Lexoni edhe:
Qershori, afati real i arritjes së marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë
Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Kushti kryesor që ka mbetur të realizohet nga Qeveria lidhur me situatën në veri tani më është largimi i kryetarëve të zgjedhur vitin e kaluar dhe përsëritja e zgjedhjeve me pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në zgjedhje, proces ky që tani më është vendosur në rrugë ligjore pas peticionit të nënshkruar i cili është në procedurë verifikimi dhe gjithçka do të rrjedh siç e parasheh ligji, prandaj edhe kjo pikë mundë të konstatohet se po realizohet, por nuk mundë të finalizohet me procedurë formale, do përgatitje, organizim dhe menaxhim serioz për mbarëvajtjen e këtij procesi.
-Politikat ndërkombëtare që po zhvillohen tani kur është në pyetje ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve, për një pajtim të mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës, e duke pasur parasysh marrëveshjen e Ohrit, që sipas të gjitha gjasave e kanë pranua si marrëveshje këto dy shtete në fjalë, tani sinjalet ndërkombëtare na japin me nënkuptua se vizita e delegacionit të bashkimit evropian që do të jetë në fund të këtij muaj, pra 30 janar, do të jetë mbase edhe vendimtare për tu komunikuar vendimi i BE-së për heqjen e masave të shqiptuara ndaj Kosovës.
Qershori, afati real i arritjes së marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë Lexoni edhe:
Duhet të presim një vendim të tillë sepse ato masa janë vendosur padrejtësisht, për shkak të situatës së krijuar para një viti në veri të Kosovës, edhe ajo e provokuar nga bandat serbe. Tani ajo situatë plotësisht është vënë nën kontroll, me efekte dhe argumente të plota dhe të pa kontestueshme që flasin për shtensionim dhe normalizim të jetës, ofrimit të sigurisë nga institucioni i policisë së Kosovës, dhe nga shtimi i trupave të KFOR-t për kontrollin e vijës kufitare kundër depërtimit të grupeve kriminale. Zëvendës kryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se sa i përket heqjes së masave nga Bashkimi Evropian nuk ka ende vendim të BE-së, por kushtet të cilat BE i ka caktuar Kosovës për suspendimin e atyre masave tani më lirisht mundë të thuhet se janë plotësuar dhe kjo çështje do të jetë temë e takimit të 30 janarit. “Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë. Takimet po vazhdojnë, këtë të marte do të kemi prapë vizitë nga dikush nga Brukseli në Prishtinë”, ka thënë ai, por duke e mbajtur në rezervë dhe mos deklaruar se kush do te jetë personi që do të qëndrojë më 30 janar në Kosovë.
Kushti kryesor që ka mbetur të realizohet nga Qeveria lidhur me situatën në veri tani më është largimi i kryetarëve të zgjedhur vitin e kaluar dhe përsëritja e zgjedhjeve me pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në zgjedhje, proces ky që tani më është vendosur në rrugë ligjore pas peticionit të nënshkruar i cili është në procedurë verifikimi dhe gjithçka do të rrjedh siç e parasheh ligji, prandaj edhe kjo pikë mundë të konstatohet se po realizohet, por nuk mundë të finalizohet me procedurë formale, do përgatitje , organizim dhe menaxhim serioz për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Në bazë të kësaj çfarë u tha deri më tani, shpresat për një pajtim të mundshëm ekzistojnë por megjithatë duhet gjithnjë diplomacia ta luaj rrolin e saj në përputhshmëri me interesat e shtetit të Kosovës, dhe në harmoni me shtetet mike që po na qëndrojnë në përkrahje të përhershme, e që edhe interesi i tyre është që një pajtim i tillë real të ndodhë pa pasoja dhe në harmoni me dispozitat ligjore të shtetit të Kosovës. Ky pajtim do të ju hapi rrugë të gjitha shteteve ballkanike që të anëtarësohen në institucionet ndërkombëtare, sikur që është NATO, BE etj, dhe tani kontinenti i Evropës të jetë kompakt me të gjitha shtetet që janë pjesë përbërëse të sajë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"