me 69 mijë e 428, Bosnja dhe Hercegovina me 47 mijë e 870, Maqedonia e Veriut me 27 mijë e 647, Kosova me 23 mijë e 36 dhe Mali i Zi me 3 mijë e 835 leje – qëndrime për here të parë në Bashkimin Evropian. Analizat tregojnë se Shtetet e Ballkanit Perëndimorë nuk kanë arritur ta parandalojnë migrimin ne vendet e tyre. Qeveritë nuk kanë arritur të fokusohen veçanërisht në masat aktive të tregut të punës për të rinjtë nga grupet e cenueshme me mbështetje të sipërmarrjeve të rinjve në biznes, si grante, subvencionet, praktik, kualifikimi dhe ngritja e aftësive për punë me trendët e zhvillimit ekonomikë dhe teknologjisë moderne.
Një ndër arsyet që e nxisin emigrimin nga Kosova janë edhe pakënaqësitë e qytetarëve në Arsim dhe në shërbimet e sektorit të shëndetësisë sipas raportit të progresit viti 2023 Komisioni Evropian vlerësoj se Arsimi mbetet një nga sektorët më problematike të Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se Organizata Botërore për Zhvillim Ekonomikë (OBZHE), Kosova radhitet ndër Shtetet e fundit në listën (në vendin e 78 nga 80 shtetet pjesëmarrëse), në anën tjetër sipas të njëjtit raport gjendja e renduar e shëndetësisë, jetëgjatësia më e ulët në rajon, vdekjet e fëmijëve, vdekjet nga sëmundjet kronike, mungesa e aparaturave adekuate, listat e gjata të pritjeve dhe mungesa e investimeve në shëndetësi janë disa nga faktorët të cilët e rëndojnë gjendjen e shëndetit publik në Kosovë.
Këto padyshim ndikojnë në dekurajimin e qytetarëve për të qëndruar në Kosovë. Padyshim se në migrimin e Kosovarëve nëpër Shtetet e ndryshme të Evropës i kanë ndihmuar edhe gjendja e rëndë socialo-ekonomike, pa perspektiva në punësim, padrejtësitë dhe nepotizmi nga politika, funksionimi i dobët i sistemit të drejtësisë dhe zhgënjimi për dështimet e njëpasnjëshme që i ndodhën vendit pas pavarësisë. Shtrohet pyetja? Në momentet e tanishme Kosova gjendet në udhëkryq për ta ndërtuar shtetin, atëherë nëse vazhdon ky trend i migrimit të qytetarëve nga Kosova: kush do ta mbroj sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës!...
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".