Lexoni edhe:
Diplomacia ndërkombëtare me vonesë por ashiqare po bindet se Serbia ndalet vetëm me forcë dhe asgjë tjetër
Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani
Drejtësia në Kosovë duhet thënë fjalën e saj përfundimtare që Lista Serbe nuk ka vend në institucionet e Republikës së Kosovës dhe kjo bandë kriminelësh që është, duhet përjashtuar edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pra, duhet ndaluar edhe pjesëmarrja në zgjedhje. Shteti duhet ta thotë fjalën e vetë dhe duhet treguar se ky shtet ka ZOT shtëpie dhe vepron sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit dhe qytetarët serb janë qytetar të këtij shteti që jetojnë në Kosovë dhe jo nga shteti terrorist,kriminel serb që ka qëllime të errëta kriminale dhe është në syrin e keq të botës së qytetëruar.
-Kryebanditi dhe krye terroristi gjakësor serb Millan Radojçiq duke parë se nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shtrirja e sovranitetit në fund u bë edhe realitet, de fakto edhe de jure në çdo cep të vendit, dhe janë shuar të gjitha ëndrrat e tij se kinse Serbia fashiste ka hise në këtë tokë, pra janë fundosur njëherë e përgjithmonë, tani po mundohet vetëm të ndërsej këlyshët e tij që të vazhdojnë provokimet dhe zullumet. -Ky krye terrorist dhe kryekriminel ishte organizator i të gjitha të këqijave në vendin tonë, që zbatonte urdhëratë nga qendra terroriste në Beograd dhe të financuar nga bandat e snajperistit të Slobodan Millosheviqit, pra Aleksandër Vuçiqi, që ishte edhe BOSSI i mafies dhe i kanaleve të nëntokës kriminale që kishte bërë pushtet në Kosovë. Kur jemi këtu deshëm apo s´deshëm ta pranojmë ky krye terrorist ishte i lidhur ngushtë edhe me disa banditë dhe tradhtarë shqipfolës dhe me disa serbo-rus por mjerisht flisnin shqip. Ndaj ky e bënte hallakamë dhe sallamadi veriun e Kosovës. Serbo-rusët, kupto shqipfolës, i bënin edhe konak këtij krye terroristi dhe bile bënin edhe dyzen ahengu neper jaht luksoz dhe natyrisht se e konsideronte Kosovën si tokë të Serbisë, duke harruar se Kosovën na ka lënë neve shqiptarëve hise dhe shumë gjak është derdhur për këto troje.
Do ta tregoj koha se pikërisht shumica e popullatës serbe do i´a kthejnë shpinën këtij krimineli dhe krye terroristi, Milan Radojçiqit, sepse do e shohin se asgjë nuk ka bërë për popullatën serbe pos mashtrimeve dhe premtimeve boshe, përkundrazi ky krye kriminel vetëm se është bërë për veti dhe ka siguruar pasuri me miliarda dhe duke ndërtuar vilat më luksoze që nuk ka askund në Ballkan. Pra, do e shohin se nuk ka asgjë nga kjo politikë mesjetare, shumica e serbëve atje kërkojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe jo rrugën e dhunës, luftës dhe kanaleve të nëntokës kriminale të Rusisë e bandave gjaksore në Beograd. Kjo po vërtetohet edhe se serbët tani i kanë pranuar të gjitha dokumentet kosovare, edhe pasaportën e Kosovës, edhe pse ne e dijmë se ka të tillë që e pranojnë vetëm për të marr viza, por në fakt zyrtarisht i bie ndryshe pra, e pranojnë Republikën e Kosovës shtet.
Nga humbja e pushtetit të krye kriminelit Radojçiq, bile që në rastin e Banjskës iku si qeni me bishtin ndër vegë e ka parë se kanë ndryshuar gjërat dhe më në fund kanë parë se më atje në kufi është flamuri ynë dhe jo si më herët duke kënduar aty "Koto kaze-ko to laze da je Serbia mala". S´ka më se edhe miqtë e tij që u zgërdhiheshin, ata shqipfolës që bënin rrospillëk me ato kurvat që prisnin te semafori, dhe që bashkëpunonin për krim të organizuar nuk janë më kanë shkuar në theqafje.
Shteti i Kosovës dhe organet e ndjekjes nuk do të duhej të ndaleshin me kaq, përkundrazi këtë krye drogirash, krye bandit dhe krye terrorist, Milan Radojçiqin duhet prurë përpara drejtësisë në Kosovë dhe të përgjigjet për të gjitha krimet që i ka bërë në vendin tonë, sepse ky bandit ka aq vepra në shpinë që do të duhej të burgoset dhe të dënohet me dënimin maksimal.
E ardhmja i takon popullit që lufton për liri dhe bashkim kombëtarLexoni edhe:
Por, mua personalisht dua të them publikisht se po u kap dhe u vë para drejtësisë duhet të tregoj se me cilët shqipfolës, kryebandit ka bashkëpunuar dhe po ashtu, jam i sigurt se ky krye kriminel ka bashkëpunuar edhe me shqipfolësit serbo-rus për spiunimin për interesa të Serbisë dhe Rusisë, dhe po ashtu edhe për bashkëpunimin e kanaleve të nëntokës kriminale për kontrabandë në veri me vepra të paligjshme dhe kjo është e pamundur të mos kenë bashkëpunuar por duhet kapur dhe zhvilluar hetimet deri në fund. Drejtësia në Kosovë duhet thënë fjalën e saj përfundimtare që Lista Serbe nuk ka vend në institucionet e Republikës së Kosovës dhe kjo bandë kriminelësh që është, duhet përjashtuar edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pra, duhet ndaluar edhe pjesëmarrja në zgjedhje.
Shteti duhet ta thotë fjalën e vetë dhe duhet treguar se ky shtet ka Zot shtëpie dhe vepron sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit dhe qytetarët serb janë qytetar të këtij shteti që jetojnë në Kosovë dhe jo nga shteti terrorist,kriminel serb që ka qëllime të errëta kriminale dhe është në syrin e keq të botës së qytetëruar. Kur e them këtë dhe kemi fakt të pamohueshme se pikërisht krerët e kësaj bande terroriste-Listës serbe, akuzohen për vepra kriminale e terroriste ndaj shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe shumë logjike si mund të garoj kjo bandë terroriste në zgjedhjet e shtetit në Republikën e Kosovës. Pra duhet ndërmarr masa ligjore për përjashtim përfundimtar nga politika dhe nuk duhet lëvizur për asnjë milimetër për lejimin e kthimit të tyre në Kuvend, sepse janë dëshmuar të gjithë nga kjo bandë kriminale dhe terroriste me veprimtarinë e tyre kundër shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".