Ne duam drejtësi, paqe, liri e mirëqenie

Ne duam drejtësi, paqe, liri e mirëqenie
Ne duam drejtësi, paqe, liri e mirëqenie

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 19 February 2024 - 14:15

ShkruanProf.Dr. Mehdi Hyseni

-Por, kjo është e vështirë të arrihet  pa balancimin e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare pa zbatuar konceptin pragmatik të koekzistencës paqësore, e cila do të pezullonte konfrontimin ose rivalitetin  mes aleancave me sisteme të ndryshme ekonomiko-politike dhe shoqërore. Krijimi i një sistemi të tillë në  doktrinën dhe në praktikën e shkencave të marrëdhënieve  ndërkombëtare quhet “baraspeshim i forcave”  të fuqive të mëdha evropiane siç ishin  ato  të krijuara pas Kongresit të Vjenës (“1 shtator 1814 deri më 9 qershor 1815 , me ç’rast   u tërhoqën kufij të rinj mes shteteve në hartën politike të Evropës pas luftërave dështuese të Napoleonit të Francës”), kur Evropa jetonte në “hijen” e ashtuquajtur “Koncerti” i fuqive të mëdha. Në këtë rast, në  vend të dominimit të Francës si  fuqi e  vetme mbrojtëse e Evropës,  shfaqen edhe disa fuqi të tjera mbizotëruese dhe mbrojtëse të sigurisë kolektive të Evropës. Kështu u krijua  nocioni modern i fuqive të mëdha, që  në të vërtetë njihej edhe si “klub i fuqive të mëdha”.

Po tani, pas dy shekujsh, çfarë mund të bëjmë që siguria kolektive dhe koekzistenca paqësore sërish të bëhen “temë kryesore” debati ndërmjet Rusisë dhe Amerikës me aleatët e saj evropianoperëndimorë, që ndërprejnë armiqësitë dhe mosmarrëveshjet e tyre,  të krijuara pas invadimit të Ukrainës nga ana e Rusisë Vladimir Putinit, më 14 shkurt 2022 ?

-Thjesht, logjika e shëndoshë e thotë se duhet kërkuar  mundësi dhe forma  të përshtatshme për t’i normalizuar mardhëniet e tyre , në mënyrë që të ringjallet mirëbesimi dhe bashkëpunimi i dikurshëm mes Rusisë dhe aleatëve të saj evropianoperëndimorë me SHBA-në në krye.

Për të tjekaluar status quo-n e marrëdhënieve të brishta mes Moskës dhe Uashingtonit,  veç vullnetit dhe gatishmërisë së tyre, nevojitet edhe reflektimi i praktikës së mëparshme të marrëdhënieve të sukseshme mes Rusisë, Evropës Perëndimore dhe Amerikës. Për këtë qëllim, pikësëpari, duhet të vijë në shprehje vendosja e ekuilibrit të marrëdhënieve ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, si dhe e aleatëve të tyre, në mënyrë që të  shmanget konflikti i hapur i armatosur   dhe konfrontimi i direkt, duke përdorur dialogun paqësor në vend të përdorimit të politiks së forcës. Mirëpo, nëse kjo procedurë racionale paqësore nuk mund të realizohet në praktikë, atëherë si opcion mbetet vetëm forca (lufta), e cila shpie në rreziqe  me pasoja të mëdha për  qëndrueshmërinë, sigurinë dhe paqen e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Për të evituar një katastrofë të tillë për rendin ndërkombëtar, patjetër, duhet të vijë në shprehje zbatimi i dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara në mënyrë që t’i kundërvihen bashkërisht   ta parandalojnë çdo pretendues, që synon prishjen e  ekuilibrit të sistemit  të marrëdhënieve ndërkombëtare paqësore. Kjo do të ishte strategjia më efektive e diplomacisë preventive kundër çdo zotërimi monocentrik të një fuqie, domethënë kundër krijimit të një shteti hegjemonist, që  ineteresin dhe vullnetin e vet do t’ua impononte të gjithë të tjerëve, sikur që po veprojnë në praktikë Serbia ( e cila në dekadën e fundme të shekullit XX, në rolin e “superfuqisë ballkanike” kreu 3 agresione dhe  3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, 1989-1999) dhe Rusia, e cila e ankesoi Krimenë, më 2014, si dhe më pas e  invadoi me agresion Ukrainën, më 14 shkurt 2022, nuk u penalizuan juridikisht nga OKB-ja, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare.

 Fati i Kosovës është në duar të Amerikës dhe të NATO-s, jo të Serbisë e as të Rusisë !

Prandaj, e gjithë politika propagandistike e mediave shqiptare në Ballkan nevojitet të ndërprejë fushatën e  ushtrimit të strategjisë së frikës sidomos ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke bërë panik dhe zhurmë të panevojshe, se gjoja “Rusia dhe Serbia me një këmbë janë në Kosovë”; se të gjithë kufijt e Kosovës “janë në shtetërrethim të ushtrive, paraushtrive, mercenarëve dhe të policive të Serbisë”…e  broçkulla të tjera, të përimituara nga tablloidet politiko-propagandistke ruso-serbe të Beogradit, se gjoja “ shteti i pavarur dhe sovran  i Kosovës është buzë shthurjes së tij përfundimtare”(!?)

Ndër të tjera, e gjithë kjo propagandë e rreme filoruso-serbe, ka për qëllim, që t’i detyrojnë shqiptarët t’i braktisin vendet e punës, shtëpitë, banesat dhe pronat e veta, dhe të emigrojnë në shtete të ndryshme të Evropës, si dhe në Amerikë, në Kanada dhe në Austali etj, sepse kjo është forma më e lehtë dhe më lucrative e strategjisë afatgjatë e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, që të zvogëlojnë strukturën demografike të shqiptarëve në Kosovë, në mënyrë që ta serbizojnë më leht dhe pa luftë Kosovën shqiptare sikurse në kohën dhjetëvjeçare (1989-1999) të sundimit të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit.

Me gjithë gatishmërinë dhe dëshirën e Amerikës dhe të shteteve  të Evropës Perëndimore, Moska ende nuk ka shprehur kurrfarë interesi për normalizimin e marrëdhënive me Uashingtonin dhe me NATO-n. Si duket Rusia agresore po pret epilogun e luftës invaduese në Ukrainën e  kryeministrit Volodymyr Zelenskyy (14 shkurt 2022 – shkurt… 2024).

Mirëpo, nëse  Serbia kolonialiste  ia imponon luftën Kosovës, shqiptarët do të dijnë të mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vetëvendosjen, sepse invadorët serbë nuk do të priten me lule dhe me këngë barinjsh dhe rrogëtarësh serbë : “IDE ZIMA, DOGJE LETA, NEMA VISHE TU NGATJETA” . Kjo parullë nazifashiste antishqiptare (1945) ka vdekur së bashku me ideologun dhe me “këngëtarin” e saj, Slobodan Milosheviq në burgun hetues të Shevingenit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë të Holandës, më 11 mars 2006.

Pra, nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq merr yrysh për të bërë agresion në Kosovë, atëherë atje nuk do ta pritet me lule si qeveria paramilitare, policore dhe militare e Slobodan Milosheviqit ( 1989-1999) dhe, sikurse  qeveria kuislinge fashiste e  mareshalit frëng Philip Petain në Paris, i cili më 10 maj 1940, forcat pushtuese gjermane i priti me paqe. Por, do të pritet nga ushtria e Kosovës, nga ushtria e Shqipërisë, nga ushtria e NATO-s dhe nga Amerika, si dhe nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike. Ky do të jetë ndryshimi dhe dallimi cilësor  i strategjisë dhe i taktikës së zhvillimit të luftës eventuale, të imponuar nga Serbia ish-kolonialiste dhe militariste, e drejtuar nga Aleksandër Vuçiqi (president aktual).

Mbrojtja e sovarnitetit dhe e pavarësisë së Kosovës, nuk është kurrfarë “ofendimi” dhe as kurrfarë kërcënimi për Serbinë, as kurrfarë provokimi për sigurinë dhe për paqen rajonale, as për atë evropiane e ndërkombëtare, por është domosdoshmëri e Kosovës dhe e miqve të saj ndërkombëtarë, që të sigurojnë  sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës, duke  u bazuar në respektimin e drejtësisë dhe  të detyrimeve juridike ndërkombëtare, të parashikuara me qëllimet dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

 Paqja ndërtohet në saje të ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve  ndërkombëtare

Ky është problem më i madh dhe, më kompleks sesa  Serbia kolonialiste dhe gjenocidale në Ballkan, duke qenë se nuk ka bashkëpunim,  koordinim  dhe baraspeshim  mes fuqive të mëdha botërore në shkallë të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse  Rusia me VETO-n e saj në Këshillin e Sigruimit ka  “ngrirë” statusin   e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Hëpërhë ky është problemi më i madh në skenën e politikës ndërkombëtare, duke qenë se ka polarizuar interesat e Amerikës dhe  dhe aleatëve të saj evropianoperëndimorë kundrejt Rusisë si fuqi e madhe botërore.  Vetëm shthurja e këtij probemi mund  të sjellë në normalizimin e marrëdhëieve  mes Moskës dhe Uashingtonit me aletët e tij evropianoperëndimorë. Vetëm në këtë rast, do të mund të vinte në shprehje debatimi i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit apo në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndryshe, Kosova edhe më tej, do të mbetet jashtë karrigeve të OKB-së, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Holandë ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është bërë në përputhje të plotë me parimet e së drejtës  ndërkombëtare (22 korrik 2010).

Është idiotizëm dhe utopi kur thuhet se fati i Kosovës, përkatësisht i Shqipërisë varet nga Serbia !

-Jo  historia e derisotme ka vërtetuar të kundërtën se fatin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në Ballkan e kanë vendosur fuqitë e mëdha evropiane dhe ato botërore, jo Serbia, në asnjë formë, me gjithë aneksimin dhe kolonizimin e trojeve etnike shqiptare, të cilat në asnjë luftë dhe, në asnjë betejë me shqiptarët, serbët nuk i kanë fituar , por  ato ishin “dhuratë” e përbshkët e fuqive të mëdha të Evropës Lindore dhe Perëndimore, në emër të arritjes së kompromisit politik të harominizimit dhe të mbrojtjes së  interesave të tyre strategjike, ushtarake, tregtare,  ekonomike dhe gjeopolitike në Evropë, duke përfshirë dhe Ballkanin e saj.

Me një fjalë, edhe sot në erën e integrimit dhe të globalizmit kozmopolit  dhe internacionalist ndërkombëtar, paqja në Ballkan nuk varet vetëm nga Serbia, por edhe nga ata, që po e amnistojnë politikën kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë, duke mos e ndëshkuar sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare!

Ky është problemi, o dashamirë të “muzikës argtuese” ose  të “muzikës tallava” krejt njësoj, sepse bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht OKB-ja po heziton për ta sanksionuar Serbinë për tri (3) gjenocidet e saj; për përzirjen 25-vjeçare  të saj në punë të brendshme të Kosovës, si dhe për aktin e fundit të agresionit të saj  në Manastirin e Banjëskës së Mitorivcës, më 24 shtator 2023, ku forcat ndërhyrëse terroriste mercenre paramilitare e plicore vranë policin shqiptar Afrim Bunjakun dhe plagosën një bashkëpolic tjetër, po ashtu shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".