Glorifikimi mashtrues nacional përtej realiteti politik e konstitucional
Helidon Kastrati
Shkruan: Helidon Kastrati
Të dashur bashkatdhetar, do të dëshiroja t’ju rikujtoja që të mos glorifikoni mite e emra të veçantë, por merruni me jetën juridike e institucionale. Kam dëgjuar sot gjithë ditën në Lajme "MAQEDONIA FLET SHQIP". Ky diskutim, mua si intelektual e njohës i dispozitave ligjore më vjen sa për të qeshur por edhe për të qarë! Kur shumë TV e shumë analistë glorifikojnë një gjë që është vetëm simbolike e kalimtare. S’di pse asnjë politikan qoftë edhe Talat Xhaferri, apo partitë që mbështesin, pse nuk kërkojnë të paktën atë që kanë marrë Serbët në Kosovë edhe duke qenë 10 herë më pak në numër. Për t’ju rikujtuar të gjithëve shifrat e Ligjet Konstitucionale. Serbët në Kosovë edhe pse s’do kenë kurrë ndoshta një Kryeministër Serb, kanë marrë 10 herë nga Maksimumi i mundshëm...1. Ata kanë marrë Kosovën si shtet MULTIETNIK që do të thotë janë shtet formues... Shteti Kosovës nuk është vetëm i shqiptarëve nga ana juridike edhe se nga ajo faktike ata janë 93%. 2. Serbët kanë marrë 2 Gjuhësinë në rrugën Konstitucionale. 3. Serbët kanë marrë në parlament 10 vende shtesë në mënyrë të përhershme edhe nëse nuk votohen...4. Serbët janë vetë 4-5 % në Kosovë.
Shqiptarët e Maqedonisë edhe që bën Luftë u tradhtuan në idealet e vërteta konstitucionale. Shqiptarët kanë fituar një kryeministër edhe çfarë? E kemi vetëm kalimtar, 3 muaj më pas shkon, si rasti i Malit te zi.. ( po të paktën në Mal të zi Shqiptarët kanë më shumë të drejta ). Shqiptarët s’janë shtet formues në Maqedoni...janë popull as si Minoritar ( Kjo është shumë rëndësishme nga ana konstitucionale. Maqedonia nuk njeh nga ana Juridike Gjuhën Shqipe si gjuhë Kryesore ose shtet me dy gjuhësi. Po shqipja me zor mund të vendoset në institucione nëse ato përbëjnë me shumë se 13% të atij vendi… Që do të thotë se gjuha Shqipe ku shqiptarët nuk plotësojnë 13 % nuk lejohet ....Ndërsa gjuha Maqedonase, PO edhe aty ku shqiptarët janë 100%. Atëherë pse Ky kryeministër e këto parti kënaqen me Postin e një kryeministri transitor e jo me fatin që kjo të bëhet shkas për ta çuar gjuhën Shqipe - me gjuhën Maqedonase e Shqiptarët të jenë shtet formues? Por unë këtë se kam dëgjuar me asnjë vend por dëgjoj vetëm folklorizma qe s’të çojnë asgjëkund nga ana konstitucionale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".