Lexoni edhe:
Dokumentet e lëshuara nga Institucionet paralele serbe të ndalohen
Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Situata politike konfliktuoze e cila po zgjat tash e shumë vite mes Kosovës e Serbisë, e që mundë edhe të zgjerohet në luftë aktive, gjithsesi se kërkon zgjidhje. Në këtë situatë komplekse, armatimi i ushtrisë tonë me armët më moderne, me raketat anti tank është një lajm i zbuluar nga ambasadori amerikan në Beograd Cristofer Hill që e bëri gjatë takimit me presidentin serb Vuçiq, për kërkesën e Kosovës që të furnizohet nga SHBA-ja me raketat më moderne anti tank me qëllim të mbrojtjes. Tani palët duhet të gjejnë rrugën e zgjidhjes paqësore të çështjeve të hapura.
-Informimi i Serbisë , por edhe opinionit publik për qëllimin e blerjes së raketave amerikanë nga Kosova është një paralajmërim indirekt ndaj Serbisë, për të bërë të ditur se në rast të tentativës për ndonjë ndërhyrje terroriste apo ushtarake ndaj Kosovës, Serbia do të ballafaqohet me forcën amerikanë të mbrojtjes së Kosovës. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq tha të enjten se Amerika ka pranuar kërkesën e Republikës së Kosovës për blerjen e raketave kundërtank “Javelin”, dhe kjo kërkesë do të procedohet sipas rregullave dhe ligjeve të shtetit për tregtinë me armatim.
Dokumentet e lëshuara nga Institucionet paralele serbe të ndalohen Lexoni edhe:
Siç njoftojnë imediat në Serbi, duke cituar ambasadorin Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës, Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare. Me informacionet e zyrtarit amerikan nuk është ndarë i kënaqur presidenti serb, Vuçiq. Por, siç raportojnë mediet serbe, ai ka premtuar se pavarësisht kësaj situate, Serbia do të vazhdon të bashkëpunoi me ShBA-në për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. “Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan” – citohet të ketë thënë Vuçiq.
Sikur që dihet, raketat antitank “Javelin” u prodhuan dhe zhvilluan për ushtrinë amerikane dhe trupat detare të saj. Së fundmi, ky mjet super modern luftarak u bë i njohur edhe në luftën e Ukrainës dhe Rusisë, ku trupat ukrainase patën sukses luftarak përballë forcave ruse pikërisht me përdorimin e këtyre raketave inteligjente që ndjekin cakun dhe e shkatërrojnë atë. Me raketa të tilla është pajisur edhe ushtria e Shqipërisë ngase qysh gjatë vitit 2022, Shqipëria kishte porositur këtë lloj arme super moderne inteligjente amerikane.
Zgjedhja e fundit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit, dhe me këtë edhe te sovranitetit dhe integritetit te pacenueshëm të Kosovës, nga kërcënimet e Serbisë, po mbetet dalja e hapur me ultimatum nga ana e NATOS dhe SHBA-ve, për të treguar se në cilindo rast të tentativës për destabilizim të rajonit, me ndezje të një fronti të ri lufte, Serbia do të ketë përballë jo vetëm armatimin super moderne amerikane, por dhe forcën e tyre ushtarake dhe atë të aleatëve të tjerë të NATO-së, pasi që tani më shteti serb është i rrethuar nga vendet që kanë marr statusin e anëtarit të NATO-së, përjashto këtu vetëm Kosovë, ku megjithatë NATO ka bazën dhe trupat e veta ushtarake për mbrojtje e siguri, kurse rrethi i patkoit të NATO-s përreth Serbisë.
Kjo mënyrë e armatosjes së ushtrisë së Kosovës, që po armatoset me armatimin më modern amerikan, ka për qëllim ruajtjen e sovranitetit të saj, dhe kjo është një dëshmi se shtetet mike në krye me Amerikën po na qëndrojnë pran si edhe më parë, sikur në vitin 1999, e që për këtë periudhë Serbia u bombardua dhe e pranoj kapitullimin e saj, dhe Kosova nga atëherë është shtet i pavarur, falë shteteve mike në krye me Amerikën dhe shtetet e NATO-s, që edhe sot janë garantues të sovranitetit tonë, e që tani më edhe Kosova është një shtet që po armatoset gjithnjë me armatimin më modern, e që për këtë edhe Serbia është e informuar, prandaj pajtimi i mundshëm është zgjidhja më e mirë për të dy shtetet dhe zhvillimin e tyre, me pretendime të bashkëngjitjes shteteve të BE-së, të cilit kontinent edhe këto dy shtete i takojnë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".