Lexoni edhe:
Bashkësia ndërkombëtare të mos i përsërisë gabimet që i bëri me Millosheviqin edhe tash me Aleksandër Vuçiqin
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Çështja e Kosovës Lindore nuk është vetëm një çështje e minoriteti shqiptar, por në aspektin tonë kombëtar, është shumë më e gjërë dhe me domethënje historike. Mund të thuhet se aty mbështetet edhe fati i kombit në përpjekjen e tij për liri, barazi e bashkim kombëtar. Tirana dhe Prishtina, duhet kundërshtuar politikën serbe, pasi që dihet, se Serbia, si gjatë historisë, edhe tash, po tregon pikësynimin e krijuar që më heret në planet shoviniste, për serbizimin e tokave shqiptare, duke mbetur e njëjtë në mjetet, ne qëllimet dhe në aspiratat e veta.
Shqiptarët, më shumë se kurrë, tash duhet të bashkohen, pavarësisht se cilës pjesë i takojnë për të mbrojtur tokën e vetë, atë pjesë të popullit që gjendet nën thundrën e pushtimit të egër të Beogradit. Nuk mjafton vetëm thirrja për qetësi, apo të ruatjes së situatës paqësore, duke u mbështetur në mos kryerjen e asnjë aktiviteti, që kinse tërheqë dhunën raciste serbomadhe. Ajo dhunë fashiste tash në Kosovën Lindore dhe mbi shqiptarët është prezente dhe po bëhet serbizimi i tokave shqiptare. Këtu duhet përmendur Medvegjën dhe Bujanovcin, vende këto të kërcënuara me serbizim. Sidomos Medvegja ka humbje të madhe me shqiptarë. Atje edhe emrat, mbiemrat, adresat e pasurinë po ua heqin nga regjistrimet zyrtare. Medvegja veç është serbizuar. Tirana dhe Prishtina kërkohet të ndërmarrin hapa konkret në raport me Serbinë, BE e SHBA-në. Këto vende duhet të qartësohen se dhuna atje është e pa tolerueshme dhe se përgjegjësia do të jetë mbarë kombëtare. Nuk duhet lejuar këtë shkombëtarizim tte vendit tonë duke i hequr shqiptarët nga vendet e veta. Sërbisë as edhe një milimetër toke nuk duhet lejuar në realizimin e planit shovinist mbi tokat shqiptare. Kosova dhe Shqipyeria ka përgjegjësi historike ndaj populli shqiptar. Ata duhet të dalin me kërkesa konkrete, të protestojnë pranë qeverive dhe të kërkojnë ndaljen e menjëhershme të dhunës në Kosovën Lindore, sikundër edhe shkombëtaruzuese, me qëllim të serbizimit. te kesyaj ane shqiptare. I takon pushtetit në Tiranë dhe në Kosovë të ndalin kriminelët Vuçiç e Daçiç, Vulin etj. Tirana dhe Prishtina duhet ta vëjë reciprocitetin në mes shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe serbëve në Kosovën Veriore. Dhe nëse vazhdohet edhe më tutje me bisedime, apo i realizon në praktikë marrëshjet, pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës Lindore, atëherë bie mbi këto dy shtete përgjegjësia historike. Të gjithë shqiptarët duhet që të bashkohen me kërkesat e Shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ata duhet përkrahur në çdo veprim. Në jemi një komb i vetëm. Kërkesa e Shqiptarëve në Kosovën Lindore, që del nga Referendumi, është bashkimi me Kosovën, me vendim nga janë shkëputur me dhunë. Çdo injorim i kësaj kerkese nga Kosova dhe Shqipëria është e padrejtë dhe nuk i shërben kombit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".