Lexoni edhe:
Euforia e liberalizimit të vizave që po rrezikon zbrazjen e shtetit nga punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë
Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani
Ata e dinë mirë dhe janë të betuar nga qarqet shoviniste serbe se kush e pranon Kosovën shtet do të vritet, pos faktorit të brendshëm serb atje i ka frerët në dorë edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe të mos flasim se nënkuptohet nëna e tyre Rusia.
Deri te Bashkimi me Shqipërinë ne duhet të marrim plane dhe zgjedhje më të butë që të shkojmë hap pas hapi, që të mos e kërkojmë bashkimin në të parë me Shqipërinë se këtë shamate po e pret Serbia, Rusia, Kina dhe ndonjë shtet tjetër ndonëse mundë të jetë edhe i pafuqishëm.
-Ne shqiptarët e sidomos politikanët e mashtrojnë veten dhe e rrejnë popullin dhe e tradhtojnë votuesin se ka zgjidhje dhe pranim nga politika fashiste serbe, për këtë flasin mijëra fakte dhe luftëra. Në mund të zbardhim edhe faqet e historisë se Serbia fashiste e ka pasur në program shfarosjen e shqiptareve nga faqja e dheut dhe të mos lihet asnjë shqiptar dhe të lëshohet kosa e vdekjes në kokat e tyre. Dhe ajo daton shumë herët që nga Ilia Garashanini , Jovan Cvejiqi, Vasa Çubriloviqi dhe sot e kësaj dite është akoma në tryezat e Akademisë së Shkencave Serbe në "Francuska numër 7" dhe të mos i numëroj hartuesit tjerë që nga Milan Komneniqi, Dobrica Qosiqi.
Pra, ne nuk kemi zgjidhje tjetër pos Bashkimit me Shqipërinë, dhe është gjë tjetër po që se nuk na pranon bota ose nuk kemi takat, përndryshe ne vetëm e mashtrojmë veten dhe që presim se Serbia fashiste do e pranoj Kosovën si shtet. Ata e dinë mirë dhe janë të betuar nga qarqet shoviniste serbe se kush e pranon Kosovën shtet do të vritet, pos faktorit të brendshëm serb atje i ka frerët në dorë edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe të mos flasim se nënkuptohet nëna e tyre Rusia.
Deri te Bashkimi me Shqipërinë ne duhet të marrim plane dhe zgjedhje më të butë që të shkojmë hap pas hapi, që të mos e kërkojmë bashkimin në të parë me Shqipërinë se këtë shamate po e pret Serbia, Rusia, Kina dhe ndonjë shtet tjetër ndonëse mundë të jetë edhe i pafuqishëm. Ne deshëm s´deshëm duhet pranuar se politika idioteske dhe e faqes së zezë që nga lufta është dashur t´ia zbardhim dhembët me kohë Serbisë dhe jo bashkërisht të zgërdhihen si qen dhe të bëjnë dyzen ahengu nëpër hotelet më të shtrenjta të botës që bashkërisht shqiptarë e serb shkonin pas kurvave që rrinin te semafori për hamshor dhe për interesat e tyre personale dhe karrieriste na prunë deri këtu që të mos i përmendi lidhjet kriminale të nëntokës më të egër të Pablo Eskobarit dhe merreni me mend akoma kjo racë e poshtër mendon të kthehet në pushtet; me thoni ju a nuk janë të pafytyrë!?
Edhe punën e Asociacionit duhet hequr qafe njëherë e përgjithmonë por vetëm në bazë si e thotë kushtetuta e vendit dhe jo sipas interesave serbe dhe as interesave të atyre që deshën ta shesin Kosovën si mallin e babës dhe si plaçkë pazari. Ne kërkojmë që edhe Edvin Kristaq Rama duhet të ndërroj udhë rrënjësore dhe jo bashkupunimin me snajperistin e kasapit të Ballkanit dhe Evropës, Slobodan Millosheviqit. Mashtrimi i tij dihet, por nuk them se nuk e di se çfarë qëllimi ka pasur, ka dhe do të ketë Serbia kundër shqiptarëve. Nuk e besoj se do të del i pa lagur edhe nga FBI amerikane me mashtrimin dhe skandalin që e bëri në kohën kur ishim më së keqi. Si mund të harroj Edvini i Kristaq Ramës dhe asaj bande kriminale e tradhtarësh se Baton Haxhiut, udbashit serb me libreze zyrtare dhe atyre këlyshëve që ishin rrotull, e kam fjalën për Luginën e Preshevës, Bujanaocit, Medvegjes ose të themi kufijtë jo më larg se në vitin 1956, përndryshe tokat tona deri atje.
Neve shqiptarëve na duhet një grup punues i përbashkët që punojnë për interesa kombëtare në të gjitha trojet e sidomos të Kosovës dhe Shqipërisë, bile do thosha që të uleshin në sofër bashkë edhe ata nga Çamëria, Malësia, Lugina e deri te pjesët e Maqedonisë së Veriut dhe do ecnim përpara. Rrugët natyrisht janë shumë të vështira dhe për shumë kë të pa pranueshme. Mirëpo kjo i bie në politikën ndërkombëtare që paska që dikush po kërkon më shumë në fakt është e drejtë e jona e patjetërsueshme. Do ta përfundoja me thënien e popullit:"P qa fëmija, nëna nuk i jep gji..."
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".