Kurrë n’Kosovë s’do të ndalet kënga!
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Të shtunën e kaluar, në 16 vjetorin e ri-shpalljes së Pavarësisë së Kosovës apo siq unë e parapelqejë të quaj, të njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, më 17.02.2024, nën organizimin e z. Florim Lumi, me moton “Të festojmë së bashku”, në Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV-Itali) u mbajt mbrëmje e zjarrtë festive me rapsodët e mirënjohur të “Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli”.
Pavarësia e Kosovës, ngjarja më e madhe e shekullit për shqiptarët
Kjo mbrëmje e hareshme dhe festive fillojë me këngë patriotike nga repertoari Rapsodëve Popullor, për të vazhduar me një fjalë përshendetëse të publicistit Florim Zeqa, i cili në fillim i përshendetit të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen në këtë eveniment festiv, duke ua uruar 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.
Një përshendetje të veçantë, publicisti Zeqa e bëri për rapsodët e mirënjohur, Të bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli, për organizatorin Florim Lumi dhe për Avokaten e parë shqiptare në Itali, zonjushen Ermira Zhuri.
Pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificave të gjata shekullore, është rezultat i bashkrendimit të forcave intelektuale dhe ushtarake, është bashkrendim i pendes dhe pushkës.
Pavarësia e Kosovës është e arritura më e madhe e shekullit. Andaj, e kemi për obligim ta ruajmë dhe forcojmë, zhvillojmë dhe çojmë përpara amanetin e dëshmorëve për bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të përbashkët shqiptarë.
Publicisti Zeqa bëri thirrje për unitet dhe pajtim kombëtar çfarë e kishim përgjatë viteve të krenarisë kombëtare dhe periudhës së lavdishme të luftës çlirimtare.
Më pas, të pranishmit i përshendeti rapsodi popullor, Komandanti i Batalionit, njëherit edhe Komandant i Kazermës “Besim Ndrecaj” në Therancë, Gjenerali Zenel Zekolli, i cili ndër të tjera tha, “Partitë politike shkojnë e vijnë, kombi është një dhe i përjetshëm. Andaj, ju mërgimtarët nuk guxoni të ndaheni dhe përçaheni për parti politike. Politikanët nuk e kanë hallin e juve në mërgim, ata ju shfrytëzojnë vetëm për vota në prag të fushatave zgjedhore”.
Prekëse ishin rrëfimet e komandantit Zenel Zekolli për momentet e përjetuara gjatë luftës së lavdishme çlirimtare.
Mbrëmje e zjarrtë festive
Pas fjalëve përshendetëse dhe momenteve emocionale, fillon pjesa më e hareshme e kësaj mbrëmje festive me këngë të përzgjedhura nga repertorari rapsodëve popullor në frymën e pastër kombëtare jasht kornizave partiake.
Këngë pas kënge, valle pas vallje dhe këndimi të përbashkët, vjen edhe momenti kulmor i prerjës së Tortës së Pavarësisë, përgatitur nga organizatori Florim Lumi
Më pas u vazhdua me këngë të përzgjedhura patriotike nga rapsodët popullor deri në orët e hershme të mëngjesit të datës 18 Shkurt, duke e krijuar një atmosferë të zjarrtë festive!
Duhet cekur, se për zërimin u përkujdes “DJ ALBI” me teknologjinë e fundit audio-fonike, duke e ngritur në nivelin më të lartë atmosferën festive.
Në mesin e shumë mërgimtarëve, prezent në këtë mbrëmje festive ishin edhe këto personalitete: Hasan Shala (veprimtar), Fadil Bajraktari (veprimtar dhe organizator i turnireve në Futboll të Vogël, Lindita Idrizaj (veprimtare), Qamil Kroni (Komandant i Policisë në Prizren), Arben Bajrami (aktivist), biznesmen dhe afarist të dalluar, mysafir nga Bolzano dhe numër i madh i ish ushtarëve të UÇK-së me qëndrim në Itali.
Në fund, ia vlenë për të përshendetur nikoqirin, pronarin e lokalit Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV), afaristin e mirënjohur Mario Zhuri nga Shkodra, të cilin duhet falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë në një superambient festiv. Do të mbetej i mangët ky shkrim, pa e permendur dhe falenderuar Kuzhinjerën me përvojë të gjatë në fushën e Gastronomisë, zonjen Antoneta Zhuri (Nëna e Marios) për ushqimet e shijshme tradicionale, që i përgatiti enkas për festën e Pavarësisë së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".