Po të mos ishte UÇK, a do të bombardonte NATO ?

Po të mos ishte UÇK, a do të bombardonte NATO ?
Po të mos ishte UÇK, a do të bombardonte NATO ?

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 15 January 2024 - 16:11

Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë

 

Gati për çdo ditë nepër portale disa “patriota” po shkruajnë me germa të mëdha se partia e tyre mesianiste na qenëka “shtetëformuese”. Qëllimi i këtyre shkrimeve në plan të parë është dhe si duket do të mbetët për defaktorizuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e luftuan me aq paskrupullsi, sa që në disa momente kanë qenë gati më të rrezikshëm se sa okupatori, qëllimi i të cilit dihej-shfarosja e shqiptarëve. Dhe këta patriota këtë realitet nuk e shihnin fare. Lidhur me këtë, UÇK detyrën më të vështirë e ka pasë që të ruhet substanca e saj, dhe, mos të vije deri te lufta civile.

 

 


E vërteta, “shtetëformuesit” me vetëdie po e devalvojnë me qëndrimet e tyre “përvetësuese” edhe demonstratat 1968; demonstratat e 1981 e deri më 1 tetor 1997, të cilat siç dihet i kanë sulmuar egërsisht. Madje, “shtretëformuesit” po provojnë( ?)një herë në vit që ta përvetsojnë edhe Kuvendin historik të Kaçanikut, 7 shtator 1990. Në realitet, në atë Kuvend nuk ishin antarët e LDK por të LKJ-ës, të cilët u zgjodhën deputet duke i qitë në sitë e në shoshë, sepse në popull vrehej me “mikroskop” reagimi i okupatorit, se deputetët e rizgjedhur, mos po e kthejnë në zero vlerë, vendimin e Kuvendit Kosovës më 23 marsit 1989.


Qëllimi që të përvetësohet çdo gjë në histori i përngjanë filozofisë së Fridrih Niçes, i cili shkoi aq largë sikurse këta “shtetëformuesit”, sa që “mësoi” për “vdekjen e zotit”, që në këtë rast do të thot vdekja e popullit liridashës. E për “shtetëformuesit” dihet se nuk ka arë as megjë që këta nuk e kanë kullotë dhe përvetësuar, sespe mësuesit dhe një pjesë e ish nëpunsave ishin të prirur që mos të mbesin pa punë, e pastaj partiotizmi gati të gjithëve iu ngjiz në profesion. Për ndryshe, këta “shtetformues” i injorojnë demonstratat dhe burgjet e gjatë shqiptare, pa dallim, sepse shumica e tyre nuk ishin , nuk janë me ta.
2.Po mos të kishte luftë të UÇK-ës
Lufta e mundishme çlirimtare nga shqiptarët e Kosovës për herë të parë është përmendur në shtypin e LPK-ës. Është përmendur pastaj por në shtypin e Zvicrës, është përmednuar pastaj edhe në shtypin e Tiranës. Kjo rënditje tregonte se kush është “dashnor” i luftës, për çlirimin e Kosovës. Mbi këto parime, kuptohet se lindi filiozofia se: “nuk ka gëzim më të mirë se sa me vdekë për atdhe; po shkojmë në tubime, po shkojmë në pajtime, po shkojmë në luftë për bashkim kombëtar.
Edhe më konkret nuk është e rastsishme që UÇK doli publikisht në Llaushë të Drenicës me rastin e varrimit të mësuesit patriot Halit Geci më 28 nëntor 1997; nuk është i rastsishëm deklarimi i Fehmi Lladrofci në vijim se: “ Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësor”. Me këto ide UÇK po bërej krenaria e kombit për kundër mizorive që i ushtronte okupatori nazifashist serbian. Prandaj sot: Shteti i Kosovës për çmim patriotik ka Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Adrian Krasniqin, Fehmei e Xhevë Lladrofcin e shumë të therë, ideali i të cilëve do të bëjë që dielli të lind edhe më fuqishëm në Perendim, për Kosovën.
Një fakt duhet sqaruar se shqiptarët, pa asnjë ndihmë nga jashtë e kanë krijuar UÇK-ën edhe pse nuk e kanë dashur luftën. Por, jo që janë friguar se do ta humbin; jo që kanë menduar se për ta do të vijnë të tjerët për të luftuar, por lufta mbrojtëse u është imponuar, sepse ishin të programuar për shfarosje totale. E sot ndaj UÇK-ës (jo pa naivitetin ton!) është ngritur Gjykatë Speciale, e cila po ushtron frigë në tërë popullin në Kosovës, sepse marrjet në pyetje dhe bastisjet po ngjanë me një tempo të dirigjuar, krejtë me prpapavi që Serbia fashiste të mbahet në shpresë se “Kosova dhe Metohia” një ditë do t` u kthehet si preja si hutut në zguar, ashtu si u është dhuruar nepër kongrese e konferenca imperialiste. Pra UÇK vetëm sa e ka sheruar pjesërusht palgën që na është imponuar. Prandaj, do të armatosemi, sepse rasti i Banjpskës tregoi se armiku nuk po ndalet, e ne duhet të mbrohemi.
3. Bombardimet e NATO-s janë një “humanizëm” historik!
Më 23 mars 1989 pushteti i Beogrdait me tanke e detyroi Kuvendin e Kosovës që t` i votojë amandamentet kushtetuese, dhe përmes tyre pastaj erdhi deri te “abortimi” i Kushtetutës 1974. Kuptohet se ajo ngjarje historike do ta lëvizë vetëdien shqiptare në Kosovë dhe jo vetëm, që mos të pranohet realiteti i imponuar. Lufta politike dhe ushtarake do të zgjatë dhjetë vjetë, dhe drejtuesit e NATO-s ku fjalën kryesore e kishin Bill Klinton, President i SHBA dhe Toni Bler, Premjer i Britanisë, pikërisht më 24 mars 1999, do të lëshojnë kushtrim përmes Sekretarit NATO-s Havier Solana që RFJ (caqet ushtrake të saj kudo) të bombardohën. Kjo datë e ka simbolikën e vet, sepse tregon se pas 23 marsit 1989 vjen 24 marsi 1999; vjen pas dhjetë vjetësh, por vjen, kur drejtësia synohet të vëndoset në vendin e vet, sepse tragjedia e Raçakut i shpalosi të gjitha synimet e okupatorit kur deklaroi se: Nëse fillon bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë, në Kosovë nuk do të mbetët asnjë shqiptarë i gjallë” (Deklaratë e V. Sheshelit dhe Aleksander Vuçiqit që i rrin prapa, deri sa vojvoda i tij po kërcnohej) .
4. Pse NATO e fitoi luftën?
Të kuptohemi, Hitleri kishte përparësi mbi qiellin e Anglisë më 1941. Por, e humbi luftën; SHBA kishin përparësi mbi qiellin e Vietnamit. Por e humbën luftën;Rusia pas dhejtë vjetë luftë në Avganisatn me përparësi të dukshme në qiellë e humbi luftën, sepse nuk kishte këmbësori solide në tokë. Pse të gjitha këto shtete shumë të fuqishme e humbën luftën duke synuar tregje të reja, sepse nuk kishin këmbësri ushtarke në tokë. Pra, NATO në rastin e bombardimit të RFJ-ës, kishte përparësi në qiellë, por e kishte UÇK-ën KËMBËSORI në tokë, dhe pas 78 ditë bombadimesh e fitoi luftën. Madje e detyroi ushtrinë fashiste serbiane të nënshkruaj KAPITULLIMIN në Kuamnovë, pra me një simbolikë që asocion në një betej që serbët e kanë fituar më 1912, por në tokë të huaj. Pra aty ku kanë shënuar më 1912 fitore, aty më 1999 kanë qenë të detyruar ta nëshkruajnë kapitullimin para bombardimeve të NATO-s dhe luftës së UÇK-ës e të largphën nga Kosova.
Sot kur Kosova e ka krijuar një forcë solide dhe atë është kah e profesionalizon, po e forcon edhe me armatim adekuat mbrojtës, Beogradi ka filluar një ofenzivë anti republikës Kosovës, ofenzivë agresive kjo që tregon se Serbia e ka në plan sulmin ndaj Kosovës dhe vetëm e pret shansën, të cilën nuk do ta ketë më kurrë. E them kurrë sepse së pakur edhe 100 vjetë NATO do të qëndrojë në krah të Ushtrisë Kosovës. E gjatë kësaj kohe asnjë shqiptar nuk do të flejë pa menduar se: Çka kam bërë për atdheun, e jo çka ka bërë ai për mua.
Nuk mundet më Serbia të qëndroi në dy karrike: edhe me Rusinë edhe me Perenimin. Prandja.
5.Okupatori serbian ka programe për shfarosjën e shqiptarëve
Serbia neofashiste edhe sot publikisht propogandon se po armatoset që të kthehet në Kosovë. Këtë realitet më në fund e kanë kuptuar Perendimorët dhe SHBA po trehohen parap se janë në nivel të mbrojtjës së popujve të rrezikuar dhe kanë vendos që ta forcojnë FSK-ën me raketa ofenzive. Pagesa do të bëhet nga taksat e Republikës Kosovës, shumë më me interes se sa që ua kemi paguar çdo taksë qe 25 vjet serbëve të Kosovës, që të ndihën si prokuror me një anë, ndërsa në realitet të jetojnë si dahijët e Beogradit.
Serbia dihet se gjatë dy shekujve të fundit është përkrahur nga Fuqitë evropiane në forma të ndryshme. Por me ndryshimet e mëdha gjeopoltike në glob, çështja ka ndryshuar dukshëm. Tani Perendimi është në luftë për ta larguar Serbinë nga “karrika ruse”. Kurse Kremlini i fashizuar është në luftë të paimagjinuar që ta mbaj alete pushtetin e Beogradit. A do të ndodhë ndryshimi nuk varet nga Shteti i Kosovës, por instituconet shkencore të Kosovës janë të obliguara të dëshmojnë se në luftën e fundit 1998/99 Beogradi i ka pasë tri progarme në zbatim politik, ushtrak dhe rreligjioz, për shfarosjen e shqiptarëve. Ato programe janë të njohura dhe këtu vetëm po i theksojmë, sa për t` ua bërë me die analistëve të Beogrdait si dhe qeveritarëve që nuk janë larguar për asnjë presë nga politika gebellsiane e Sllobodan Millosheviqit.Ja faktet:
a)Toka e djegur: prej afër 1300 fshatrave të Kosovës, më 1998/99 u bombarduan 1008 fshatra shqiptare. Këtë program e zbuluan sherbimet austriake;
b). Programi koridoret përplasësëse, dëshmon se nga 2 000 000 banorë sa konsiderohej që i ka Kosova më 1999, u deportuan jashtë Kosovës 9 50 000 shqiptarë. Këtë progarm e zbuluan sherbimet angleze;
c). Pas bombardimeve serike; pas deportimit të shqiptarëve nepër tërë rruzullin toksor, do të pasonte lufta serbiane nga toka, ajri dhe uji, për asgjasimin e UÇK-ës me programin “Patkoi”. Këtë program e zbuluan sherbimet intelegjente gjermane.
Sot sherbimet informative të Republikës Kosovës, mendoi se janë në konjunkturë të ngusht profesionale me sherbimet perendimore dhe çdo armatim i Kosovës, vetëm sa e forcon stafin e biznismenëve që të investojë pa frigë se nuk do të përseritet historia, në mënyrë që Kosova mos të mbetet vendi më i prapamebtur në Evropë siç ishte më 1945-1999.
Shkrimi iu kushtohet heronjëve: Fehmi e Xhevë Lladrofci!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".