Lexoni edhe:
Zbardhen detaje për vrasjen e 18-vjeçarit i cili u vra mizorisht derisa nga Policia e Kosovës u raportua si ‘therje me thikë’
Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami
Në shtetin e Kosovës akoma po mungon funksionimi efikas i ligjit. Elita politike akoma është e shthurur dhe e ç'rregullt,e pa emancipuar, dhe e përcjellur me mungesë edukimi dhe arsimimi të mirëfilltë, për drejtimin e shoqërisë në kohëra më delikate. Dhe prandaj, në shoqërinë kosovare, ka pa perspektivë,të zbrazët në formimin e drejtë shpirtëror, e që çon më dekurajim për jetë,shthurje masive si individ dhe shoqëri e dobishme, e përcjellur me manifestim të dhunës, deri me vrasje e vetë vrasje!
Shoqëria kosovare ishte dhe ka mbetur e dhunshme. Formën e shoqërisë paqësore të viteve të 90, të fund shekullit të 20, ia dhanë, profesori Anton Çeta, me pajtimin e ngatërresave dhe gjaqeve në shoqërinë shqiptare të Kosovës, dhe në lëvizjen paqësore për pavarësi të Kosovës doktor Ibrahim Rugova. Pra, shoqëria shqiptare në Kosovë në përmbajtjen e saj, ishte dhe mbeti, shoqëri fisnore e dhunshme, egoiste, dashakeqe dhe e pa emancipuar. Dhe pse shoqëria kosovare është kështu... ka shumë faktor, që e determinojnë të jetë shoqëri e dhunshme, dhe e pa emancipuar,dhe ndër faktorët më të rëndësishëm janë; - Mungesa e mirëfilltë e elitës intelektuale për ti prirë shoqërisë nëpër zhvillime e kthesa të ndryshimeve historike; - Transformimi nga shthurja e një organizimi shoqërore fisnoro-feudal, ne një etapë tjetër, të rregullimit shoqëror të etapës dixhitale; - Në disa raste është duke ndikuar edhe destruktiviteti rrymave radikale të religjionit islam në shoqërinë shqiptare , që aty këtu duke predikuar anakronizma, demotivim, dekurajim, urrejtje e dhunë për jetë, e sjellje shoqërore,e mbjellje të frikës si të gjykuarit e përjetshëm ,në mëkatet e njerëzve për këtë jetë, e përhapje dhe ngulitje të urrejtjes masive në shpirtin e besimtarëve. - Mungesa e funksionimit të sistemit të arsimit në edukimin dhe përgatitjen e të rinjve për marrjen e përgjegjësive në shoqëri. - Mungesa dhe shthurja e konceptit të edukimit prindëror sipas edukimit tradicional, dhe mos formimi i edukimit të kohës dixhitale nëpër institucione publike e shoqërore. Në shtetin e Kosovës akoma po mungon funksionimi efikas i ligjit. Elita politike akoma është e shthurur dhe e ç'rregullt,e pa emancipuar, dhe e përcjellur me mungesë edukimi dhe arsimimi të mirëfilltë, për drejtimin e shoqërisë në kohëra më delikate. Dhe prandaj, në shoqërinë kosovare, ka pa perspektivë,të zbrazët në formimin e drejtë shpirtëror, e që çon më dekurajim për jetë,shthurje masive si individ dhe shoqëri e dobishme, e përcjellur me manifestim të dhunës, deri me vrasje e vetë vrasje!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".