Serbia paraqet rrezik permanent për paqen botërore

Serbia paraqet rrezik permanent për paqen botërore
Serbia paraqet rrezik permanent për paqen botërore

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 08 February 2024 - 14:02

Shkruan: Mehdi Hyseni

***  Këtë e provojnonë jo vetëm tri (3) agresionet gjenocidale të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, gjatë viteve ’90 të shekullit XX (1989-1999), por edhe ndërhyjra  e saj në punë të brendshme të  Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (2000-2024).

Mirëpo, deri më sot, bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht OKB-ja nuk e ka sanksionuar Serbinë për  përzierjen në punë të brendshme të Republikës së Kosovës. Kjo është shqetësuese jo vetëm për Kosovën, por, për gjithë sistemin e sigurisë dhe të paqes së marrëdhënieve ndërkombëtare, mbase brutalisht Serbia nuk përfill rendin pozitiv juridik ndërkombëtar, edhe pse kjo është vepër penale ndërkombëtare sipas Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Edhe pse në  Rezolutën 2131 (XX);21/65 të OKB-së, thuhet se “ Asnjë shtet ose grupe shtetesh nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë qoftë direkt, qoftë indirekt në punë të brendshme ose të jashtme të një shteti tjetër të pavarur, sepse është vepër e rëndë penale, e dënueshme sipas  së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së”.Mirëpo, përkundër kësaj ndalese juridike ndërkombëtare, Serbia  në vijimësi ka ndërhyrë dhe, ende po ndërhyn në punë të brendshme të Kosovës (2000-2024), me qëllim që  të rikthejë pushtimin e saj kolonial dhe gjenocidal në Kosovë (1912-1999).

Një përzierje e këtillë arbitrare, antihumane dhe antiligjore e Serbisë, gjithashtu ka për qëllim prishjen e ekuilibrit  të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pikësëpari, Serbia me aktivitetet e saj politiko-propagandistike subversive dhe terroriste të përzierjes në punët e brendshme të Kosovës, po synon prishjen e rujatjes dhe të zhvillimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve miqësore ndërmjet shteteve të Evropës Perëdidmore  dhe të Amerikës me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Mirëpo,e gjithë kjo fushatë e politikës, e propagandës dhe e diplomacisë agresive në përzierjen e punëve të brendshme të Kosovës, është krim juridik ndërkombëtar, ngase bie ndesh me parimet dhe me qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Me një fjalë, përzierja e Serbisë në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, është shkelje penale e rregullave , e normave dhe e parimeve të së drejtës ndërkombëtare  dhe të dispozitave  të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Si rrjedhojë, Serbia ashtu sikurse 192 shtete e tjera anëtare të OKB-së e ka për detyrë që në marrëdhëniet e  saj ndërkombëtare të përmbahet nga përzierja në punët e brendshme të Koosvës, si dhe  të heqë dorë nga kërcënimi dhe përdorimi  e forcës qoftë kundër integritetit territorial, të pavarësisë politike dhe të sovranitetit të Kosovës.

 OKB-ja ta penalizojë  përzierjn e Serbisë në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës

Duke qenë se Serbia me veprimet e tilla antihumane, antiligjore juridike ndërkombëtare po rrezikon jo vetëm sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Ballkan, por edhe  paqen evropiane e ndërkombëtare. Ky rrezik permanent   virusal  për drejtësinë, rendin pozitiv juridik ndërkombëtar dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare, duhet të eliminohet nga politika dhe diplomacia strategjike dhe gjeopolitike e  SHBA-së, e NATO-s , e BE-së dhe e OKB-së. Duke qenë se as Amerika, as OKB-ja, as NATO-ja e as BE-ja nuk mund të jenë  “peng” e as “robër” të diktat dhe të ultimatumeve kërcënuese të “ rehabilitimit” të agresioneve gjenocidale dhe të përzierjes së Serbisë në punë të brendshme të Kosovës (2000-2024).

Këtë vërtetë e dinë 192 anërtare të OKB-së, por jo edhe Serbia koloniale dhe gjenocidale ( si anëtare e 193-të e kësaj organizate ndërkombëtare), e cila qe më se dy dekada përzihet në punë të brendshme të Kosovës së pavarur dhe sovrane, të cilën deri tani e kanë njohur më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara (17 shkurt 2008-2024).

Sa më sipër, e përsërisim konstatimin shkencor se, juridikisht sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, përzierja e një shteti në çështje të brendshme të një shteti tjetër, do të thotë:  Krim ndërkombëtar, sepse direkt dhe indirekt dhunon parimin e integritetit territorial,  të sovranitetit dhe të vetëvetëvendosjes së një shteti tjetër të pavarur . Kjo është arsyeja kryesore, pse duhet sanksionuar rigorozisht ndërhyrja  e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës (200-2024).

Dhe, jo vetëm kaq, Serbia duhet dënuar nga OKB-ja, edhe për lobimin, për  kërcënimin, si dhe për përdorimin e politikës propagandistike dezinformuese , e cila qe 24 vjet po e zhvillon kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane  për të filluar një luftë të re në Kosovë, me qëllim të revidimit të statusit juridiko-politik e diplomatik ndërkombëtar të Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".