![](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/10/200x200_86dd874e-abb6-49a1-b136-ee1da5f1e3a9_w1200_r1_11707579661.avif)
Lexoni edhe:
Vuçiq e humbi betejën me Kryeministrin, propozimi gjerman me 4 muaj trazicion për dinarin serb në Kosovë formulë e qëlluar
Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari
Fatkeqësisht Kosova sot për sot nuk ka institucione të besueshme të drejtësisë, dhe as të sigurisë, pasi që në këto institucione po ndërhyn politika, sidomos politikanët e korruptuar janë ata që e kontrollojnë Policinë, AKI-në , FSK-në , Gjykatat, Prokurorin, KGK-në KPK-në IPK-në fatkeqësisht sot mundesh mu dënua e mu ndjek penalisht vetëm në mungesë të njoftësive dhe lidhjeve politike. Rastet e fundit në Policinë e Kosovës dhe Dogana tregojnë se vepron qartë korrupsioni, veprojnë klanet e ndryshme të interesit nga politik deri të krimi i organizuar.
-Normalisht, pranimi i policëve dhe gradimi i tyre duhet me qenë ndryshe, ku do të duhej të dominon zotësia, aftësimi shkollor ,rezultatet dhe testet profesionale, por vazhdimisht po mungon ajo që është kruciale e substanciale, verifikimi familjar e kombëtar pasi edhe ato komisione që janë, e bëjnë punën vetëm sa për sy e faqe. Ata janë vetë të korruptuar dhe të dirigjuar nga para sistemet politike që në fakt janë nëntoka e politikanëve të korruptuar.
Është e kotë nëse kadeti i Policisë e ka kryer ndershëm fakultetin me nota 10-she, pasi kur vjen ne pyetje për tu punësuar dikush nga nipat, kushërinjtë, dashnoret dhe njerëzit e Hashim Thaçit, Ilmi Reqicës, Sami Lushtakut, Isa Mustafës, Ramush e Daut Haradinajt, Bexhet Pacollit....etj, ai studenti me nota 10-she mundet vetëm të shpresoj dhe ëndërroj punën si zyrtar apo epror i policisë, pa marrë parasysh aftit e tij. Inspektorati Policor i Kosovës duhet me veprua por edhe me i nxit policët e zyrtarët e pa korruptuar, siç vepron në Amerikë Kontrolli i Brendshme e Policisë, që ka arritur për ti pastruar bandat kryesore të krimin dhe klanet e organizuar në policin Amerikane.
Njësoj duhet të veprojnë edhe në Kosovë edhe IPK, pasi korrupsioni, njoftësi, nepotizmi, gradimet politike të zyrtarëve te policisë që shpesh ndihmohen nga krimi o organizuar e nga korrupsioni në tenderë, në blerje pajisjesh, dhe shumë anomali tjera që ekzistojnë dhe janë goxha shumë prezentë në policin e Kosovës !
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".