Lexoni edhe:
Miqësia me Amerikën të ruhet e forcohet, nuk ka alternativë tjetër për të ardhmen e Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Mesazhet e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për vazhdim të shtensionimit të situatës në veri dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura përmes dialogut, të cilat nga Tirana u adresuan edhe në drejtim të Prishtinës, shihet se janë mese të denja, të merren seriozisht në konsideratë për zbatim, gjithmonë duke mos krijuar situate që provokojnë tensionim të ri të gjendjes.
-Vizita e realizuar e Sekretarit Amerikan të shtetit në Shqipëri,pritet të jetë vizitë e ndikimit për kthesë të madhe të instalimit të stabilitetit, bashkëpunimit dhe paqes në rajon, ndaj SHBA mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian,si hap i duhur dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara dhe janë të vendosura për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit për integrim. Kjo flet se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është i duhuri dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara, prandaj dhe jemi të vendosur që të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe punojmë që të shkojmë përpara në këtë shtet”, ka shtuar Blinken.
Kërkesa për nxjerrjen para përgjegjësisë dhe drejtësisë të organizatorëve dhe zbatuesve të sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, është çelësi i vazhdimit të agjendës së përshpejtuar të dialogut, arritjes së marrëveshjes dhe normalizimit, pasi që pikërisht kjo çështje fokusohet edhe nga Misioni amerikan në OSBE. Një ditë më parë edhe misioni i SHBA-së në OSBE ka lëshuar një deklaratë për raportet mes Kosovës dhe Serbinë, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në rajon.
Dhe derisa Kosovës i kërkohet sjellje që nuk provokojnë dhe nuk e vështirësojnë jetën e komunitetit pakicë serb në Kosovë, palës serbe i kërkohet me ngulëm adresimi i përgjegjësisë për sulmin e 24 shtatorit, në veri të Kosovës, pasi që normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është aspekt thelbësor i stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. SHBA, menjëherë pas atyre sulmeve, i kanë bërë thirrje Serbisë që të mbajë përgjegjës të gjithë përgjegjësit e rastit, kurse dështimi i Serbisë për të kërkuar përgjegjësi nga autorët e sulmeve të 24 shtatorit pranë Manastirit të Banjskës në Kosovë është i pandërgjegjshëm dhe dëmton thellësisht besimin e nevojshëm për normalizim.
Për të mos gabuar, Kosova duhet ti bashkohet pa hezitim botës së civilizuarLexoni edhe:
Megjithëse ish-drejtuesi i Listës Srpska, i sanksionuar nga SHBA dhe BE, Milan Radoiçiq ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjska, Radoiçiq dhe të tjerët që janë përgjegjës për veprimet e tmerrshme nuk janë mbajtur përgjegjës”, andaj fatkeqësisht, ne duhet ta bëjmë këtë përsëri sot”, ka thënë misioni i SHBA-së në OSBE. SHBA thotë se Kosova i dorëzoi BE-së një raport prej 48 faqesh më 26 janar, duke paraqitur gjetjet e saj për sulmin në Banjskë. Prandaj SHBA tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjës autorët dhe organizatorët e sulmit të 24 shtatorit dhe të punojë me misionin e NATO-s në Kosovë për të siguruar që një sulm tjetër si ky të mos ndodhë më.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".