Lexoni edhe:
Hetimet për sulmin terrorist në veri zbulojnë të vërtetën
Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci
Disa deklarime të diplomatëve të huaj, sikurse është ambasadori gjerman dhe ai Britanisë së Madhe në Kosovë, megjithatë japin shpresë se sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, është duke u kthyer me vonesë, por sigurt, në një armë të fuqishme goditëse kundër vetë Serbisë, e në favorin e Kosovës, por edhe që do të prodhon pasoja serioze në procesin para të cilit gjendet Serbia, për integrim në BE, me statusin e kandidatit dhe hapjen e kapitujve përkatës.
Mendoj që më në fund BE-ja i ka hapur sytë dhe e ka kuptuar kush janë Serbët. Gjithashtu e përgëzoj ambasadorin Gjerman në Kosove, Jorn Rohde që po i bënë presion BE-s që të kërkoj nga Serbia arrestimin e menjëhershëm të Milan Radojçiqit dhe grupit të tij kriminal të cilët më 24 shtator të vitit 2023 e kanë sulmuar Banjskën në Veri të Mitrovicës. Ndryshe nëse Serbia nuk pranon që të bashkëpunon me autoritetet Evropiane, atëherë Kosova duhet ti anuloj të gjitha bisedimet dhe premtimet që i ka bërë në SHBA në vitin 2020. BE-ja duhet ta kuptoj që Kosova nuk i takon Serbisë, prandaj si kanë fytyrë të kërkojnë nga Kosova përmbushjen e kërkesave të Serbisë, kurse Serbia po planifikon incidente të reja për të hapur panik te Serbët e Kosovës dhe për të nxitur një luftë
të re.
Hetimet për sulmin terrorist në veri zbulojnë të vërtetënLexoni edhe:
Si ka mundësi që BE-ja e ka lejuar që një person sikur Joseph Borel nga Spanja, ky shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën, ti udhëheq bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë? Mendoj që ka ardhur koha që Kuvendi i Kosovës ti refuzon të gjitha kërkesat e kërkuara nga BE-ja që bien ndesh me sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, pa marrë parasysh pasojat që do ti kemi në të ardhmen. Disa deklarime të diplomatëve të huaj, sikurse është ambasadori gjerman dhe ai Britanisë së Madhe në Kosovë, megjithatë japin shpresë se sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, është duke u kthyer me vonesë, por sigurt, në një armë të fuqishme goditëse kundër vetë Serbisë, e në favorin e Kosovës, por edhe që do të prodhon pasoja serioze në procesin para të cilit gjendet Serbia, për integrim në BE, me statusin e kandidatit dhe hapjen e kapitujve përkatës, sepse tani më është pikërisht politika e shtetit më me ndikim në BE, Gjermanisë, që po kërkon kushtëzime serioze për Serbinë, për kapjen dhe ndëshkimin e aktit kriminal të sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator 2023, sulm ky që ka detyruar të shtohet numerikisht forca e KFOR-it për sigurinë e kufirit në mes të dy vendeve.
Ai madje duke folur për rrezikun që një sulm i tillë të përsëritet edhe në një rast tjetër, ka zbuluar politikën e shtetit të tij për sigurinë e Kosovës. Prandaj lidhur me këtë ambasadori gjerman ka bërë me dije se Gjermania do ta shtojë praninë e saj në Kosovë me një kontingjent të ri nga fillimi i majit të këtij viti. “Personalisht, nuk mund ta imagjinoja se do të ndodhte diçka e tillë, dhe për këtë arsye NATO e shtoi praninë e saj dhe Gjermania do të bëjë të njëjtën gjë me një kontingjent të ri nga maji. Ajo që duam është paqe dhe stabilitet. Sulmet si ky janë saktësisht e kundërta e kësaj. Nëse nuk dënohen autorët e sulmit në Banjskë, si mund të rritet besimi mes dy vendeve. Kjo ishte një punë e madhe dhe me të vërtetë autorët duhet të ndëshkohen”, ka deklaruar Rohde. Ky fakt tregon mjaftueshëm se Serbia nuk mundë të del tash e tutje në rolin e Viktimës sepse po zbulohet ashiqare, dhe fare pa u maskuar në rolin e agresorit, aq me tepër me organizim dhe stimulim të terrorizmit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".