Lexoni edhe:
Miqësia me Amerikën përmes partneritetit e interesave afatgjata, e jo poltronizmit dhe konformizmit vullnetar afatshkurtër
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Mohimi i vazhdueshëm i krimit nga Serbia, është pjesë e historisë të vjetër serbe, e shërbimit më rrena dhe manipulime më të ndyta të mundshme. Politika e errët e kohës së Millosheviqit po vazhdon edhe në këtë fillim shekull nga regjimi i çetnikizmit në pushtet të Aleksandër Vuçiqit, një eksponent i luftës të asaj kohe.
-Edhe pas 30-të e më shumë vitesh të luftës në ish-Jugosllavi, ende nuk dihet për varret që i qelën fashistët serbe në marshimin makaber për të formuar Serbinë e Madhe. Është normale për familjet e të vrarëve të dinë për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur nga soldateska e Millosheviqit, më e keqe së ajo e Hitlerit të Luftës së Dytë Botërore. Është tmerrësisht e dhimbshme të mos dihet së ku janë zhdukur baballarët, bashkëshortët, fëmijët …saktësisht çfarë po ndodhë me kaq shumë familje në Kosovë, të cilët edhe pas 24 vitesh të përfundimit të luftës, janë ende në kërkim të trupave të pjesëtarëve të tyre të vrarë. Ende nuk dihet së ku janë varrosur të gjithë shqiptarët e Kosovës, që u hodhën në gropa nga ushtria dhe nga paramilitarët e Millosheviqit. Kjo temë e të zhdukurve sikur u qitë në harresë, e nuk ish dashur të jetë kështu.
Shumica e të martirizuarve dhe dëshmoreve të vrarë apo edhe të gjallë u transferuan diku në Serbi, që kriminelet serb ti mbulojnë gjurmët e krimeve të tyre. Asnjë rrëfim për 1600 kufoma, të zhdukura nuk kemi deri më tash, edhe pse u bërë disa përpjekje më pushtetin shovinist të Vuçiqit, të gjenden. Identifikimi i kufomave është e domosdoshme e sigurisht edhe e mundimshme për shkak së regjimi kriminal i Aleksandër Vuçiqit , nuk ofron informacione , edhe pse pati një marrëveshje të ndërsjellë gjatë bisedimeve dy paleshe në Bruksel. Gjenocidi në Bosnje dhe në Kosovë përfaqëson thelbin më ogurzi të regjimit serb në një luftë lokale. Mohimi i vazhdueshëm i krimit nga Serbia, është pjesë e historisë të vjetër serbe, e shërbimit më rrena dhe manipulime më të ndyta të mundshme. Politika e errët e kohës së Millosheviqit po vazhdon edhe në këtë fillim shekull nga regjimi i çetnikizmit në pushtet të Aleksandër Vuçiqit, një eksponent i luftës të asaj kohe.
Nuk janë vetëm gjasa por edhe mundësi reale që organet e të vrarëve dhe të masakruarve shqiptarë, kanë shërbyer për shërimin e të sëmurëve serbe apo , kanë mbetur si organe rezervë .Këto akte morbide mund ti bëjnë vetëm serbet e zbritur nga Karpatet. Vepra të tilla makabre zor që ish kujtuar ti kryen ndonjë popull tjetër. Dhe, në vend që për krimet e pashembullta Serbia të turpërohet, regjimi terrorist i Vuçiqit, po tenton ato ti përsëritë në Kosovë, më ndërhyrje ushtarake në veri, dhe Evropa sikur ka mbetur duke bërë sehir para një regjimi luftënxitës në Ballkan .As Rajhu i Tretë nuk ka bërë gjymtime dhe masakra çfarë i ka bërë Serbia e Millosheviqit dhe Vuçiqit , si ministër i informacionit që ishte.
Organet e shqiptarëve u shërbyen siq e thash edhe më lartë për veprime perverse , duke i përdorë ato në spitale anekënd Serbisë. Dhe, shtetet vendimmarrëse në vend që të dënojnë rreptë regjimin terroristë të Beogradit zyrtar , po e dënojnë me masa ekonomike Kosovën, veç që po i kanë mundësinë dhe nuk po e kanë frikën nga askush, sikur që po e kanë frikën nga Putini dhe Vuçiqi. Bosnja dhe Kosova janë dëshmia më e mirë së deri ku arrin shkalla çnjerëzore, e një epoke të errët të serbëve , e cila po tenton më çdo kusht të përsëritet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".