Lexoni edhe:
Modeli i votimit për transformimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës, rruga ligjore e zhbllokimit të Vettingut nga bojkoti i Listës serbe
Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri
Vetë lajmi që u dha edhe nga sekretari Blinken për ndërtimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë, tregon se Shqipëria është një aleat besnik i SHBA-s dhe aleatëve të tjerë në NATO, që shndërron shtetin shqiptar si një aktor kyç dhe lider për sigurinë dhe paqen në Ballkan.
Dhe ky është një mesazh edhe për Serbinë e cila sa do që po shfaqet agresive sidomos me blerje dhe investim në fushën e armatimit, SHBA-t dhe në përgjithësi perëndimi ka zgjedhur Shqipërinë si aleat të vetin duke e faktorizuar edhe më shumë si një gardian të ruajtjes dhe kontributin në paqen dhe stabilitetin në Ballkan Vizita e Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri, e cila vjen pikërisht në një situatë të ndërlikuar gjeostrategjike për Aleancës Perëndimore, lufta në Ukrainë, po ashtu Lindja e Mesme e cila po zien si pasoje e ofensivës ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, një situatë e paqëndrueshme në Ballkan jo vetëm në raportet Kosovë-Serbi por edhe situata mjaftë e ndërlikuar në Bosnje, është një konfirmim jo vetëm i aleancës së fortë dhe marrëdhënieve të mira në mes SHBA-s dhe Shqipërisë, por edhe avancimin që po e bënë shteti shqiptar duke marrë një rol të rëndësishëm në Ballkan në raport edhe si vend i NATO-s. Vetë lajmi që u dha edhe nga sekretari Blinken për ndërtimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë, tregon se Shqipëria është një aleat besnik i SHBA-s dhe aleatëve të tjerë në NATO, që shndërron shtetin shqiptar si një aktor kyç dhe lider për sigurinë dhe paqen në Ballkan. Dhe ky është një mesazh edhe për Serbinë e cila sa do që po shfaqet agresive sidomos me blerje dhe investim në fushën e armatimit, SHBA-t dhe në përgjithësi perëndimi ka zgjedhur Shqipërinë si aleat të vetin duke e faktorizuar edhe më shumë si një gardian të ruajtjes dhe kontributin në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Dhe i njëjti mesazh iu është dërgua edhe Rusisë e cila po tenton që nëpërmes Serbisë ta destabilizojë tërë Ballkanin duke penguar integrimin e rajonit në BE, që do të ishte më pas si një teren më i lehtë për t'i shtrirë interesat e saja gjeo-strategjike në këtë pjesë të Evropës. Po ashtu sekretari Blinken me vizitën në Shqipëri solli edhe mesazhet për Kosovën dhe Serbinë ku i ftojë të dyja palët që ti përkushtohen dialogut dhe përmes këtij procesi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ti zgjedhin të gjitha çështjet e diskutueshme ndërmjet tyre. Ajo që ishte interesante gjatë kësaj vizite, mesazhet që duhej ti thoshte vet sekretari Blinken për Kosovën dhe veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës të pa koordinuara me aleatët, pra me SHBA-në sa i përket çështjes së vendimit të BQK-së, i tha përmes kryeministrit Rama ku ky i fondit deklaroi shumë hapur dhe konkretisht se Qeverisë së Kosovës i kërkohet maturi në veprimet e saja dhe ato të jenë të koordinuar me aleatët perëndimor, dhe të ndaloj së vepruar në raport me komunitetin serb që jetojnë në Kosovë duke llogaritur apo kalkuar për interesa elektorale të partisë në pushtet. Ky mesazh ishte i sekretarit Blinken, pa çka që u tha nga kryeministri Rama, dhe Qeveria e Kosovës, konkretisht kryeministri Kurti duhet të reflektoj sa i përket çështjes së dinarit të Serbisë dhe vendimit të BQK-së, pasi që në këtë periudhë të trazimeve të mëdha të gjeo-politikës në botë, Kosovës i duhen aleatët e saj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".