Politika anglo-amerikane për shqiptarë është aksion sigurie
Prof.Dr.Hakif Bajrami
Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami
Pushteti i Beogradit e ka ftuar mbledhjën e KS OKB-ës dhe ftesa iu aprovua më 8 shkurt 2024 për çështjën e përdorimit të dinarit nga serbët në Kosovë. Kjo kërkesë u bë me sugjerim të Moskës për ta vënë në plan të dytë terrorizmin që ka ndërmarrë Serbia në Bajskë më 24 shtator 2023.Vërtetë u konsiderua një shansë e mirë për plane të reja të Vladimir Putinit. Lidhur me këtë A. Vuçiqi e ka kërkuar këtë mbledhje edhe për një konsum shtesë politik, që ka të bëjë me pozitën e tij prej politikani terrorist të pushteti të brendëshme, si nxënës i V. Sheshelit. Mbi të gjitha është fjala për t` i treguar opinionit opozitar të brendshëm serbian se: “Rusia është me pushtetin e tijë”. Madje në këtë drejtim, ndodhi “çështja e dinarit” sikur të ishte e porositur, krejtësisht për t` i treguar qytetarit serbian se Serbia: “Ka edhe aleatë të tjerë siç janë: Alegjeria dhe ndonjë shtet tjetër”, autokrat dhe despotiknepër glob.
E tërë kjo ndërmarrëje është orkestruar nga Moska në mënyrë që A. Vuçiq të shënojë njëfar pozicioni që mori Parlamenti i Këshillit Evropës këto ditë, duke votuar që të hetohet: “terrorizmi zgjedhor” në Serbi; duke kërkuar “përsëritjën e zgjedhjeve të manipiluara” më 17 dhjetor 2023. Në realitet, zgjedhjet e 17 dhjetorit 2023 në Serbi ishin të manipuluara, për çka hapur tregoi mbledhja e parë konstituive e Parlamentit e ku organet drejtuese nuk mundën për t` u konstutuar, sepse opozita politike ishte e gatshëme që ta filloi shkatrrimin e mbldhjës edhe fizikisht. Pra, me këtë mbledhje në KS OKB më 8 shkurt 2024, A. Vuçiqi provoi që ta largojë vëmendjën nga realiteti se Serbia është nën hetime ndërkombëtare.Ky realitet ndodhi edhe për faktin, se në Mal të Zi Andrija Mandiq ka forca që ta “kontestojë” Euron, si monedhë zyrtare, e të cilën sërbët e atjeshëm e respektojnë, por që së pari të testohet situata në Kosovë. Pra edhe më fuqishëm, Beogradi provoi që të tregoi se ndikimi serbian në Ballkan është në pozitë të një Piemonti, sepse e ka përkrahjën e V. Putinit dhe qarqeve të tiranisë kudo nepër botë.
Së këndejmi, kur Kryeministri Albin Kurti e shtroi në KS OKB shembullin e përdorimit të Euros në Mal Të Zi nga serbët pa probleme, atëherë bota kundërshtare ndaj politikës Bankës Qendorre të Kososvës-ës dhe Qeverrisë Kurti, mbeti se nuk mund të akuzohet me asnjë adut politik dhe diplomatik, kështu që mbledhja e KS OKB kaloi me një frazeologji të tipit: “murmurimë me dy pika shi”!.
Pse në Ballkan bëhen eksperimente politike
Gati të gjithë drejtuesit shtetëror të Ballkanit u mungon historikisht ekpipi drejtues, për të mbetur i fetishzuar lideri. Dhe me të gjitha mjetet liderin pastaj kur të krijohet ky realitet e mban në pushtet tifozeria. Lexuesit duhet t` iu kujtohet rroli i një lideri narcist në Kosovë, i cili pati krijuar një respekt shumë të gjërë jo vetëm ndër shqiptarë, por edhe në Perendimin demokratik. I njejti person kur erdhi Konferenca e Rambujes, në vend që t` i forcojë pozitat, ai e humbi “pushtetin” sepse nuk dijti të rreshtohet në atë moment kulmor historik, ku nuk diktonte tifozeria por vjen në shprehje forca. Pra, aty në Rambuje (shkurt-mars `99), ku duhej të tregohej se kush ka pushtet brenda Kosovës, shumë shpejtë emruesi i përbashkët i thyesave politike, e ku në hise hyri ai argument që i duhej Kosovës, e që ai argument ishte UÇK dhe lufta e saj çlirimtare-forca e saj minore karshi okupatorit, por ishte dhe quhej forcë, pra kur realitetit i duhej ushtria, për ta shporrë robërinë, pa marrë para sysh pamundësitë, politika ra në plan të dytë, dhe forca i tregoi dhëmbët se kush i “rendisë lugët në krojshe” në ato momente historike, kur ngushtohet harku i arritjës qëllimeve përfundimtare.
Parndaj, në bazë të këtij realiteti drejtuesit shtetëror, sidomos ata shqiptarë sot (më 2024) duhet të mbështetën në një mënyrë në tifozëri, por kur të sigurohën në fron, atëherë ekipi profesional është i nevojshëm dhe duhet të jetë gati primar, por ai ekip sado i dobët të jetë i duhet forca ushtarake dhe policore, për t` i qëndruar prapa.Është primare pra forca, sipas filozofisë së historisë,sepse pastaj tifozërisë duhet për t` ia kthyer respektin (borqin), me drejtim të pushtetit të dlirë. Së këndejmi, nëse i analizojmë pozicionet objektive pushtetore në fronet shqiptare, duke e futur edhe efektin që ia dha prezenca e Kryeministrit Albin Kurti në KS OKB më 8 shkurt 2024, kujtoi dhe jam i sigurt se Kryeministri i Kosovës është për dy koka mbi të gjithë shtetasit e Ballkanit me zgjuartësi, sepse individualisht nuk mundet askush t` ia thot një fjali të drejtuar me gisht, as opozitari i brendëshëm e as kritiku i jashtëm: se je i korruptaur dhe i kapur, se në KS OKB nuk e përfaqsove Republikën e Kosovës, ashtu si ka dëshirë tifozëria, si e do sinqerisht çdo mik i saj. Shkurtë e shqip, Albin Kurti nuk mund të korruptohet e as të jetë i përzier në punë të pista, me asnjë çmim.Mbi të gjitha, Albin Kurti e bindi tifozërinë se në Kosovë tani për tani është i pakonkurencë.
Madje e bindi botën e civilizuar se duhet të investojë në Kosovë, sepse e ka investimin e sigurt. Megjithë këtë realitet në këtë nye amerikanët në rastin e Bajskës dhe në rastin e dinarit sikur janë kah “luajnë” një lojë joprofitabile, sepse, ose nuk po iu pelqen autoriteti i Albin Kurtit të ditur që çdo kujtë ia numron lugët në krojshe, ose janë në hamnedje për përkrahjën e Republikës e Kosovës. E Republika e Kosovës, kujtoi se ka arritur për të krijuar vlera të cilat i mbrojnë 116 ambasadat e saj, prandaj nuk është ndonjë tragjedi që nuk na pranon Koreja Veriore, Irani, Ruisa apo Algjeria dhe Siria totalitare. Mbi të gjitha edhe këto shtete duhet të dijnë se Kosova nuk është ndo një forcë destabilizuese në Ballkan. Por, duhet të dihet se Republika e Kosovës ka peshë strategjike, bile për SHBA-t dhe NATO-n, e ajo peshë është ende e pastudiuar, sepse është polidimenzionale, sepse është peshë që duhet të dihet se i shkon uji pa tarifë në “mullirin” Anglo-Ameriakn në rend të parë, sidomos në sferën politiko-energjitike të NATO-s. E sa kanë hasmëri për këtë realitet aleancat ruso- serbe dhe ato iraniano-verikoreane, bota e civilizuar e dinë në detale dhe besnikërisht.
Çka na mëson filozofia e hitorisë?
Duke i hulumtuar argumentet për pozitën e Kombit shqiptar në Ballkan, në këto 25 vjetë të shekullit XXI, në këto suaza të kundërthënjeve të pasluftës së ftoftë, e që u shtruan me pak fjalë më lartë, arrihet në përfundim se: Në Evropë sistemi ekonomiko shoqëror liberal shumëpartiak, në “kryqet rrugore të filozofisë politike dhe filozofisë së drejtësisë” të siguron një lloj ekzistence sovrane, e cila duhet të ketë barasvlerë-valutë, që quhet pushtet i blinduar ajror, tokësor dhe ujor ta kultivojë. Por sistemi ekonomiko shoqëror evropian, shqiptarisë sikurse deri me tash, nuk ika siguruar perspektivë historike, pra nuk i ka garantuar përkrahje për tërë shekullin, sepse politika është interes, e jo miqësi, sepse padrejtësitë ndaj shqiptarëve janë aq të egra, sa që edhe një shekull nuk mund të sherohën. E në këtë shansë, Serbia nazifashiste qe dy shekuj sikur projekton perandori fiktive, projekton luftëra për zgjërim dhe dalje në det. Lidhur me këtë fenomen, në SHBA kriterium filozofik jetësor për krijimin e historisë është perspektiva. Në këtë çështje, ekzistenca është e siguruar dhe e mbrojtur, për Amerikën nëse ke forcë dhe aftësi për ta mirëmbajtur. Në Evropë ky realitet është ende terra inkognita.Së këndejmi, shqiptaria duhet të mbështetët tek anglo-amerikanizmi në përgjithësi ashtu si pati vizion Haxhii Zeka më 1902.E Haxhi Zeka qysh atëherë e pati nuhatur se në çfar niveli i duhet shqiptarisë përkrahja anglo-amerikane, madje, jo për të fituar treva të hueja si Serbia, Mali Zi, Greqia në dëm të tokave shqiptare, por tha ai vizionar: “Shqiptarisë i duhet siguria dhe perspektiva, i duhen si miqë Anglia dhe Amerika prtotestante.Njëra pa tjetrën nuk krijojnë asnjë lloj historie për shqiptari”. Kujtoi se këtij mendimi nuk i duhet koment, por gjithëmonë duhet për t` ia bërë hyzmetin tifozërisë brenda kombit që të deshmoi miqësi të verifikuar.
Si e nxorra aksiomën e lartë shënuar
Në nëntor 2005 pati nisur procesi ndërkombëtar për ta gjetur një status optimal dhe përfundimtar për Kosovën. Pas bisedimeve të gjata, ku tjetër pos në Wjenë, ku vlon uji në akull, më2 shkurt 2007 Marti Ahtisari e dorëzoi propozimin për statusin e Republikës Kosovësnë Prishtinë dhe Beograd. Në atë dokument, statusi i Kosovës denominohet si pavarësi e kushtëzuar. Kjo do të thot, de jure, që Kosova është protektorat ndërkombëtar, i garantuar nga KS OKB, që debatohet për çdo vit nga dy herë, se cila është gjendja, dhe kah duhet të shkohet në këtë shtet mëtej.E vërteta, ka raste kur organizohet ndonjë tubim në KS OKB pa asnjë të drejtë, sikur që erdhi “rasti i dinarit” këto ditë. Por duhet të dihet, se prtotektorati i OKB mbi Kosovën ka shkuar në histori, por që ka mbetur zeri si vlerë apsolute kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) më 2010 mori vendim të panegociueshëm se: “Shpallja a pavarsës Republikës Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkomb[tare". Ky verdikt juridikisht e qiti jashtë funksionit Rezolutën e KS OKB nr. 1244 të qershorit 1999.
Madje, edhe atëherë pushteti i Beogradit e paditit Kosovën në KS OKB, e pastaj Sekretari Gjeneral i saj e drejtoi “kontestin” në GJND, ku Serbia e mori autogolin e parë, sikurse më 8 shkurt 2024 që e mori autogolin e dytë. Madje, kur bota e civilizuar dhe drejtësia pozitive evërtetuan se as Malazezët nuk mundi të jetojnë me serbian në një shtet, dhe shpallipavarësinë më 2006, ndërsa në kushtet e reja të këtilla, Kosovës iu lejua një “frymëmarrëje tjetër”, nga ajo që ishte dëgjuar për dy dekada bisedimesh të drejtë për drejta dhe të tërthorta nepër metropolet e Evropës dhe Amerikës, ku flitej dhe shkruhej se vuloset fati i popujve të vegjël, e që drejtuesit politik shqiptar nuk e kishin asnjë arsye për mos me i besuar, erdhi qasti historik dhe u themelua shteti i dytë shqiptar.
Në këtë nivel politiko diplomatik, Evropa tregoi se nuk i ka ndryshuar as veset eas adetet e nëntokës saj.Politika e Evropës, lidhur me Kosovën, nga 17 shkurti 2008 sikur u nda në dysh: disa shtete e pranuan Kosovën e pavarur dhe sovrane. Por sërish për të satën herë u tregua se Evropa nuk siguron perspektivë, sepse nuk mundët të shkëputët nga e kaluara me aq lehtësi dhe me aq peshë sa ka Kosova, pa një luftë totale për t` iu bashkuar Shqipërisë. Kjo do të thot se Evropa është e mbushur me plagë, por që dhimbjet disi i kanë pushuar sepse “narkoza” nga operacioni i Luftës së Dytë Botërore ende nuk është treguar se ka qenë operacioni i pasukseshëm, pleqërimiai në Konferencën e Paqës në Paris më 1945. Pra, Evropa (mendo edhe bota ndoshta sot) mbetët ende në “robëri” të politikës së vjetër.E se Evropa ishte në iluzione u tregua me Konventën e Helsinkut më 1975 ku u sanksionua mosndryshimi i kufijëve.Këtë dokuemt “obligativ” nuk e pati nënshkruatr Shqipëria, sepse nuk i pranonte kufijtë e kongreseve dhe konferencave ku harta skicohen me gërshërë.E vërteta, më 1990/91 doli se Shqipëria kishte të drejtë.
Në anën tjetër, në SHBA shpallja e pavarësisë Kosovës pati shkaktuar çarëje të padukshme tektonike për brenda sepse: “Stejdepartamenti nuk ishte i mendimit që Kosova të emrojë ambasador në Vashington menjëherë”!. Por, Presidenca, Kongresi, Senati dhe Pentagon ishin të pozicionit se Kosova ose duhet të pranohet shtet me të gjitha ingerencat, pra edhe me ambasadorë fuqiplotë, ose të mos pranohet fare”. Dominoi pozicioni që vinte si “fllad evropian”, se ekzistenca e shtetit Kosovës është e siguruar, po pati një prani të NATO-s aty perspektiva është e grantuar, për një kohë sa e don nevoja racionale e perspektivës anglo-amerikane. E ky qelës duhet të kuptohet se Kosova duhet të marrshojë në ardhmëri me miqë të verifikuar dhe që kanë forcë dhe dituri solide për ta mbrojtur ish të shtypurin dhe të shfrytëzuarin e programuar për shfarsoje me 37 programet serbiane, të skalitura dhe të renovuara për dy shekuj.
Lufta në Ukrainë dhe Gazë ka krijuar pasiguri të madhe edhe në tërë Ballkanin
Sot, Serbia zyrtare i pelqen destabilizimet nepër glob, sepse çdo qetësi frigohet se u krijon hapërsië shteteve të fuqishme t` ia kujtojnë gjenocidin në Srebernicë më 1995, gjenocidin në Kosovë më 1999 kur i deportoi mbi 1 milion shqiptarë jashtë Kosovës, kur filloi të bartë kufoma dhe t` i maskoi nepër Serbi, kur u dhunuan mbi 20 mijë persona, kur u shndërrua Kosova në gërmadha. E këto plagë nuk harrohen dot, prandaj Serbia nazifashiste provon çdo veprim ligjor për ta kulifikuar si antiligjor, sepse ende aspiron t` i kthehet pushteti neokolonial mbi Kosovën dhe më gjërë.
Të kuptohemi, se të gjitha pushtetet që kanë kundërthënje brenda (opozita shumë të fuqishme), ato parti që janë në pozitë, zakonisht kanë dëshirë të mbesin pa konkurencë të brendëshme, dhe vetëm atëherë kur e hapin një front të luftës në afërsi të kufirit ose largë tij, konsiderojnë se janë të sigurtë, konsiderojnë se kanë ende mundësi të kthehën prapa në sistemet që kanë shkuar në varre. Është ky rasti me Putinin (me Rusinë- një fuqi nukleare); është rasti në anën tjetër me Bejamin Natanjahun; është rasti me Aelsandër Vuçiqin, të cilët po e sigurojnë fronin për një kohë me ingtriga dhe komplote, por kur duhet treguar se pushtetet e tyre kanë ndonjë perspektivë, duke mos mbajtur asjë dert për politikë raciste, sepse në këto shtete, konkurenëti politik po konsiderohet jo kundershtarë si i tillë, por vetëm si armiqë, prandaj çdo konkurent në luftën për pushtet po konsiderohet si veprues penal dhe aty brenda po pasojnë burgosjet ose vrasjet edhe me atentate të dyshimta, të liderëve politik por edhe të gazatarëve si zëdhënës të mendimit, fjalës dhe veprimit lirë, si zë i ndërgjegjës që janë në shumë raste. Këta persona pushtetarë në anën tjetër, që “vrajnë e kthiellin” në Moskë, Telaviv, Beograd, Teheran dhe gjetiu, dihet se kanë grumbulluar rreth veti ujq që: “të duken se po flejnë me dele”, kur i dëgjon ligjerimet e tyre. E të kuptohemi se palestinezët që si popull janë disi viktimë, duhet pranuar Izraelin si shtet, madje duhet ta pranojë Izralein tërë bota arabe, e jo të mbahen në çdo etapë historike, tërë Lindja e Mesme në gjendje lufte. Këtë realitet e preferon edhe Serbia që ta mbajë Kosovën në gjendje lufte, sepse një ditë synon të dali në skelët e Durrësit dhe të Selanikut, pse jo edhe të Tivarit nëse i jipet shansa.
Këta shtetasi serbian në çdo etapë historike gjatë dy shekujve të fundit kanë krijuar me ndihmën e rusëve aparat shtetëror shumë të sofistikuar, por nuk kanë tifozeri të mjaftuar jo vetëm në Evropë por edhe brenda. Por, me gjithë këtë serbët po e ushtrojnë politikën e“perspektivës” së dominiumit dhe imperiumit të tyre, pa asnjë të drejtë. Prandaj, këto sisteme despotike provojnë për të mbetur në pushtet duke asisfaksionuar kundershtarë të brendëshëm dhe të jashtëm nëse kanë kaçik; gjithnjë duke u futuar në afera penale, deri sa t` u nevoitët ambicja e tyre morbide, e pastaj pason mbetja pa frymë e tyre, që do të thot se në fund do t` i vrasin pa mëshirë të gjithë konkurentët që i quajnë armiqë dhe tradhtarë.Në Rusi, rasti i Çeçenisë e spjegon tërë realitetin tragjik; rasti i Ukrainës spjegon se Kremlini nuk është i knaçur me “hapësirë jetësore, se ka hapësirë jetësore për aq, sepse ka tepër hapësirë.
Rasti i Gazës në anën tjetër tregon se lufta është inskenuar përmes agjenturave të verifikuara dhe populli pastaj e pëson tragjedinë. Kurse rasti i Malit Zi, pas zgjedhjeve, tregojë se ku janë pozicionet trigonometrike të “popullit serbian të qiellit”. Ndërsa në Kosovë, Serbia i ka themelet e lëkundura, po luftasi shansë po i mungon, sepse rreziku i pushon popullitserbian mbi kokë nga NATO, sepse popujtë që pësuan me fajin e pushtetit nazifashist serbian më 1989-1999 në ish Jugosllavi mund të pajtohën, por gjaku i derdhur lum nuk ka institucion shoqëror, që ka të drejtë ta fali. Dhe, ndodhë ky fenomen i mbetjës së Serbisë në shansë lufte, sespe në Evropë sidomos, në fillim të shekullit XXI, në disa vende me pozita gjeostrategjike shumë të fuqishme, po lulzon e djathta ekstreme.
E këtij ekstremi të djathtë politik, kriza ekonomike këto vite po ia trash pazarin Moskës dhe Beogradit ku mrizojnë nga 11 organizata terroriste. Ndërsa në çdo kënd të Evropës së intrigave masone, pa asnjë dyshim, se plagët e vejtra po mbulohen me fraza, ndrsa pas tyre pushon “hakmarrja”.E shqiptarët nuk duan hakmarrje, por KS OKB, sidomos Shqipëria duhet ta paditë Serbinë që t` ia paguaj reparacionet për dëmet që ia ka shkaktuar për dy shekuj. Po, lehtë është për të shkruar, por sa të ketë Baton Haxhia, Blendi Fevzia dhe Edi Rama, zor se Shqiptaria të gëzoi drejtësinë, sespe shkolla e Esat Pashës (1914) dhe e Konferencës Sekrete të Londrës (1915) kanë mbeyur tragjikisht si testament ogurzi.
Në këto rrethana, Bota Islame ka mbetur në pozita të vjetra të luftës sektare, prandaj për çdo ditë po i digjen kolibat e “barinjëve” të tyre,madje në mes të shkretëirës, ku nuk ka bagëti, sepse: “delet për rreth tyre, po detyrohen të flejnë me ujqë”, kurse tigrat po i ruajnë lepujtë me “kujdes”, sepse hapsirat shkretirore, plot me naftë, nuk po prodhonë ujë”, por petrodollarë që janë lakmi infektive.
Lufta në Ukrainë do të zgjatë por nuk do të ketë fitues
Lufta në mes Rusisë agresive dhe Ukrainës mbrojtëse, dhe paralufta në Gazë sikur vizatohën në Kremlin dhe Beograd që në Kosovë të shpërthej një krizë e re, përmes aferës së llojit “Manastirit Bajskës” së kompromituar dhe “dinarit” të cilit po pretendohet t` i jipet publicitet, sikurse një kufome të faraonit, që i është demoluar priamida. Ç` është e vërteta, tërë skenarin për destabilizimin e Kosovës e që është thurë me shumë kujdes në kuzhinat ushtrako policoe dhe rreligjiozo politike serbe,e zbrapsi një deputete e Britansië, duke ua treguar vendin popave dhe politikanëve të pushtetit serbian dhe në rend të parë oficerëve të Shumadisë, sikurse ua tregoi Putini zagarëve të Vagnerit dhe jo vetëm atij, se despotizmi është një kockë që të xhveshë nga çdo pasuri.
Ndërsa,sa i takon Gazëz, Bejamin Natanjau ende nuk i ka zbuluar të gjitha letrat e luftës në dy kahje. Si duket, po pati vullnate Antoni Blinken do të krijojet një shtet Palestinez, por që nuk do t` i sigurohet perspektiva, sepse atë Franca dhe Brukseli nuk e pelqejnë, por edhe hipokrizia e botës arabe është në dy mendje, madje mund të quhet hipokrizimi me fajde, sespe investon pa kamtë në luftën e pashpalur me Izraelin, e të cilën luftë nuk mund ta fitojnë më kurrë.Këtë fakt se nuk mund ta fitojë luftën e as ta humbi në Ukrainë, e din edhe Putini, po edhe Beogradi. Se luftën për Kosovën e ka humb Serbia monofashiste më 1999 e dinë fare mirë ofiverët serbiani, por popat dhe miqët e serbisë e nxisin Beogrdain që të mbetet shtet potencial xhelat dhe belagji në Ballkanin. E këtë pozitë e preferojnë fabrikat e armatimit kudo nepër Evropë dhe Azi, të cilave malli duhet t` u shitët, për ndryshe bankrotojnë.
Në Serbi të gjithë politikanët duhet të janë injorant përveq presidentit
Lidhjet me Dodikun dhe lidhjet me Andrija Mandiqin, Beogradi i ka forcuar. Por lidhjet me terroeristin e Banjskës Millorad Radojçiqin në Beograd po teatrizohet se janë ende “institucion” në modë për luftë të kufizuar, prandaj e mbajnë nën hetiem, përderi sa t` u garanton se do të futet në ndonjë avanturë të re.Beogradi me këtë politikë është kah e sheh se “prokurori” në Evropë po i rrinë mbi kokë. Në anën tjetër për çdo ditë ky realitet dihet se nuk ka ndonjë vlerë në Rusi dhe Iran, sespe atje vlera e njeriut është zero, aq më parë kur të viktimizuarit nuk janë rus e as iranianë. Gjithnjë në bazë të fakteve Aleksandër Vuçiq, Millorad Dodik, Andrija Mandiq dhe Millan Radojçiq në fund të vitit 2023, po dëshmojnë vet se paskan bërë pakt për krijimin e “BOTËS Serbe”, përmes të cilit M. Dodik “duhet për t` i shpallë luftë Serbisë”, pse nuk po marrshon në Bosnje. Si duket në këtë nye ka dorë A. Sorros sepse Beogradit në Bruksel i është thënë: “Zgjidh BE-n ose Kosovën”. E nëse e don Kosovën dhejo BE-n, atëherë në funksion del mendimi dhe qëndrimi anglo-amerikan, se Serbia do t` i humbas të dya: edhe BE-n edhe Kosovën.
Ka zëra se Millorad Dodik do të inskenoi një sulm ndaj Beogradit, në mënyrë që ushtra e Serbisë të marrshojë pastaj drejtë Banja Llukës, sikur të ishte në ndonjë paradë. Por shtrohet pyetja, çka do të ndodhë me Malin e Zi, ku pushteti i popave dhe shovnistëve që i kanë mbuluar veset me hi a do të futën në vallen e Beogradit menjëherë apo në etapa. Lidhur me këtë, Programi i strategëve të Beogradit është i mbështetur, se:“historia do të përsëritët në etapa”, sepse e tillë është edhe lufta në Ukrainë. Pra destabilizimin e Ballkanit del hapur se e kërkon Moska, ndërsa e zbaton Beogradi.E për këto pazare më së shumrti befason pozicionimi i një pjese të liderëve shqiptarë në Maqedoni dhe Shqipëri. Ata sikur janë kah mendojnë se çdo gjë është vënë në binar dhe treni i tyre është i pakonkurecë në zgjidhjen e çështjes shqiptare, duke u lidhur pas “Botës serbe” që tash po maskohet duke mos u përmedur “Open Ballkani”.
E këtë gabim e spjegon fakti se shqiptarët e Maqedonisë duhet me të gjitha mjetet të peshojnë forcën e tyre në Prishtinë, sepse energjinë e kanë fituar prej këndej. Prandaj lidhja e tyre kah OPEN BALLKANI i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqi i mbështetur nga Aleks Sorros, do të thot: kthim i Kosovës në koloni dhe kthim i shqiptarëve që të “lutën vetëm për botën e pas bjeshkës”, ku arijët dhe ujqit lozin valle pa asnjë melodi politike, ndërsa skenraët e vjetër të shfarosjës janë gati për t` u luajtur drama në tri akte: Shpronësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve, të cilën e përgatisin mjekrroshat vehabist dhe selafist pa asnjë pushim.
Çka i sugjeroi diplomacia ruse më 1914 për politikën ekspanzioniste serbe
Abasadori rus në Beograd do t` i drejtohet më 1914 Nikolla Pashiqit:“Kemi informata se po aspironi për ta okupuar Bosnje Hercegovinën. Më duket se majft keni fituar në Jug (Kosovën dhe Maqedoninë).Është koha të pushoni. Nëse e doni Jugun e sigurt dhe Bosnjën e aneksuar nga Austro Hungaria, pra aspironi në fitire shtesë, atëherë do t` i haumasni të dya. Dhe ashtu ngjau që Serbët më 1915-1918 e humbën shtetin dhe psuan katastrofë në të gjitha fushat, për t` u këndellë me ndihmëne francezëve më 1918, dhe për t` u bërë themeltarë të Mbretërisë SKS.
Ky realitet i zgjërimit të Serbisë në Versaj, u dha serbianëve forcë dhe “arsyeshmëri” se janë “popull i qiellit”, se me shqiptarë mund të sillën si të duan, prandaj me të shpejtë sajuan programin për kolonizimin e tokave shqiptare me sllavë, për t` i detyrauar shqiptarët të shpërngulën në Anadolli, madjeedhe për t` i shfarosur në përgjithësi, kudo që janë.Serbët programuan shfarosjën e familjeve të mëdha shqiptare, por programuan edhe likuidimin e personaliteteve shqiptare nepër etapa.
A u përserit historia serbiane në fund të shekullit XX-të
I njejti skenari vitit 1914, do të përsëritët nga serbianët më 1989. Në vend të Nikolla Pashiqit tash më 1989 ishte neofashisti Sllobodan Millosheviq. Në këtë kohë, më 1989 Voren Cimerman (diplomat amerikan) do t` i drejtohet Sllobodan Millosheviqit në Beograd me këto fjalë: “Doni ta ruani Jugosllavinë, jemi të gatshëm t` u ndihmojmë në pagesën e borqeve. Nëse provoni të shkaktoni trazira në Perendim ndaj sllovenëve, kroatëve dhe boshnjakëve, sikurse e keni shkatrruar Kosovën shqiptare,atëherë ta dini se do t` i humbasni Kosovën dhe Malin e Zi se për Maqedoni as mos të ëndrroni”. Lidhur me këtë, serbët e sulmuan tërëJugosllavinë perendimore, u hasmuan me të gjithë popujtë brenda dhe me shtetet fqinje, dhe i humbën të gjitha mundësitë që të mbesin “shtetëformues” të Jugosllavisë tretë (Rajhun e Tretë), si e quanin vet.
E vërteta, Serbia dhe Mali i Zi një kohë u quajtën RFJ, por ajo krijesë u shporr si fluskë sapuni pas humbjës së luftës më 1999.
Dihet çka ka ngjaume ish Jugosllavinë më 1992-1999
Sot, nga kjo perspektivë kohore, nga njohuritë e dokuemneteve të kohës, mund të thuet se Jugosllavia e Tretë u provua që të i ngajë “Rajhut Tretë”, por e spsoi edhe më keq se Hitleri, vetëm në shiqim të parë, për faktin se Perendimi nuk po e lëvizë fare çështjën e REPARACIONEVE.Madje, i tërë aparati shtetëror politik, policor, ushtrak e kishtar ka mbetur i paprekur. E pa i paguar Serbia dëmet e luftës, katarzë në atë shoqëri të infektuar nuk ka. Këtë aksiomë e dijnë fare mirë historianët e paanshëm. E vërteta, sot (më 2024) bota është në pozitë shumë delikate, nga këso lloje palgësh, me të cilat rënkon bota.Madje edhe pse dihet se vizioni i zhvillimit mbetët ekonomia e tregut në shekullin XXI, luftërat e kurdisura lokale janë bërë një llojë instrumeti profitabil, që por sivirus infekstiv do ta përciellin edhe këtë shekull. E vërteta, në “shekullin e kibernetikës- të tririt artificial”, po duket se kibernetika dhe mekatronika po dëshmojnë se: nëse nuk keni para dhe produkte kualitative, atëherë duhet të dihet se shteti që kontrollon çdo gjë, nuk është zgjidhja, por shteti si duket është bërë problemi i vetëvetës, sepse despotizmi e ka mbuluar shoqërinë e shumë shteteve të luhatëshme në perspektivë, në tërësi. Lidhur me këtë, konkret Beogradi ka gjetur “kanale të zgjidhjës së çdo krize të brendëshme”, duke iu kërcnaur Kosovës për çdo muaj me forma të ndryshme, krejtë me prapavi për t` i mbuluar plagët brenda e që janë të pasherueshme.
Ky kërcnim përmanent për Ballkanin sidomos nuk është në esencë “made in Beograd”, por nxitja vjen nga Kremlini, i cili me të gjitha mjetët po lufton që ta përmbysë ekonominë e tregut dhe sistemin libral Perendimor, sepse lufta e paprovokuar në Ukrainë e ka mbështet për gropë të varrit.Së këndejmi, Serbisë së nazifashizuar duhet Anglo-Amerikanët t` ia tregoi “dhëmët” sepse mjaftë kanë taktizuar, se për ndryshe asnjë popull fqinjë i Serbisë, nuk është i sigurtë. E kështu si po veprohet se me lojëra politike Serbia të nxirret nga “goja e Rusisë”,do të mbetët vetëm një njollë e infektuar në tërë Evropën, sidomos. Për ndryshe Ballkani si oazë e destabilizimit të Evropës, si këngë e vjetër, do të mbetët në rrolin e moçëm, vetëm si një kazan infektiv.E vërteta, V. Putini po tregohet se është i stabilizuar në fronin e Kremlinit. Por, ai stabilizim e ka një domethënje, e ajo është se lufta në Ukrainë do të zgjatë, mundësi kjo që Kremlini të investojë në industri ushtrake e një ditë populli përbrenda do ia ha kokën.Rrugë tjetër nuk ka, përpos në vetvrasje ose të pësojë si Stalini me “pilulë” asiifiksive.
Pse më 10 shkurt 2024 u trondit i tërë Ballkani
Për shkak se Serbia në KS OKB e mori autogolin e dytë më 8 shkurt, sikurse me rastin e shpalljës së pavarësisë Kosovës, për çka protestoi në dhe pastaj po atë ankesë Sekretari Gjeneral i OKB ankesën e dërgoi në GJND. Ndërsa institucioni i GJND-s vëndosi defenitivisht se shpallja e pavarësisë Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombptare, tash duke mos pasur manovra tjera, BIA e Beogradit dhe GRU e Kremlinit vendosën që të ndërmarrin atentat propogandistik ndaj Kryeministrit Albin Kurti. E vërteta, edhe pse shumë shpejtë reaguan organet e sigurisë të Maqedonisë Veriore se: “Nuk ka pasë organizim atentati”, prap se prap çështja mbeti e paverifikuar dhe po çarkullojnë opinionet e ndryshme. Mbi të gjitha siq pohojnë burimet në tërë komplotin serbian është i përzier sherbimi sekret rus.E për këtë aferë si tradicionalisht u prononcua Baton Haxhiu.E politika shqiptare, duhet për të mësuar njëherë e mirë se çka thot Batoni, është tërësisht ndryshe, por mjegullat e tij duhet spejguar me kujdes dhe urti të intersit univerzal.
Çka do të ndodhë pas këtij “incidenti”, mendoi se asgjë n uk do të ndodhë, përpos që serbët në Republikën e Ksovës ngadal duhet të mësohen se janë lazdruar duke mos paguar asnjë taksë askujt, se askush nuk i trazon, por institucion i pagesës në vijim do të jetë EURO. E një fakt duhet ta themi se çarqet serbe po provojnë që autogolin e dytë, ta trasferojnë në një hapsirë tjetër, në një hapsirë hipotetike, së cilës nuk kanë dëshirë t` i zbulohet adresa, përpos nga ndonjë mercnear shqipfolës, që do ta zbulojë aksidentalisht. E pikërisht pse nuk kanë dëshirë t` i zbulohet adresa e “atentatit”, rrezulton se sherbimi i NKVD-GRU është ai që ka gisht në propogandën dhe lajmet e atentatit, për çka serbët janë të njohur. Për fat të mirë fakturën e propogandës shoviniste do ta paguajnë vet.
Shkrimi iu kushtohet me pietet: UÇK-ës, Adem Jasharit, Ukshin Hotit dhe Adem Demaçit!
Më 11 II 2024
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online