Lexoni edhe:
Rikthimi i çështjes së Kosovës në tavolinën e OKB-s është plan i rrezikshëm ruso-serb
Nga Skënder Sadri KAPITI
-Kosova duke qenë se ajo iu dha nga Rusia dhe Europa kolonizatorit serb , dhe duke qenë e izoluar nga të gjitha anët nga sllavët, Kosova gjithmonë kishte shpresë te Shqipëria, të cilën ata e quanin shteti Amë.
Shteti Amë i Shqipërisë do të duhej t’a mbështeste Kosovën dhe do të duhej që të kërkonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Shqipëria duke qenë se kishte dalje të gjërë në Adriatik,kjo do duhej shfrytëzuar që Kosova të kishte lidhje me perendimin, si e vetmja shpresë e Kosovës për të fituar lirinë, shtetësinë dhe Bashkimin me Shqipërinë.
Rikthimi i çështjes së Kosovës në tavolinën e OKB-s është plan i rrezikshëm ruso-serbLexoni edhe:
Mirëpo këtë gjë të cilën Shqiëria e kishte detyrim kombëtar për mbështetjen e Kosovës, Shqipëria nuk e kreu, dhe madje as sot akoma kur Kosova është shtet,Shqipëria nuk e ndihmon dhe nuk e mbështet seriozisht e vëllazërisht Kosovën, por pret se cfarë qëndrimi mbajnë Perendimi, a thua se Kosova për Shqipërinë është njësoj si Ukraina, apo ndonjë shtet tjetër, sic vepronte edhe regjimi enverist në Shqipëri që interesohej më shumë për zhvillimet në Indokinë, Afrikë e Lindjen e Mesme se sa për Kosovën. Edhe nën regjimin kriminal komunist jugosllav Kosova vuajti nga masakrat, genocidi dhe nga padrejtësitë e nga mohimi i lirive e të drejtave njerëzore e kombëtare. Duke qenë të izoluar dhe nën sundimin kolonialist sllavo-serb shqiptarët e Kosovës kishin besim dhe shpresë te Shqipëria pavarësisht se edhe regjimi në Shqipëri ishte një regjim diktatorial dhe antihuman dhe që si vizion për clirimin e Kosovës Shqipëria komuniste kishte triumfin e revolucionit proletar botëror.Pavarësisdht se ka 30 vite që regjimi komunist në Shqipëri ka rënë, mirëpo nuk është crrënjosur akoma trashëgimia ideologjike, politike, mediatike dhe intelektuale antinacionaliste e regjimit të ishdiktaturës komuniste. Elitat politike, mediatike dhe ato intelektuale në Shqipëri në përgjithësi që prej kur Shqipëria ka fituar shtetësinë, ato në të shumtën prej tryre janë treguar të korruptuara dhe të painteresuara për cështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare. Kjo është trashëgimia prej së cilës vazhdohet edhe sot jo vetëm indiferentizmi por edhe xhelozia dhe mos pranimi prej tyre i elitës politike e intelektuale të re,asaj në Shqipëri dhe as të Kosovës. Kjo sepse elitat shqiptare sidomos ajo politike por edhe intelektuale e mediatike duan t’a mbajnë veten si superior dhe monopol të përjetshëm kundër të resë dhe t’a pengojnë atë dhe të vërtetat, si dhe t’a kenë paternalizmin politik, intelektual e mediatik mbi Prishtinën. Kjo sepse akoma në Shqipëri nuk e kanë kuptuar apo nuk duan ta kuptojnë atë se Kosova sot është shtet sovran dhe i pavarur,por që edhe para pavarësisë për më shumë se 100 vite elitat politike,intelektuale dhe ajo nacionaliste të Kosovës e kanë sfiduar shtetin serb. Pra, kur atëhere si popull e komb Kosova rezistoi e vetme kundër Serbisë, po tani që Kosova është shtet, tani shteti i Kosovës po përballet me Serbinë si shtet dhe jo si krahinë nën kolonizatorin serb si ishte dikur. Prandaj Shteti i Shqipërisë sot, duhet ta mbështesë shtetin e Kosovës në forcimin e sovranitetit të shtetit, dhe Tirana t’a mbështesë Kosovën dhe të mos “druhet” se i mbetet hatri Serbisë dhe ndërkombëtarëve. Dhe nuk është se Perendimi nuk e di se kosovarët kanë të drejtë në të drejtën e tyre kombetare për një shtet të fortë dhe me sovranitet të konsoliduar. Dhe nuk është se Perendimi nuk e di se Serbia është satelit besnik i Rusisë dhe se Serbia ka mbështejen edhe të Kinës prej të cilave ajo armatoset dhe përkrahet pa asnjë kusht prej tyre. Por Perendimi para së gjithash ata shikojnë interesat e veta, dhe po kështu edhe shqiptarët të parën duhet të kenë interesin kombëtar dhe jo atë për vetëm pushtet dhe të servilizmit ndaj të huajve, që edhe këtë politikanët shqiptarë e bëjnë vetëm për pushtetin personal të tyre. Prandaj e kanë kot në Tiranë që nëpër telelevizone,studio e nëpër gazeta mendimi dhe opinioni politiko-mediatik sharlatan e mercenar del kaq fort dhe hapur kundër politikës së sovranitetit, reciprocitetit dhe të barazisë në marrëdhëniet ndërshtetërore që ndjek qeveria në Kosovë e mbështetur nga populli i Kosovës kundër përpjekjeve të Serbisë për t’u rikthyer në Kosovë. Nën maskën djallëzore dhe serbofile antikosovare, shumë nga këta farë halabako-intelektualësh pa shtyllë kurrizore dhe të zhveshur nga nacionalizmi e kombëtarizmi dhe helmi i disa fallcodiplomatësh të shkolluarish në shkollat e Partisë Komuniste të ishkohës së diktaturës dalin dhe japin leksione se si duhet të sillet Kosova, vjellin vrer pse bëhet politikë “sovraniste”, nacionaliste e populiste, dhe madje edhe e akuzojnë si politikë antiamerikane e antiperendimore atë politikë e cila punon, lufton dhe mbron sovranitetin shtetëror të Kosovës. Jo i them këtij opinioni e “mendimi” llumi intelektual, politik e mediatik, se e keni shumë gabim dhe jeni ne një linjë me Beogradin, dhe po vertetohet ajo se cfarë mediat greke shkruanin se politikanë e media në Shqipëri paguhen nga një fond i vecantë i qeverisë greke për të promovuar agjenda antishqiptare. Kjo duket në qëndrimet hipokrite dhe finoke të mediave e politikanëve në Tiranë pse Kosova po kërkon e po lufton për forcimin,konsolidimin dhe për zbatimin e sovranitetit të shtetit të vet në të gjithë territorin e Kosovës. Dhe nga Kosova gjejnë strehë dhe u krijohet hapësira që të jargaviten disa pseudoanalistë nga Prishtina që kur i dëgjon nëpër emisionet dhe studiot “kombëtare” televizive në Tiranë, nëse ke pak durim që t’i dëgjosh ato se cfarë thonë, ata shkaktojnë neveri dhe vjellje intelektuale. Ju hipokritët nga Tirana, ju ishshpura ideologjiko-politike dhe proletaro-internacionaliste e kohës së komunizmit, ju që propagandonit dikur hapur dhe fort kundër SHBA-ve,kundër Europës dhe që kishit idhull komunizmin sllavo-ruso-kinez, ju nuk mund të jeni më “kompetentë” dhe as më properendimor dhe më proamerikan se sa kosovarët,kurrën e kurrës.Shqiptarët e Kosovës kanë qenë në ballë të qëndresës, kanë qenë dhe janë prej shekujsh diga mbrojtëse e Europës kundër pansllavizmit feudo-perandorak dhe komunist antiperendimor sllavomadh.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".