Lexoni edhe:
Trendi i emigrimit në Ballkanin Perëndimor pas liberalizimit të vizave!...
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Këto gjëra nuk duhet të lejohen as nga BE dhe as nga SHBA. Të gjithë duhet të angazhohet për të vendosur rregull dhe ligj, respektim të institucioneve të shtetit dhe sjellje sipas ligjeve dhe normave të lejueshme ndërkombëtare. Kjo do të thotë që fillimisht serbët lokal të Kosovës duhet të binden që ta pranojnë shtetësinë e Kosovës.
-Serbët kosovar kanë të drejtë në dy shtetësi, por edhe shumë nga shqiptarët kanë nga dy shtetësi, edhe atë të Shqipërisë edhe të Kosovës, e në mesin e tyre ka edhe deputet, edhe ministra por edhe biznesmen. Kjo dyshtetësi e rregullt nuk paraqet asnjë problem. Tek rasti i serbëve të Kosovës, me pasaporta të lëshuara nga zyrat jo ligjore të Serbisë në Kosovë çështja është krejt ndryshe. Pra tek rasti i serbëve kosovar nuk duhet të pranohen pasaportat e Serbisë sepse me këtë po i mësojnë mos me ndje veten si qytetar serb dhe jo shtetas të Kosovës, dhe kështu ata di të sillen si qytetar që asnjëherë nuk do të binden se po jetojnë në Kosovë. Pra problemi është faktik juridik e shtetëror, prandaj duhet të kenë vetëm pasaportën legale të lëshuar nga institucionet e shtetit të Kosovës, pa mohuar asnjë të drejt tjetër.
Trendi i emigrimit në Ballkanin Perëndimor pas liberalizimit të vizave!... Lexoni edhe:
Nëse në BE jua pranojnë serbëve kosovar pasaportën e strukturave ilegale serbe, atëherë shteti i Kosovës mundë të mos pranoj dy shtetësi dhe të heq këtë dyshtetësi për të gjithë ata që i kanë. Sidoqoftë nuk do të ishte pozitive inkurajimi dhe bindja e serbëve kosovar se ata jetojnë në Serbi e jo në shtetin e Kosovës, edhe pse ata janë taksa pagues të Kosovës. Këto gjëra nuk duhet të lejohen as nga BE dhe as nga SHBA. Të gjithë duhet të angazhohet për të vendosur rregull dhe ligj, respektim të institucioneve të shtetit dhe sjellje sipas ligjeve dhe normave të lejueshme ndërkombëtare. Kjo do të thotë që fillimisht serbët lokal të Kosovës duhet të binden që ta pranojnë shtetësinë e Kosovës. Është e pa pranueshme që të bëhen obstruksione dhe të veprohet ndryshe, që të mendohet e të veprohet me atë bindjen se si serbët kosovar nuk jetojnë në Kosovë por në Serbi, prandaj duhet mënjanuar plotësisht njëherë e përgjithmonë të kësaj mënyrë të qasjes.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".