Ekzistimi dhe mbrojtja e identitetit në procesin e integrimit
Edon Selmani - Zharku
Shkruan: Edon Selmani - Zharku
Përderisa në kontinentin e vjetër shfaqen hapa në drejtim të proceseve integruese dhe një evropianizimi, gjithashtu në rrethana të ndryshme nxiten edhe struktura konkurruese identitetesh dhe një garë e afirmimit etnik ndërmjet grupeve shoqërore apo entiteteve shtetërore. Në Gadishullin Ballkanik por edhe në shumë vende të ish Bashkimit Sovjetik kjo ka ditur të prodhojë një klimë konfliktesh të shprehur edhe në luftë të hapur, kurse në versionet më të buta në armiqësi politike, kriza diplomatike apo edhe probleme ndërkulturore.
-Në përpjekjet e një shoqërie që ta mbrojë apo ta dëshmojë ekzistimin e identitetit, në momentin kur shkaktohen përplasjet e argumenteve që hedhë njëra apo pala tjetër, lindin konfliktet që do të ndikojnë jo pak jetën politike të një shteti. Njeriu si qenie sociale-biologjike ka një identitet personal, në të njëjtën kohë ai mund të ketë identitete tjera si: identiteti qytetar, kombëtar, etnik, fetar, apo shtetëror. E kaluara e dëshmoi që megjithatë identiteti kombëtar është pak sa më i ndjeshëm për dallim nga identitetet tjera të njeriut.
Gjatë viteve të fundit jo vetëm Maqedonia e Veriut, por gati në përgjithësi tërë Evropa Juglindore është ngërthyer nga problemet e shumta, polemikat dhe replikat e pafundme që shpesh edhe kanë kaluar limitet e të konsideruarit vetëm probleme politike. Shumë nga problemet që dolën në sipërfaqe viteve të kaluara, ishin ngrirë artificialisht nga sistemi i të kaluarës dhe koha dëshmoi që nuk ishin zgjidhur. Përderisa në kontinentin e vjetër shfaqen hapa në drejtim të proceseve integruese dhe një evropianizimi, gjithashtu në rrethana të ndryshme nxiten edhe struktura konkurruese identitetesh dhe një garë e afirmimit etnik ndërmjet grupeve shoqërore apo entiteteve shtetërore.
Në Gadishullin Ballkanik por edhe në shumë vende të ish Bashkimit Sovjetik kjo ka ditur të prodhojë një klimë konfliktesh të shprehur edhe në luftë të hapur, kurse në versionet më të buta në armiqësi politike, kriza diplomatike apo edhe probleme ndërkulturore. Megjithatë, përkundër teorive që sot hidhen shpesh edhe pa mbështetje shkencore, një sociologji e pandikuar nga politika ditore, jo vështirë do të gjejë termin “Homoballkanas” apo “Njeriu Ballkanik”, duke aluduar këtu në shumë elemente të përbashkëta që popuj të kësaj pjese të Evropës mund t’i kenë ndërmjet tyre. Kurse në një shëtitje nëpër retrospektivën historike, mahnitemi me mbresën që krijojnë faktet, jo rrallë të fshehura për hir të qëllimeve politike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".