Lexoni edhe:
Vettingu i vonuar me rrezik për të dështuar
Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi
Të gjitha këto grishje për luftë të re në Ballkan dhe ndaj Kosovës , për çudi po heshtën nga faktori ndërkombëtar, siç edhe po heshtet politika agresive dhe brutale në veri të Kosovës, në të cilën pjesë të vendit ndodhen edhe shumë akte të dhunës me përmasa tragjike ndaj shqiptarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Kjo është strategjia më e re e Vuçiqit, Lista Serbe në krye me Radojçiqin, Veselinoviqin etj për ti mobilizuar njerëzit për lufte duke përdore propagandën me çnjerëzore ndaj shqiptarëve.
-Grafitet fashiste serbe, në veri të Kosovës janë vazhdimësi e politikave destabilizuese ndaj Kosovës. Këto grafite lufte në vitet e fundit kanë zënë vend, në shumë qytete të Serbisë, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Mal te Zi. Më së shumti shihen kriminelët e luftës te dënuar për krime të luftës, nga TPI në ish Jugosllavi. Po lartësohen figurat më të urryera të shekullit të kaluar dhe të këtij fillim shekulli, siç janë Mlladiq, Karaxhiq, Sheshel, Dragan, Arkan e kriminelet tjerë, të cilët vranë dhe masakruan me mijëra shqiptarë të Kosovës, masakruan kroat dhe mysliman të Bosnjës. Në këto grafite kemi edhe thirrje të kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë, të sponzorizuara nga Serbia. Janë theksuar shumë edhe këngët nacionaliste të shovenizmit serbomadh në takimet e ndryshme sportive në Serbi dhe në arenën ndërkombëtare.
Vettingu i vonuar me rrezik për të dështuarLexoni edhe:
Të gjitha këto grishje për luftë të re në Ballkan dhe ndaj Kosovës , për çudi po heshtën nga faktori ndërkombëtar, siç edhe po heshtet politika agresive dhe brutale në veri të Kosovës, në të cilën pjesë të vendit ndodhen edhe shumë akte të dhunës me përmasa tragjike ndaj shqiptarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Kjo është strategjia më e re e Vuçiqit, Lista Serbe në krye me Radojçiqin, Veselinoviqin etj për ti mobilizuar njerëzit për lufte duke përdore propagandën me çnjerëzore ndaj shqiptarëve. Këto parulla të fundit të veri janë skenarë për ndonjë aventurë të re si në Banjskë, për ti krijuar rrethanat e volitshme të veprimet nga ushtria dhe grupet paramilitare serbe , të ndihmuara nga Grupi paramilitar rus Vagner. Putini përmes autokratit serb Vuqiq, është duke tentuar që me çdo kusht të fillon me ndonjë konflikt në Ballkan, për të përfituar nga agresioni ushtarak në Ukrainë. Deklarimet e fundit të Lajçakut dhe nën sekretarit të shtetit amerikan Obrien ,duke shigjetuar kritika ndaj qeverisë së Kosovës , e cila po vendosë rend dhe ligj në veri , të munguar krejt pas luftën, nuk ju ndihmojnë proceseve demokratike dhe paqes në rajon, kur dihet se Serbia nuk i ka hequr pretendimet territoriale ndaj Kosovës.
Nëse po dëshirohet të përsëritet historia për të keq ndaj shqiptarëve duke ju aneksuar veriu si pjesa më vitale e saj, për t’ia falë Serbisë , është muhabet tjetër. Por, pas gjithë atyre viktimave të luftës së fundit çlirimtare dhe historikisht për tu liruar nga okupimi serbosllav, flasin se shqiptarët nuk do të lejojnë një ri zgjerim të ri të Serbisë me territoret e tyre, edhe nëse kërcet lufta nga të katër anët. Nuk them në asnjë mënyrë që Kosova nuk duhet të bashkëpunoj me aleatin tonë më të ngushtë, siç është Amerika mike, por jo gjithherë nuk janë sigurisht deklarimet e tilla të disa zyrtarëve të lartë karshi Kosovës, deklarime produktive. Ekziston valuta zyrtare e shtetit të Kosovës, e ajo nuk është dinari që është hequr me të drejte nga BQK-ja nga qarkullimi. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa të proceseve siç po mendon Vuçiq dhe strukturat kriminale paralele serbe, si bartëse të pushtetit të Serbisë në Kosovë.
Sikur që dihet tani ato struktura paralele kriminale sekrete serbe ne Kosovë kanë filluar të identifikohen dhe të zhbëhen, e kësaj pune duhet shkuar deri në fund, duke mos lejuar funksionimin e asnjë lloj veprimtarie që e identifikon shtetin e Serbisë në Kosovën e pavarura dhe sovrane. Konflikti në Banjskë nga BE-ja mbeti më shumë si një shfaqje, se sa që ishte një konflikt shumë serioz për pushtimin e veriut të Kosovës . Për këtë akt terrorist është dashur të merren masa drastike ndaj Vuçiqit . Nga ky këndvështrim, bëhet më e qartë se pse nuk ka hetim për Banjskën dhe Radoiçiq lirohet sikur të ishte një grabitje në një dyqan cigaresh.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".