Lexoni edhe:
Ashpërsimi i kushteve për anëtarësimin e Serbisë në BE, formulë e detyrimit për marrëveshje me Kosovën
Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri
Dhe këtu ka një kontradiktë në mes asaj që thuhet dhe realitetit atje, kur kihet parasysh investimet e qeverisë së Serbisë atje përmes pagave dhe pensioneve që marrin qytetarët serb në veri të Kosovës. Andaj duhet pritur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale atje, nëse procesi i peticionit është i suksesshëm, ku do të mund të hiqet përfundimisht dilema atje nëse serbët e veriut janë "çliruar" dhe distancuar nga Lista Serbe, apo kjo e fundit akoma do të vazhdojë të jetë subjekt përfaqësues i tyre.
-Është ngritur një diskurs në opinionin publikë se serbët në veri të vendit tashmë janë çliruar siç thuhet nga Lista Serbe, dhe ky diskurs është si rezultat i aksioneve të policisë së Kosovës ndaj grupeve kriminale, mbajtja e zgjedhjeve lokale edhe pse të diskutueshme për shkak të pjesëmarrjes së vogël dhe bojkotimit nga ana e qytetarëve serb atje, dhe sidomos pas ngjarjeve të 24 shtatorit në Bajnskë. Po ashtu ky diskurs se serbët në veri janë çliruar nga Lista Serbe po ashtu është edhe rezultat i narratives së Qeverisë së Kosovës se tashmë është shtrirë sovraniteti edhe në këtë pjesë të Kosovë, dhe së fundi pamë që atje janë vënë edhe poster kundër Milan Radojçiqit në të cilët ai shfaqej apo konsiderohej kriminel dhe patrioti i rrejshëm.
Por nëse marrim parasysh deklaratat e eksponentëve të partisë në pushtet, LVV-së dhe po ashtu kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të vendit me rastin e organizimit të peticionit nga serbët për shkarkimin e tyre, në të cilat ata deklaronin se pas organizimit të qytetarëve serb për peticion qëndron Lista Serbe. Atëherë pyes: Se si ka mundësi që serbët e "çliruar" nga zullumi i Listës Serbe, janë po të njëjtit që i organizon Lista Serbe për të nënshkruar peticionin e shkarkimit të kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore të vendit, ku në se cilën komunë numri i qytetarëve që e kanë nënshkruar këtë peticion ka kaluar numrin e domosdoshëm për të qenë peticioni legal dhe konform udhëzimit administrativ nga ministria e pushtetit lokal.
Dhe këtu ka një kontradiktë në mes asaj që thuhet dhe realitetit atje, kur kihet parasysh investimet e qeverisë së Serbisë atje përmes pagave dhe pensioneve që marrin qytetarët serb në veri të Kosovës. Andaj duhet pritur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale atje, nëse procesi i peticionit është i suksesshëm, ku do të mund të hiqet përfundimisht dilema atje nëse serbët e veriut janë "çliruar" dhe distancuar nga Lista Serbe, apo kjo e fundit akoma do të vazhdojë të jetë subjekt përfaqësues i tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".