Lexoni edhe:
Raporti mes Kosovës dhe SHBA-së asnjëherë nuk është prishur
Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi
Ne që po jetojmë në Kosovën e vogël, e nuk kemi tjetër vendlindje, duhet të ruajmë dhe kultivojmë atë si sytë e ballit. Këtë gjë duhet ta dinë mire edhe burokratët e Evropës, që nuk i kanë ndalur shumë hilet ndaj shqiptarëve. Ne, konsiderohemi si racë njerëzore e veçantë dhe më e bukura në botë! Nëse u çliruam më luftë nga Serbia në vitin 1999, na nevojitet një mobilizim tjetër që të mbrojmë Republikën nga ekspansioni ruso serbë në Ballkan.
Raporti mes Kosovës dhe SHBA-së asnjëherë nuk është prishurLexoni edhe:
Nëse klasa e vjetër politike nuk e mbrojti dhe kultivojë shtetin më të ri në botë sa duhet, klasa e re politike mirë është duke e bërë këtë punë. Na duhet një Kosovë, më ndryshe , shumë më e zhvilluar dhe e përparuar. Na duhet një Kosovë në strukturën e BE-së dhe në NATO, për te ndaluar eskpanzionin serbomadh te Vuçiqit qe ka synim grabitje te reja te tokave tona. Mbeturinat e Serbisë në Kosovë po largohen. Na duhet që më metoda demokratike ta revolucionarizojmë shoqërinë tonë . Mjaftë është bërë më pushtete të korruptuara që vendin e izoluan dhe e varfëruan. Me njerëzit e kaluar në pushtet nuk mbahet në këmbë të forta shteti dhe as nuk kemi mirëqenie të përgjithshme. Po shkëputet hallka e ish komplotistëve të privilegjuar .Klasa e re politike të kërkon akumulime të reja politike për ti lënë mbrapa krizat politike, krizat e ekonomike dhe sociale, të cilat e kanë ngulfatur gjatë jetën në Kosovë. Punësimet e të rinjve tanë duhet të intensifikohen , të cilët ende po vazhdojnë të largohen nga vendlindjet e tyre. Të kthehet ajo që ka qenë pronë e shtetit dhe të gjithë qytetarëve , dhe e tillë të mbetet përgjithmonë. Nga ky pushtet po krijohet një ambient tjetër i sigurisë për qytetarët tanë. Po kthehet në vendin e vet liria bukur shumë e humbur personale. Po punohet më shumë për të këputur hallkën e malverzimeve . Njerëzit me predispozicione idioteske dhe banditeske nuk i duhen Kosovës pa marre parasysh përkatësinë partiake. E kemi prekur me shumë çka fundin, dhe një ri ngritje gjithsesi duhet të ndodhë. Kjo elitë politike nuk ishte dashur të dështojë! Sfida të mëdha gjinden para të gjithëve neve. Ti ngjeshim radhët në mbrojtën e Republikës nga armiku ynë shekullor serb, dhe ti ngjeshim radhët që ta forcojmë Kosovën ekonomikisht dhe ushtarakisht. Rritja e mirëqenies të përgjithshme është një kaptine e veçantë, që kërkon më shumë angazhim për të hapur perspektiva për një jetë më të lumtur dhe më të prosperuar në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".