Lexoni edhe:
Për të mos gabuar, Kosova duhet ti bashkohet pa hezitim botës së civilizuar
Shkruan:ANALISTI - Blerim Burjani
Kosova nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj të ruajtjes dhe forcimit të partneriteti dhe aleancës me të gjithë miqtë ndërkombëtar që ndihmuan rrugëtimin deri në aktin historik të shpalljes së pavarësisë dhe vazhdimin e procesit tutje të shtet ndërtimit. Këtu vendin kryesor dhe qendror e ka aleanca dhe partneriteti me SHBA-të.
-Republika e Kosovës, lidershipi si tërësi, duhet të kenë kujdes që të ruhet dhe mirëmbahet miqësia me të gjitha shtetet, nuk duhet të lidhet vetëm prej një çështje, dhe disa çështjeve që vlerësohen në interesin e Kosovë. Kjo e fundit me dinarin është një absurd që miqtë e Kosovës dhe Kryeministri Kurti të kenë keqkuptim dhe mendim të njëanshëm. Ai është problem i Kosovës dhe serbëve, apo i Serbisë, dhe disa shteteve tjera. Duke pasur parasysh përlotë variante të mundshme të zgjidhjes është zgjedhur konfrontimi. Valuta është gjest i mos kuptimit dhe më absurdi që ka ndodhur.
Për të mos gabuar, Kosova duhet ti bashkohet pa hezitim botës së civilizuarLexoni edhe:
Kosova nuk ka valutë të sajën akoma, ajo është më se e qartë, dhe në vend të saj e ka pranuar dhe zyrtarizuar euron në Kosovë, e që për arrogancën më të madhe Serbia e quan ilegale. Madje dinari që deri tash është përdorur në Kosovë po mbrohet në plotë qarqe ndërkombëtare, që po krijon situata tensionuese të panevojshme. Dhe tash kur dalin këto dallime rreth interpretimit shtrohet një pyetje serioze a është dinari zyrtarisht monedhë apo valutë që duhet të përdoret dhe që nuk guxon as të diskutohet, e lëre më të hiqet, apo është tash momenti për heqjen përfundimtare të dinarit si mjet për pagesa të gatshme? Pra më duket se është krijuar një situatë plotësisht jo normale që dynjaja të merret me problemin e një valute në shtetin tjetër. Pra kjo po duket si një cirk e hajgare, madje tepër jo serioze. Normalisht që miqtë nuk janë për një përdorim apo imponim por momentalisht është dashur të ketë një diskutim dhe një këshillim për bashkërendim në veprim. Kosova duhet të jetë e kujdesshme sepse miqtë duhet të jenë aleat të përhershëm, të sinqertë. Me miqtë tanë duhet të jemi në sjellje shumë serioz dhe të hapur e të sinqertë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".