Financimi për zhvillim ekonomik i shteteve të Ballkanit nga BE-ja, shkop magjik që ndihmon normalizimin

Financimi për zhvillim ekonomik i shteteve të Ballkanit nga BE-ja, shkop magjik që ndihmon normalizimin
Financimi për zhvillim ekonomik i shteteve të Ballkanit nga BE-ja, shkop magjik që ndihmon normalizimin

Blerim Burjani

  • 14 February 2024 - 18:50

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

BE-ja nuk ka asnjë mjet tjetër efektiv përveç ndërprerjes së fondeve përkrahëse për shtetet e Ballkanit, dhe mos integrim në BE kur është çështje te presioni që duhet ushtruar ndaj këtyre shteteve për zgjidhjen e problemeve të tyre të brendshme të mbetura hapur akoma nga e kaluara.

 

Gjithsesi që ky lloj ndëshkimi me fonde nga BE-ja për shtetet mos bashkëpunuese në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, ju kushton shumë shtrenjtë shteteve ballkanike që po vazhdojnë të jenë akoma kryeneçe dhe me nacionalizëm në rritje. Tek disa prej këtyre vendeve kemi edhe zanafillën e kultivimit të një ideologjie politike e cila jo rrallë është puro raciste dhe me kërcënime për përshkallëzim të dhunës dhe konfliktit. Prandaj këto janë gjëra që nuk tolerohen nga BE,por nëse donë që shtetet e Ballkanit të integrohen në BE më shpejtë, atëherë duhet të ndryshojnë sjelljen pozitivisht për paqen. Në këtë aspekt Serbia është ende shumë larg me temën për paqen dhe sigurinë sepse merret me temën e konfliktit dhe temat që nuk prodhojnë siguri, por prodhojnë konflikt. BE dhe SHBA po bëjnë shumë lëshime që mundë të iu kushtojnë pasi që Serbia mbetet e pa qartë nëse është pjesë e Perëndimit apo Lindjes- Rusisë. Serbia nuk i ka prishur asnjëherë marrëdhëniet me Rusinë, por donacionet dhe zhvillimin e vetë ekonomik e kërkon nga fondet perëndimore. Kjo i bien edhe me ti marrë fondet edhe mos me u marrë me perëndimin. Pra pikërisht këtu duhet të rishikohet politika e perëndimit ndaj vendeve të Ballkanit, por natyrisht se kjo politik edhe mundë të mos rishikohet nga perëndimi, por rezultati do të varet shumë se çfarë do të jetë, pra kohë ka sa të duash por nuk ka rezultate. Sido që të jetë perëndimi po dëshiron që Serbinë ta futë në BE dhe nuk dëshiron ta lë te vetmin vend apo shtet afër me Rusin. Pra këtu tash çështja varet kryesisht edhe nga Serbia e cila duhet të pozicionohet dhe të tregon se çka në realitet dhe konkretisht donë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".