Të ashpërsohen kriteret e rekrutimit të gjeneratave të reja profesionale në polici

Të ashpërsohen kriteret e rekrutimit të gjeneratave të reja profesionale në polici
Të ashpërsohen kriteret e rekrutimit të gjeneratave të reja profesionale në polici

Dardan Grapci

  • 09 February 2024 - 20:36

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Ajo se çka duhet të ndodhë urgjentisht është rifreskimi i këtij institucioni me njerëz të rijnë duke i larguar gradualisht nga puna ata të cilët janë nën-hetime, vepra penale dhe kriminale, etj. Në këtë rast gjithashtu edhe qytetarët duhet ta respektojnë policinë e Kosovës, duhet ta ndihmojnë policinë dhe të sillen me respekt ndaj Policisë së Kosovës sepse është shtylla kryesore e sigurisë së përgjithshme . Nuk janë aspak njerëzore disa skena që i shohim nëpër media ku individ të caktuar, qofshin ata polic apo qytetar, mundohen ndonjëherë ta luajnë rolin e “bossit” duke sharë, kërcënuar, shantazhuar dhe raste me përpjekje ndal policëve për ti korruptuar.

 

Policia e Kosovës është institucion shtetërorë dhe si i tillë nuk mundet me i pas nën-kontroll të plotë të gjithë personelin e saj policor për secilin veprim që ndërmarrin ata nga pozita profesionale dhe e pa varur që ju besohet nga eprorët e tyre. Është fakt i pa mohueshëm dhe i pa diskutueshëm se me kalimin e kohës, me rritjen e numrit të personelit në Policinë e Kosovës, me kritere mbase jo shumë të ashpra, ngadalë por sigurt, sikur po fillon të rrezikohet e të deformohet, madje edhe të degradohet ky institucion ndër më të besueshmit deri më tani në bindjen qytetare, ngase nga viti në vit kemi rritje të shifrave për personelin ndaj të cilit qytetarët ushtrojnë ankesa, pastaj konstatohet edhe përgjegjësia e tyre dhe ndërmerren masa të ndryshme ligjore. Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2023 ka pranuar dhe menaxhuar 1697 ankesa. Prej tyre, 1145 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 540 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale. Pra 54o raste hetime penale në policinë e Kosovës nuk janë shifra këto për tu injoruar por shifra serioze për të cilat shteti duhet alarmuar dhe vepruar. Tutje në raportin e Inspektoratit të Policisë për vitin e kaluar thuhet se gjatë asaj periudhe kohore , IPK ka arrestuar 35 të dyshuar – 21 punonjës policorë dhe 14 qytetarë, ndërsa ka rekomanduar 71 suspendime. Po ashtu thuhet se në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 74 Kallëzime Penale, 54 Raporte të Veçanta dhe 56 Raporte Informuese. Këto shifra e fakte flasin për nevojën e ashpërsimit të politikës së rekrutimit të stafit policor të Kosovës, për të parandaluar depërtimi në polici të personave më të kaluar të dyshimtë , të inkriminuar, të cilët pastaj e krijojnë aty rrethin e tyre të veprimit dhe jo vetëm që ulin imazhin dhe besimin tek qytetarët, por përfshihen edhe në strukturat e rrezikshme të krimit. Ajo se çka duhet të ndodhë urgjentisht është rifreskimi i këtij institucioni me njerëz të rijnë duke i larguar gradualisht nga puna ata të cilët janë nën-hetime, vepra penale dhe kriminale, etj. Në këtë rast gjithashtu edhe qytetarët duhet ta respektojnë policinë e Kosovës, duhet ta ndihmojnë policinë dhe të sillen me respekt ndaj Policisë së Kosovës sepse është shtylla kryesore e sigurisë së përgjithshme . Nuk janë aspak njerëzore disa skena që i shohim nëpër media ku individ të caktuar, qofshin ata polic apo qytetar, mundohen ndonjëherë ta luajnë rolin e “bossit” duke sharë, kërcënuar, shantazhuar dhe raste me përpjekje ndal policëve për ti korruptuar. Prandaj mendoj që detyrimisht rekrutimi për policët e Kosovës duhet të jetë edhe më i ashpër me metoda më të reja hetimi të prejardhjes së tyre familjare e sociale. Policët duhet të jenë gjithmonë të durueshëm në punën e tyre edhe kur provokohen që mos të eskalojnë në dhunë por ta mbajuni gjakftohtësinë deri në atë masë të fundit, kur vetëm nëse fizikisht kërcënohet , detyrohet veprimi në mbrojtje. Gjithashtu Policia e Kosovës duhet fillojë me një fushatë afatgjatë sensibilzimi tek qytetaret për të ju thënë se ata janë këtu për të na mbrojtur e jo për të na maltretuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".