Pansllavizmi është ideologji vrastare më e vjetër se nazifashizmi
Prof.Dr.Hakif Bajrami
Shkruan: Hakif Bajrami
Më 1977 erdha deri te dorëshkrimi i “Naçertanisë”, shkruar nga Ilija Garashanin më 1844. Menjëherë fillova ta lexojë, por nuk kuptoja asgjë.Naçertania ishte e shkruar në gjuhën lashtosllave (staroslovenski). Nja tri vite e mbaja atë dorëshkrim, duke provuar që sado pak ta kuptojë përmbajtjën. Gjatë kohës tre vjeqare, fillova ta diskutojë me shokët e profesionit pak më gjërësisht, sepse droja se nga gjelozia dikush do të më pengojnë në hulumtimet vijuse. Në diskutime, kishte historian që shkonin aq larg,sa që “dëshmonin” se “Naçertania” i ka 435 faqe. Habitesha me njohuritë e tyre, sespe folnin me hamendje, pa e parë atë dokuemnt kurrë. Me ato qëndrime e kuptoja se sa janë të informuar. Madje as historianët serbian nuk e dinin se ku gjindet dorëshkrimi e as porosinë pansllaviste të saj. Lidhur me këtë, sa më shumë që kalonte koha, me këtë gjendje të dymendsisë, fillova të dyshojë se dorëshkrimi mos është ndonjë falso, sepse atë kopje që e posedoja mos është ndonjë sekret shtetëror e që e mbante shenjën arkivore “Strogo pov”, dhe pa saj qëndrojnë forca varstare të errësirës.
Më në fund e gjeta mundësinë që të përkthehet “Naçertania”, aq e përfolur dhe e pamësuar përmbajtja e saj. Ndërkohë, deri sa e përkthente Prof Kadri Halimi, mora informacion se kroatët e kanë botuar më 1941, madje me komente, por me emër të trilluar. Ishte shumë lehtë që të krahasohen tash të dy shkrimet që i posedoja: ai i dorëshkrimit dhe ai i botimit.Ishin të një burimi, se “Naçertania” i ka 26 faqe teskt të dendur dorëshkrim.Kështu më lindi idea se kah është marrë ai program. Madje kisha siguruar edhe programe të tjera serbiane, që kishin gati të njejtën porsosi PANSLLAVISTE, që: “sllavët (lexo rusët) duhet të kanë dalje në katër detërat: në Lindje, në Oqenain e Qetë; në Perendim në Oqeanin Atlantik; në Veri në Oqeanin e Ngrirë dhe në Jug në Oqenanin e Indisë.Kjo ide ishte e Petrit I të Madh (1672-1725), i cili më 1725 e themeloi Akademinë e Shkencave Ruse në Petrograd. Në lidhje me këtë nëse lexohet Testamenti i Pjetrit I të Madh, i cili në Paragrafin e V urdhëron: “ Bëhuni sikur Suedia na ka sulmuar, për të pasur pastaj shkas për ta pushtuar…”. Le të lexohet pargrafi IX. Aty thuhet: “ Afrojuni sa të mundeni Konstandinopojës dhe Indisë. Kush do të sundojë mbi këto vise, ai do të jetë sovrani i botës. Provokoni pa pushim luftëra si kundër turqëve edhe kundër persëve”. Në vijim nëParagrafin XIII prorositë: “ Polonia e nënshtruar, Turqia e zaptuar, ushtritë tona të bashkuara dhe të stabilizuara në Detin e Zi dhe Detin Baltik, nën rojen e anijeve tona , së para Versajës, Oborrit të Vjenës, për ta ndarë me to Perandorinë e Universit”, do të thot: Çdo gjë pastaj është e mundur që të përvetësohet dhe të hulumtohet. Madje, Programi i Petrit I Madh rus është i njohur.Dhe në saje të tij Rusia i sundoi 21 milionë kilometra katror deri më 1991.Edhe sot i ka 17 milionë kilomatra katror siperfaqe tokësore.Ndërsa çka shkruan në Programin serbian për zgj[rime të ngjajëshme në: “Udhëzim për punë me Shqiptarë” më 1910 dhe cila është analogjia: “ Të provokojmë luftë në mes shqiptarëve dhe turqëve. Kur ta shohim se po fitojnë shqiptarët, ua ndaloni armatimin. Pastaj, ndihmoni turqit që t` i shkatrrojnë shqiptarët deri në shfarosje”, e dihet se mizoritë turke ngjanë sidomos në Vilajetin e Kosovës më 1910.Në këto rrethana të grumbullimit të informatave fillova të mendoi se sa është Naçertania e ndikur nga prorami i Rusisë së Madhe, për t` u bërë Serbia “fuqi” e ngjajëshme në Ballkan.
Pas mësimit të këtyre planeve fillova për ta njohur më në thellësi “Naçertaninë”.E lexova disa herë studimin serbomadh të Vuk Karagjiqit,“Të gjithë Serbët kudo” nga viti 1836, botuar në Beograd më 1970.Lidhur me këtë, e kuptova se politika serbiane gjatë shekullit XIX nuk është siellë në katrorin e rrethit, por ka lëvizë majtas-djathtas, dhe ka mësuar edhe nga psimet, sidomos nga ngjarja e Çelekullës, kur osmanlinjët provuan t` i frigojnë në të gjjtha fushat serbianët e lazdruar nga Evropa. Kështu fillova të mendoi pse Evropa e përkrahë një politikë ruse në Ballkan, e që është një ofenzivë antishqiptare, e mbuluar me velin se po luftohet që: “Islami të largohet nga Evropa, por që shqiptarët diku afër 75% ishin islamizuar. Ky fakt më shtronte shumë pyetje dhe dilema. Ndër dilemat kryesore ishte fakti se të gjitha kryengritjet antiosmane i drejtonin personalitrtet shqiptare të rreligjionit islam. Këtu disi politika e Evropës karshi të drejtës shqiptare për pavarësi, me rrezultonte si tradhti dhe çështje politikaneske thjesht rreligjioze, ortodokso-katolike, zbuloheshin me tërë lakuriqsinë e vet.
Se është kështu shumë shpejtë e kuptova se Rusia (ortodokse) dhe Austria (katolike) ishin bërë ato shtette që kishin lidhur aleancë më 15 janar 1877 në Budapesht. Marrëveshje sekrete, për ndihmë Serbisë (Auastria) dhe Bullgarisë (Rusia), e rrrezikonte në rend të parë trevën etnike shqiptare, sidomos Sanxhakun e Nishit, të cilin Mitaht Pasha më 1876 e quajti Shqipnia e Vjetër. Me këtë shumë lehtë ekuptova se Pansllavizmi është ideologji infektive nazifashiste, por me që kishin ndryshuar kohërat, e shtrova pyetjen çka kërkon Wjena në këtë projekt antinjerëzor pansllavist, si një vend i civilizuar. Duke gjurmuar në thellësi mësuesat e Vuk Karagjiqit, sidomos Kopitarin, e kuptova, se politika gjithëmonë kishte qenë një shkallë më pak profitabile se sarreligjioni. Çka do të thot kjo? Do të thot, se lufta në mes krishtërizmit dhe islamizmit, ishte trashëgmi nga Kryqzatatë mesjetare (1096-1270); nga lufta e osmanëlinjëve për ta pushtuar Vjenën dhe Romën, me që rast e kuptova se bota ka ndryshuar fare pak.Kështu, duke e lexuar në vijim Danillevskin dhe Popin Dionisije të Deçanit,e kuptova edhe më konkretisht se pansllavizmi në rend të parë është ideologji infektive, më shumë se varstare, që ka lind në Rusi…, por që ngadal është përhapur tek popujt sllavë, dhe aty kah fundi i shekullit XIX është kthyer në rreligjion “pravosllavist” si: Megali Idea e Jani Koles te grekët; Naçertania e I. Garahsaninit te serbianët dhe Otoçestvena Fronta bullgare, që të tira me orientim të okupimit të teritoreve të huaja, duke u mbështetur në të kaluarën që ta persërisin. E pas okupimit të atyre teritoreve të hueja, mësohet në tri programet, që Pnasllavizmi (lexo Rusia) të shtrihet në “të katër detërat”. Po një fakt duhet zbuluar se Shqiptarët më 1844 e fituan Programin që e kishte shkruar Jeronim De Rada, Perenditë pellazgjike, 1840. Ky progarm shtrohet pyetja kujt i dedikohej dhe kush ta lexonte???.Pra nuk ishim të vonuar fare, por me qellim na “vonuan vendimet e kongreseve dhe konferencave evropiane, e ku kishte gisht edhe Porta e kalbur në Bosfor. Mbi të gjitha porosa që Rusia të ketë dalje në “katër detërat”, thuhet në një dokuement prej tri faqeve nga viti 1868, duhet për të filluar së pari gjahu i i shfarosjës së Shqiptarëve.Kuptohet, se këtë politikë vrastare e kishin kuptuar edhe qarqet ‘informative” të Padishahut në Stamboll. Dhe, ngadal do të lind idea që të themelohet për t` i penguar: “Një Vilajet shqiptar në tërë Ilirinë”, krejtë me qëllim për t` i rrezistuar pansllavizmit, përkatësisht kryqzatës Evropiane. Por, idea e krijimit të Vilajetit Shqiptar (1869), do të ngulfatët nga Partikana e Stambollit SHTATË ditë para se të flietet për “Vialjetin Aranut”, pikërisht më 20 janar 1869.Këtij plani ogurzi antishqiptar, do t` i prinë Nëna e Sulltanit dhe Ignatievi (ministër rus). Lidhur me këtë, gjatë gjithë shkurtit 1869 do të zgjatë debati në Kabinetin e Sulltanit ku flitej me alegori (rrotulla thot populli): “A të lejohet të niset orteku kundër Arnautëve, e pastaj të pasojë ploja…, Por pikërisht më 1 mars 1869 Igantiev do të urdhëroi: “Nuk ka leje për kurrfar orteku, sepse pastaj ai nuk ndalet kur duam ne”.
Që Vilajeti shqiptar të mos formohet, u sajuame ,kujdes Marrëveshja Ruso-Austriake e 15 janarit 1877. Kjo marrëveshje e ka hapur rrugën që Rusia t` i shpallë luftë Portës( në mars-prill), në trevat e Bullgarisë. Dhe gjatë gjithë vitit 1877 Rusia me luftë do t` i afrohet hap pas hapi Stambollit, për të lidhur paqe në Shën Stefan në mars 1878.Në anën tjetër Serbia dhe Austria në sikroni të marrëveshjes me Rusinë i kishin shpallur luftë Portës më 1 dhjetor 1877. Në luftë e sipr duke granatuar lokalitetet shqiptare( 714 katune dhe 6 qytete) të Sanxhakut Nishit për 28 ditë (1 -28 dhjetor 1877), do të arrijnë që Gjenralshtabi serbian të vëndoset në Graçanicë, afër Prishtinës. Siellja e ushtrisë serbe dhe oficerëve vienezë dhe evropian me moton “kryqzatë kundër islamit-kundër shqiptarëve” që vërtetë ishin të rreligjionit islam, ishte aq kriminale sa që i kalonte ngjarjet e Çelekullës të fillim shekullit XIX-të (1809). Ndërsa, në luftën e dhjetorit 1877 në Sanxhakun e Nishit, mund të konkludojmë se luftohej në mes popullit duarthatë shqiptar dhe soldateskës serbe që ndihohej me topa dhe aramtim të rëndë nga Wjena, plus 618 oficerë nga mbarë Evropa dhe Rusia. Në këtë luftë, me programin rus, Stambolli disi rrinte pasiv, dhe kur kërkohej aramtim, Gjenralshtabi dergonte ushqim dhe batanie” (Hulumto Betejën e Smakovit për mbrojtjën e Kushumlisë, ku shqiptarët luftuan edhe me sopata, por edhe më thika, sidomos gratë.Lufta, pra edhe kësaj radhe ishte një kryqzatë në mes Kryqit dhe Gjysëm Hënës.Ndërsa, shqiptarët nuk luftonin as për kryqin e as për gjysëm hënën sepse nuk e dinin se çka është Gjysëm hëna fare. (Lexo: Dr Vlladan Gjorgjeviq, Srpsko-Turski rat 1877, Beograd 1909. E ky Vlladani i kualifikoi shqiptarët më 1913 se” kanë bishta…”; lexi Ditarin e Faik Efendisë që ishte Drejtor i shkollës “Idadie” në Arbanas të Kushumlisë, deri më 1879). Po çka shkruante më hereët P. P. Njegoshi për kryqzatën pansllaviste: “Duhet të pastrohet Ballkani nga ata që nuk bëjnë kryq. Ndërsa, ata që bëjnë kryq, duhet me një organizim të rrufeshëm t` i kthejmë në pravosllavë, e në proces do të asmillohën në serbianë”.
Lufta ballkanike ishte një tregim i kryqzatës Evropianekundër plisit
Nëse e hulumtojmë tregun, më 20 tetor 1912 me NJË lirë ari në tregun e Shkupit, Prizrenit dhe Prishtinës mund të bleheshin 82 fesa turku. Një muaj më vonë (më 20 nëntor 1912) 82 lira ari kushtonte NJË FES. Për faktin se ushtria serbiane dhe malazeze kend e haste me fes e kursente. Kush hasje me plis, vritej aty për aty, pa asnjë dilemë. Kjo do të thot se Lufta Ballkanike ishte luftë kundër PLISIT(Shqiptarëve) e jo kundër FESIT (Turqve).
Pra Lufta Ballkanike më 1912 i kishte të gjitha konturat e kryqzatës. Por tendenca që në emër të asaj lufte Shqiptaria ishte evidente me çdo kusht që: “duhej të shfarosej nga Ballkani” (Hulumto Dosjen e Qamil Pashës në Arkivin e Tyrqisë 1910-1912, “Vilajeti i Kosovës). I pafund do të ishte shkrimi, po filluam për ta analizuar tragjedinë shqiptare më 1912/13. Por populli shqiptar e përshkroi atë gjendje kështu: “Digjen katundet dhe asht ba tmerr, nuk po len flaka me u ba terr”. (Lexo: L. Frindlling, Golgota shqiptare, Wjenë 1913; Llav Trocki, Shkupi i mbiellur me varre shqiptare; Ndre Mjeda, Krematoriumi mbi shqiptarë”, në ish DASIPB, viti 1913 “Arbanasi”).
Pse frigohesha se i kisha zbuluar 24 programe dhe serbët do të hakmirrën
Kurrë nuk kam pas dyshim, se nuk ka progarmetjera serbe për shfarosjën e shqiptarëve. Dhe shumë shpejtë u binda më 1983 se janë 37 programe serbe, por nuk doja që të marrë pozitë të një “flamurtari pa Bajrak”, sepse ndaj intelegjencës shqiptare zhvillohej një politikë terrori, mdje edhe nga disa shqipfolës që sot shesin “patriotizëm të irtituar si një lloj rakie” që e pinë por nuk dehën se në gjen janë tradhtar. E dreisa mos t` ua shpalosim dosjet, ata e këta do të turrën, madje do të avansohën edhe në luftetarë agresiv me kopalla të Nstradinit.
Por nga ajo kohë, pra më 1983 lagjes së programeve serbiane për shfarosjën e shqiptarëve iu kanë bashkangjtur edhe14 progarem tejra, realitet ky që disi po e “dëshmojnë instituconet” rreligjioze, politike, “shkencore” dhe ushtrake serbe. Madje kjo gjendje duket sikur serbët kurrë nuk punojnë asgjë por vetëm projektojnë se si duhet për të dalë në Adriatik, nepër tokën shqiptare. E në lidhje me këtë, po e shënoi një fenomen: Më 1897 në Stamboll pati shkuar Kryetari i Qeverisë Mbretërore serbiane duke shtraur një kërkesë sulltanit: “Shkelqesë, kemi nevojë pprdalje në det-në Shën Gjin. Na duhet kjo rrugë që do të ishte e garantuar nga shekqesia e Juej, dhe këtë mirësi populli serbian nuk do t` ua harronte”. Sulltani pa e pyetur asnjë këshilltar i thot:JO! Por, Kryetari i Qeverisë Republikës Kosovës në Vashington nën presionin e avanturierit Donald Tramp u detyra ta nëshkruaj, se: “Serbia mundet të ketë një hekurudhë Prizren-Shën Gjin”, pa e mednuar se Prizreni nuk është më Serbi, por Republikë e Kosovës, shtet i dytë shqiptar i themeluar me vargoj gjaku. Ja ku jemi dhe çka janë në gjendje të bojnë disa “patriot” për fotelë dhe “miqësi”. (Këtë fakt populli e ka të inqizuar në çdo televizion. Plus ruhet Marrëveshja e 20… !).
Pas Konferencës së Londrës (1913) serbët janë pozicionuar ta okupojnë Kosovën
Kosova në fillim të shekulit XX-të, u quajt në shtypin serbian “Nasa Irska”(Irlanda Jonë). Sot është anakronizëm me të gjitha ato programe të mendon dikush, se do të ketë pajtim nga Beogradi që “të pranohet Republika e Kosovës”.Në këtë drejtim, së pari nuk lejon Rusia dhe Kisha serbe.E them këtë, kur i krahasoi epokat.Pra shtypi socialdemokrat dhe disa parti të vogla serbe, edhe dje, po edhe sot, dëshmojnë dokuemnetet se kanë ngritur zërin shumë ashpër kundër politikës koloniale serbiane. Në këtë drejtim, zëri i Dimitrije Tucoviqit më 192/14,zëri i Kosta Novakoviqit… zëri i Nikolla Sandulloviqit më 2023,“që Republika e Kosovës nuk duhet trajtuar si plaçkë sespe çështja është kthyer në diçka që nuk është për Serbinë reale, sepse një pakicë prej 8 përqindëserbe ta sundojë një shumicë 92 derpërind shqiptare, është pamundësi logjike.
“Irlanda Jonë” quhej Kosova nepër faqet e gazetës “Radniçke Novine” edhe më më 1920.Pra atëherë kur 182 katune shqiptare të Ksovës u shndërruan në germadha. (shiqo: ” Zhrtve pokola po Kosovu”; Çka vajtojnë gëradhat e Rugovës”; “Lotët e Dukagjnit” dhe “Tragjdia e Kosovës”, ku vetëm në fshatin Parashticë në shkurt 1921 u masakruan 1010 civilë shqiptarë për një ditë. (shiqo: Arkiva e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, 7218 dokuemente; Hak shkurt-mars 1921 me autor Asim Salihamigjiu).Por mioritë nuk u ndalën me kaq, po zgjatën deri më 1941 në forma të ndryshme. Madje po e shënoi një detal: Politika e kolonizmit në Kosovë karakterizohet me këtë hipokrizzi. Nga vit 1927 e deri më 1937 për çdo vit gjykta ia pranon shqiptarit pronësinë në dy hektar livadh në nëntor. Gjatë kësaj kohe deri në mars, shqiptari detyrohej ta paguaj tatimin. Kurse në mars gjykata ia pranonte ankesën kolonistit dhe gjatë verës kolonisti e merrte sanën dhe otavën. (shiqo: AJ. S. 66-Ministria e Bujqësisë 1927-1937. Pas kësaj kohe, Qeveria e Millan Stojadinoviqit aprovoi dekret që: “Çdo familje shqiptare mund t` i ketë 0.40 ari tokë. Kurse çdo familje sllave në Kosovë mund t` i ketë 45 hektarë tokë pune dhe plsu 4 hektar kullosa e male”. (shiqo: AJ. S.37, “Agrani odonsi 1937).
Po gjatë Luftës Dytë Botërore 1941-1945
Sot, nuk ka asnjë shenjë se një forcë solide serbiane është për paqe në mes Serbëve dhe Shqiptarëve, me përjashtime të vogla.Po shtrohet pyetja a ka edhe grupe dhe individ shqiptarë që kanë të njejti n qëndrim ndaj serbianëve. Po ka individ, por nuk ka parti apo institucion shqiptar që e ka kapluar shovinizmi e të dalin e të shkruajnë dhe propogandojnë Programe se: “Serbët duhet shfarosë”. Nuk ka as parti të vogla e as të mëdha. Nëse ka atëherë edhe ne jemi të ngarkuar e nuk eshohim “hundën”, por ky fenomen duhet të dokuemntohet.E mendoi se nuk mund të dokuemntohet sepse ngarkesa të tilla shqiptare nuk ka.
E çka ka ngja në prill-maj 1941 në fshatrat shqiptare në Kosovë, gati nuk do të dihet kurrë me saktësi. Por nepër kazerma të Mitrovicës, Pejsë dhe Prizrenit, oficerët serbian, në vend që ta mbrojnë vendin në prill 1941, filluan të zbatojnë mizori duke manifestuar prerje në fut të civilëve shqiptar. Lidhur me këtë, oficeri serbian shkruan më 1941: “Do jam shumë i lumtur kur Kosta Peqanci të më japi udhër: Llapi, Sitnica, Ibri, Drini dhe Lepenci do të barti n dy muaj koka të shqiptarëve”. (Shiqo: AVIIB, P. Çetniçka Arhiva 1941. “Kosvska divizskka oblast”).
Por jo vetëm në Kosovë, por Sanxhaku i Pazarit Ri do të pësojë aq tragjikisht sa që në Bihor në fillim të vitit 1943 u masakruan mbi 9500 shqiptarë dhe Boshnjakë (Dokumentet për këtë gjenocid janë në Arkivin e Shqipërisë në Tiranë, që atë botë me Komision shtetëror e ka hulumtuar tragjedinë e Bihorit). Pra mizoria e Bihorit është shumë më e egër se sa ajo në Srebernicë më 1995. Në Majevicë më 1944 do të shprehet S. V. Tempo në një simpozium: “I kam gjetur tri kaca sy të boshnjakëve që ua kishin nxierr çetnikët në Majevicë”. Pra po vërtetohet shkencorisht se ushtria serbe e “otaxhbinës” lufton kundër grave, fëmijëve, pleqëve dhe plakave në çdo etapë historike,ashtu siç veproi në Kosovë gjatë prillit-qershorit 1999.
Më 1945 në Kosovë serbët e trilluan se “shiftarët po luftojnë për nazistët”
Në fillim të vitit 1945 asnjë ushtarë nazist nuk ishte në Kosovë. U shpall mobilizimi: “Çdo gjë për frontin, çdo gjë për fitore”. U themeluan 9 brigada të Kosovës antifashiste.U mobilizuan edhe 12500 regrutë për plotësim të radhëve në frontin e Sremit dhe Adriaktikut.Lufta në Kosovë mori permasa gjithëpopullore.
Shkoi në Frontin e Sremit Gjeneral Shaban Haxhia pa asnjë problem, edhe pse andej Kushumlisë partizano-çetnikët ia përgatitën një kurthë. Por gjenerali shqiptar ishte vigjilent dhe e solli divizionin etij të plotë në Srem. Edhe atje serbët ia përgatitën disa kurtha, me të vetmin qëllim që të deshmojnë para Aleatëve se shqiptarët janë me nazizmin.E vërteta ishte kretsisht ndryshe. Por, çka i tha S. Millosheviq, gjeneralit amerikan: “Më 1945 i kemi shkatrruar shqiptarët me shumë sukses, parndaj do t` i shkatrrojmë edhe tash më 1998/99”.
Shaban Haxhin duhej ta pasonte Shaban Polluzha
Nepër Drenicë gjatë janarit 1945 do të mobilizohet çdo mashkull që i kishte mbi 18 vjetë. Në Brigadën e Shaban Polluzhës, shumë shejtë do të arrihet numri 7500 shqiptarë të mobilizuar, të cilët do të nisen drejtë Frontit të Sremit. Por, në paravi Spasoje Gjakoviq me Pera Brajeviqin do të orgaizojnë mizori mbi 26 burra të moshuar në trevën e Drenasit. Kufomat e tyre do të lëshohen nën akull të Lumit Drenica. Pas katër ditësh kufomat do të dalin mbi nivelin e ujit dhe populli do të rrebelohet. Do të njoftohet edhe Shaban Polluzha që ishte i stacionuar në Podujevë. Kur Shabani e kuptoi se çka i kishte ndodhë popullit në Drenicë, pa asnjë dyemndësido të lëshon komandën që: “Të gjithë kreshnikët duhet të kthehën për t`i mbrojtur familjet stërgjyshire”.Ndaj këtij reagimi do të angazhohën tri briaga serbe,duke bërë mizori mbi poplllin durthatë. Kështu jo vetëm Drenica do të shndërrohet në një fushëbetejë, ku psimet më të mëdha do i ketë fshtari shqiptar. E vërteta, këtë reagim shqiptar, qarqet politike serbe do ta propogandojnë se: “Shqiptarët nuk duan ta luftojnë nacizmin me asnjë kusht”. Këtë informatë shtabi i Titos e distribuoi edhe në shtabet e Aleatëve.(shiqo: Arkivi Ushtrak, Beograd, “NOB na Kosovu”, Kutia 1114).
Jo vetëm kaq, në liamnin e Tivarit (Mali i Zi) në anën tjetër, do të iu organizohet krematorium të mobilizuarëve shqiptar më 31 mars 1945, me që rast do të likvidohet i tërë eshalloni i Tretë i regrutëve shqiptar, që ishin në lëvizje për plotësim në Frontin e Adriatikut. (Shiqo: AVIIB, NOB na Kosovu”, K.1114, Tragedia u Baru i odgovornost X Cernogorske Brigade”).
Në Kosovë do të fillojë ndiekja e të gjithë shqiptarëve gjatë viteve 1945-1951
Nuk na është bërë pansllavizmi opcesion, por të studiohën dokuementet se si veprohet me shqiptarë në Jugosllavi, pas largimit të nacizmit, është një fenomen tragjik i panjohur në Evropë. Në lidhje me këtë politikë e duke u mbështetur në Programin: “Shfarosja e Shqiptarëve deri sa të zgjasin dhe kur të mbarojnë operacionet e luftës”, shkruar prap nga V. Çubrilloviq, më 1946 shënohet shifra rekorde e denimeve me vdekje dhe denimeve me burgje të përjetëshme. Më 1947,në Beograd do të lind idea që të përsëritët koha e shpërnguljës së shqiptarëve në Turqi. Në anën tjetër kemi një entuziazëm popullor që të hapën sa më shumë shkolla. Për njëherë ky fenomen i “vrapimit” të shqiptarëve pas shkollimit (emnacipimit), pushtti e krijon antipodin.Fillon presioni mbi disa familje të njohura shqiptare që të regjistrohën turqë. Me që ky “pazar” nuk i shkon mirë, pushteti serbian në Shkup themelon një qeveri marionetë në krye të së cilës vendoset Apostol Tanefi. Apostol Tanefi shumë shpejtë në bashkpunim me Lazar Kolishevskin dhe Spasoje Gjakoviqin e themeloi qeverinë dhe çdo gjë u përgatit që të marrshohet për Tiranë, krejtë me qëllim për ta rrxuar pushtetin legjitim të Enver Hoxhës. Madje, tërë aksioni u quajtë: “Ahmet Zogu II”. Tërë kjo ndërmarrëje veprimesh ishte që të arrihet pëlqimi i imponuar që të filloi shpërngulja e shqiptarëve nga Jugosllavia dhe vëmendja e opinionit botëror të përqëndrohet në Tiranë. Ky projekt neofashist do të fillojë zyrtarisht më 1950/51, në maskën se shqiptarët po shkojnë në Turqi, si “turistë” në fillim. Në të njejtën kohë UDB, bënte presion mbi ata inelektualë të pakët shqiptarqë mos të bëjnë pengesa në regjistrimin e shqiptarëve për “turq”. Si kurorëzim i kësaj dukurie të presionit erdhi deri te Marrëveshja Xhentelmene më 1953 me Turqinë.Madje nga 1914 turq që ishin evidentuar në Kosovë më 1948, pas pesë viteve kjo shifër u ngrit në 53000.Tash çdo shpërngulje u legalizua.Por, në kuadër të saj u legalizua një intrigë, që seicili shqiptar, që shpërngulej së pari duhej pranuar “shtetësinë Maqedone”. Dhe informatorët e njohur merrnin informata, se ka “largim nga shtetësia maqednone”, porjo nga “shtetësia jugosllave”. Në lidhje me këtë fenomen tragjik për shqiptarë, duhet publikuar një fenomen. Deri sa para fushatës së shpërnguljës së shqiptarëve në Turqi në Shkup ishin vetëm 9 advokat, më 1953 numri i tyre arrijti në 53. Ata i kishin të gjitha lehtësitë që t` u marrin shqiptarëve ato pak para. Madje kishte raste edhe opstruksioni, për me “dëshmua” se është fjala për benefite, për atë që i merrte vizat.Lidhur me këtë, vizat mund të mirrëshin në Shkup, ose në Ambasadën e Turqisë në Beograd.
Ky presion i ngritur në terror do të zgjatë deri më 1966, kur “Sulltanit të kuq” (Tito) në Beograd iu rrezikua fotela. E transformimin politik që ndodhi me faktin se vetëm u ndrruan rrolet: deri më 1966 UDB e kontrollonte Partinë. Tash e tutje, Partia do ta kontrollojë UDB. Shqiptarët në këtë lojë kominterniste nuk do të kuptojnë asgjë, por me entuziazëm filluan ta spejgojnë si triuamf, dhe nuk e shfrytëzuan shansën, që më 1967 të avansohën në Republikë. Idenë e Kosovës Republikë e lëvizi personalisht J. B. Tito dhe e vuri në rend dite më 20 mars 1967. Por drejtuesit politik shqiptar më 21 mars 1967 në Brezovicë do t` i drejtohën Eduadrd Kardelit se: “Nuk jemi për Republikë”! Kuptohet se pasuan një vit më vonë Demonstrat rrevolucionare në nëntor 1968 por edhe kësaj radhe Tito do të përcaktohet për Çmimin Nobel për mosinkudrim, ndërsa Republika e Kosovës do të mbetët në duar të avantrierëve si Mahmut Bakalli e kompania në vijim.
Po në luftën në Kosovë 1981- 1999 pansllavizmi luftonte që shqiptarët të zhgënjehën
Më 1983 në Kosovë nepër zyrët e pushtetit (adminstratës dhe partisë) kanë çarkulluar dy dokuemnete me shifra “tejet sekret shtetëror”. Dokumenti i parë, kishte të bëjë me militarizimin e Lidhjës Komuniste të Kosovës,aprovuar nga Kryesia e Komitetit të LK të Kosovës, në shkurt 1983.Dokumenti prezanton emër për emër të mobilizuarit që kishin “për detyrë përcielljën e çdo lëvizje të iridentës shqiptare”. Ata përsona, që ishin shqiptarë dhe serbian (në dokuemnt janë edhe emrat dhe autori i ka botuar), kishin për detyrë që ta përciellin çdo lëvizje shqiptare me rrebëtësi të lartë sikurse në kohën e rankoviqit më 1956-1966. (Posedohet dokuemnti në serbishte: “Narodna odbrana, strogo pov. nr…..Pristina , februar 1983). Dokumenti i dytë është: Republika Socialiste e Maqedonisë, “Drzavna tajna, strogo pov.”Grçka povranta politika sa aspekta Jugoslovensko-Grçkih odnosa, br. 9, prevod sa makedonskog, Skopje, mart 1983. Pushteti i Serbisë edhe me këtë dokument kishte sajuar një program që:“Ata ortodoks që janë kolonizuar nga Greqia në Maqedoninë Jugore, sidomos kah kufiri shqiptaro-maqedon, të përgatitën për kolonizim në Kosovë, sepse janë ortodoks të denjë, me origjinë shqiptare. Ata shumë lehtë mund t` i konvertojmë në Jugosllavë, sepse Jugosllavë janë të regjistruar edhe një pjesë e pushtetarëve shqiptarë, të cilët në rrolin e zyrtarëve janë në Beograd. Ata në proces shumë lehtë do t` i konvertojmë në serbian”.(Shiqo: “Nacionalna politika SKS prema Albancima, strogo pov 1984, Zheleznik, Arhiv Partie).
Më 1984/86 në Beograd do të punojë një ekip ekspertësh nga të gjitha republikat, por pa asnjë shqiptar. Ekipi e kishte për detyrë: “Për t` i skicuar idetë e Programit Jugosllav për Kosovën”. Siç e kemi potencuar në studimin e kaluar, “Programi Jugosllavë për Kosovën” u publikua pas “Memorandumit të Akademisë Serbe 1986,me një arsyetim të Këshillit Ekzekutiv Federativ. Pas këtyre dokuemneteve të aprovuara, qrçet e UDB-s (Sigurimit shtetëror serbian) do t` ia fillojnë ilegalisht: “regrutimin e populsisë serbe nga Vrraka e Shqipërisë Veriore”, për ta siellë në Kosovë. (Posedohet lista e familjeve dhe numri i tyre që u kolonizuan pas suprimimit të autonomisë Kosovës më 23 mars 1989). Lidhur me këtë, çdo uhulmtues i kësaj periudhe duhet patur para sysh edhe dokumentin: “ Spisak radnih organizacija u kojima su uvendene privremene mere poimeniçno privreemnog inokosnog i poslovodnog organa”, për çdo komunë dhe organizatë në Kosovë, që duhej për të zbatuar adminsitratë në gjuhën serbishte dhe në çirilicë. Në bazë të këtij dokuemneti që kishte çarkulluar te disa kuadro serbiane nepër Koovë, pason Publikimi i NAÇERTANISË së dytë , në të cilin dokuemnt mjerisht shënohet emri i një shqiptari R. V. i cili ishte shef për kthimin e “Serbëve dhe malazeëve në Kosovë”. Në këtë kohë të shtuneve dhe të dielave ka qarkulluar një tren Kushumli-Podujevë-Prishtinë-Fushë Kosovë, dhe prej andej një degë shkonte për Pejë dhe një degë shkonte për Elez Han, duke sjellë kolonistë, të cilët sillnin edhe derra e nga dy e tri dhi me tren, për t` u kolonizuar nepër Kosovë. Mjerisht organet shtetërore të Kosovës deri më 1989 ishin shumë internacionale, madje disa edhe në Beograd i nxorrën letërnjohtimet dhe deshmuan para kamerave se :”ja unë jam jugsllavë, nuk jam shqiptar”!. Madje në këtë kohë edhe Flamuri Kombëtar shqiptar u trsfromua me yllë shumë më të madhë, por në një pozitë tjetër; Madje organet e partisë obligonin çdo oraganizatë punuese që të pranojnë serbo-malazezë në punë pa konkurse. E, këtu S.Mollosheviqi u mori erë në çafë kuadrove të Koso vës, të cilët më në fundd disa edhe i burgosi, për t` i nxituar ata që mbetën pa u burgosë të tregoehën se: “janë më katolik se papa” (më proserbian se sa Zoran Angjellkoviqi që u bë Guvernator i Kosovës dhe në emër të tij filluan të gjitha mizoritë ndaj shqiptarëve deri më 1999. Por ai njeri sikurse Aleksander Vuçiqi e Ivica daçiqi sot, janë në liri dhe kurrë nuk i ka trazuar askush nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Në anën tejtër drejtuesit e UÇK-ës, po malltretohën në Hagë nga hafijët dhekonfdientë shqiptar dhe serbian të zgjedhur. Ata sot po hetohen dhe gjykohën në Hagë, krejtë me prapavi që të “barazohën” gjelati dhe viktima. JO, JO historia nuk do ta gëlltitë një padrejtësi të tillë neofashiste. Koha do të tregoi që politika koloniale ka mbetur po ajo e vjetra, mizori e fabrikuar, nuk do të mundën më për t` i qëndruar kombit shqiptar nepër venat e xhakut, sikur të ishim ndonjë popull pushtues dhe zollumqar. Përkundrazi, botës civilizuar duhet në kohën e informatikës t` i tregojmë në detale kulturën tonë pellazgo-ilire.(Shiqo: Pellazgët, në Leksikonin historik, Beograd 1970, f. 505).
Faktet flasin vet
U përpiluan plane të reja si ai për“RIKTHIMIT të serbëve dhe malazezëve në Kosovë”, me çka synohej të ndryshojë struktura e popullsisë, nga viti 1982.Për këtë ndërmarrje poltike dhe udbeske u hargjuan miliarda nga takasat e popullit. Madje, u themeluan edhe institucione speciale, prej të cilave më 1988 lindi: “Programi Jugosllavë për Kosovën”, me çka duhej t` i jipej fundi arsimimit të shqiptarëve, sepse Univerziteti i Prishtinës u quajt: “Qendra e Kontrarevolucionit”. Madje në këtë rrafsh punonin natë e ditë edhe shumë kuadro shqiptare. Shtypi, televizioni, radio dhe komitetet trumbetonin për diferencimin që ishin bërë si një “TIFUS” shumë infektiv, krejtë me qëllim për të ardhur Beogradi deri te 23 marsi 1989. Madje buxheti i “Progranmit Jugosllav për Kosovën” ishte sa 62% e bugjetit Kosovës. ( Jugoslovenski Program o Kosovu, finasiranje i realizacja 1998, s. pov. drzavna tajna).
Po, bota Perendimore, sidomos SHBA do të tentojnë të investojnë miliarda për ta shpëtuar kartahurën Jugosllavi.Kjo oravtje terrthorazi i jepte të “drejtë” pushtetit terrorist të Beogradit. Ishte pra pozitë tragjike që bota e huaj nuk e kishte të njohur në esencë tragjedinë shqiptare, nuk e njihte në esencë ideologjinë neofashiste serbiane. E vërteta Bota politike Perendimore kishte krijuar koncept për Jugosllavinë, se është: “një vend parajsë për barazi dhe harmoni në mes kulturave”. Asgjë në këtë konstatim nuk ishte e vërtetë. Por, vetëm kur u shpërbë RSFJ më 4 korrik 1992, u kuptua dhe u mësua se me kend: “paska pasë punë” Demokracia Liberale, për faktin sepse shovinzmi serbian, e filloi luftën kundër të gjithëve (më 1986), për të ardhur deri te gjenocidi ndaj boshnjakëve, krimet ndaj kroatëve më 1995. Në ato rrethana, politika shqiptare “rrahte ujë në havan”, duke propoganduar politikë paqesore.E mbi të gjitha kryekrimineli S. Millosheviq në Dejton të Ohajos u shpall “Paqebërës”.Madje kohë më parë nga goja e Fatos Nanos në Kretë të Greqisë kishte marrë garancion se: “Çështja e Kosovës është çështje e brendëshme e Serbisë”. E para këtij realiteti tragjik Salih Berisha si një pehlivan i dhuronte naftë Serbisë fashiste, kur nga OKB ishte nën sanksione.Iu rrit mednja Kasapit Ballkanit se me shqiptar mund të sillet sikurse me një “pasuri” private. Dhe filloi ploja selektive, për të shkaktuar panikë në popull. E në këtë nye një pjesë e popullit do të fillojë të rrebelohet, dhe prej atij embrioni kryengritës, do të lidë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Në popullin shqiptar do të fillojë një fushatë debatike: A ka apo nuk ka UÇK?
Në sqenën politike të Fedratës serbo-malazeze do të aktualizohet politika për likudimin e perosonaliteteve dhe familjeve të njohura shqiptare, krejtë me qëllim që populli të frigsohet dhe ta pranon “ÇIRILICËN-PANSLLAVIZMIN për akt të kryer”. Çdo shenjë shqiptare më 1996/7, duhet sipas Beogradit të shpërbëhej, të digjej dhe mos të duket asgjë se në Kosovë 92% e populsisë është shqiptare. Pushteti neofashist më nuk trumbetonte për rikolonizm, por kishte shfaqur Program publik: “Krejtë ose asgjë”. Me “luftë rrealizohet çdo synime i Vaselenës”, ishte sllogani i Kishës serbe në sinkroni me pushtetin.E vërteta, në këto kushte, çdo gjë frymonet serbisht, por vetëm UÇK nuk e zbriti Flamurin për asnjë çast, që besimi në popull mos të zbres deri në nivel të zhgënjimit. Kështu, Demonstratat e 1 tetorit 1997 dhe dalja e UÇK-ës publikisht më 28 XI 1997 do ta kthejnë rrotën historike në binar të paktyeshëm. Më, asnjë forcë e okupatrit me moton: “militarizmi i Kosovës me 165000 efektiva ushtrake, policore dhe paramilitare me armatimin e plotë të serbëve dhe malazezëve”, nuk do të kryen punë. Fronti i luftës nuk do të jetë më filozofi guerile, por lufta për jetë a vdekje për të gjithë shqiptarët.Po edhe rrezistenaca shqiptare për luftën nuk ka qenë e papërfillëshme. Mjafton të lexohën dokuemntet e kohës se çfar pengesash iu bënë studentëve që të demonstrojnë më 1 tetor 1997. (Shqi: Dr Bujar Dugolli, 1 tetori dita e kthesës, Prishtinë, gjerësisht).
Me filozofinë e UÇK-s: “Ja liri ja vdekje”, kanë përfunduar shumë pushtete diktatoriale në plehun e histirisë. Megjithë këtë, politika shqiptare nuk do të qëndrojë statike, por luftën do ta shoqërojë edhe me diplomaci dhe politikë aktive jopaqesore. Si rrezultat e politikës aktive jo paqesore, më 31 mars 1998 KS OKB, pas shumë debateve do ta aprovojë Rrezolutën historike nr. 1160, duke u mbështetur në Kaptinën e VII të Kartës së OKB-ës. Kjo mbështetje, tërë makinerinë vrastare të okupatorit e mbështetëte për muri, duke ia kujtuar mundësinë e BOMBARDIMIT, nëse nuk pushon terrori mbi një popull, i cili është në trojet e veta.
Okupatori për mos me u zbulua se është kah bënë krime monstruoze ndaj shqiptarëve në Kosovë, filloi të shpifë lloj lloj akuzash. Së pari u tha se: “shqiptarët janë fundamentalist”. Kur kjo u vërtetua se është shpifje, filloi të lansohet akuza vijuese se: “ Në UÇK ka muxhahidinë”. Kur edhe kjo rrenë u demantua, filloi shpikja se: “E tërë UÇK është komuniste”. Kur të gjitha këto shpifje me krimet që i kryenin ndaj popullsisë shqiptare, serbianët filluan të urdhërojnë brigadat dhe njësitet ushtrake dhe policore të vrasin civilë si në: Likashan, Çirez e Prekaz, realitet ky që Perendimi e kuptoi se kemi të bëjmë me një politike serbiane që i ngjanë politikës nazifashiste, të kampeve të përqëndrimit, sepse në fillim nepër Kosovë, në male, populli filloi të strehohet, për t` i shpëtuar gjenocidit. Kështu në fund të vitit 1998 nuk mbeti asnjë lokalitet që nuk ishte i diegur ose i bombarduar me dy e tri granata për ta frigësuar popullsinë, krejtë me qëllim që ta lëshojë Kosovën.
Toka e dejgur dhe koridoret përplasëse në funksion të Beogradit
Në fillim të vitit 1999 pushteti gjakatar serbian do të provojë që Kosova t` i përngjan tokës së djegur, sepse nga “Pragat” (lloj tanku) që frekventonin nepër rrugë hudhëshin granata nepër lokalitete shqiptare, krejtë me prapavi që populli të arratiset nepër male ose jashtë Kosovës. Dhe, aty kah fillimi i shkurtit 1999, do të flitët hapur për një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Lidhur me këtë, Konferenca Ndërkombëtare që u mbajtë gjatë marsit 1999 në Rambuje, tregoi se okupatori nuk nënshkruan asgjë obligative për ta ndalur krimin e filluar një dekadë më parë. Lidhur me këtë, lufta e NATO-s që filloi më 24 mars 1999 tregoi se Serbia ka “miqë të shumtë” nepër botë, sa që krijimi i Kampeve të përqëndrimit në: Bllacë (Afër kufirit me Maqedoninë), Kampi i Stankovecit, Kampi i Çegranit (në Maqedoni) dhe Kampi i Kuksit (Shqipëri) i zbuluan të gjitha qëllimet e okupatorit. Por nepër Kosovë prej 1315 katundeve u bombardan 1008 katunde.U deportua mbi 52% e popullit shqiptar jashtë Kosovës.Bota e civilizuar shumë shpejtë mësoi për tokën e djegur dhe koridorët përplasëse. Tash kishte mebtur si mburojë e popullit vetëm: Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Lansimi i Programit Patkoi
Ky program kishte për qëllim shkatrrimin e Ushtrsië Çlirimtare të Kosovës.Lidhur me këtë qëllim duhet që ta dokuentojmë.Kështu pushteti okupator i kishte grumbulluar në Kosovë 72000 ushtarë dhe policë; i kishte armatosur 63000 civilë dhe i kishte aramatosur edhe 13000 paramilitarë, të cilët vepronin me komandë të posaqme.Në anën mbrojtëse shqiptare, thuhet se ishin regrutuar nën armë rreth 60000 luftetarë. Kështu, nëse numri i përgjithshëm i popullsisë serbe arrinte në 8%, numri i popullsisë shqiptare ishte 92%, atëherë e kuptojmë nivelin e militarizimit të Kosovës, nivel ai që i “siguronte” shtabit të gjeneralëve serbian që ta shkatrrojnë jo vetëm popullin por edhe UÇK, sespe proporcioni i forcave të armatosura ishte 1 me 3 në favor të okupatorit. Së këndejmi, instituionet shtetërore dhe politike Prendimore që e monitorinin situatën në Kosovë erdhën deri në konkluzë se UÇK i duhet ndihmë serioze, për ta shpëtuar popullin shqiptar nga shfarosja. Kështu në rrethana tragjike për shqiptarë do të fillojnë bombardimet e NATO-s ndaj makinerisë militare serbiane më 24 mars 1999. Bombardimet do zgjasin 78 ditë dhe pas 12 qershorit 1999, në Kosovë po ai pushtet do t` i lejojë me detyra speciale të bëjnë krime 711 agjentë të angazhuar në katër grupe. Grupet e këtilla kishin për detyrë “kompromitimin e UÇK dhe të NATO-s” duke vrarë civilë serbianë dhe “shqiptarë të ndershëm”. Deri te ky fenomen kishte ardhur për faktin se NATO më shumë i kushtoi kujdes fitorës, se sa rrethanave, madje duke kërkuar menjëherë “edhe rsformimit të UÇK”, fakt ai që ndodhi në fund të verës 1999.
Kur mbaroi kjo ndërmarrje, pushteti i dështuar i okupatorit do të fillojë që të gjejë rrugë të reja për ta akuzuar UÇK për “krimet” të cilat i kryenin 711 agjentët e Serbisë, të mbetur si specialista në Kosovë. Po jo vetëm kaq, do të nxitët Prokurorja e Hagës Luis Arbur e pastaj Karla Del Ponte që kjo e fundit t` i shkruaj kujtimet, të cilat së pari i botoi në Italishte, e pastaj në frengjishte. Këto kujtime do t` i garbitë me nxitim Beogradi dhe shumë shpejtë do të gjindën për “përpunim” nga Dik Marti (asamblist në Prlamnetin e Evropës), i nxitur nga një deputet rus në Asamblenë e Evropës. Shumë shpejtë Dik Marti (Zvicran), do ta dorëzojë raportin e tij, ku ndër të tjera dominon “fakti” se:“UÇK ka organizuar trafikim të organeve njerëzore diku në një shtëpi të verdhë në Shqipërinë Veriore”. Madje vendi i operimit, sot dihet botërisht sipas Dik Martit se është bërë afër shtallës së bagëtive. Ky fakt tregon se kur serbianët dhe “miqët” e tyre çemndën, kalojnë në dillirium, fare nuk e kontrollojnë mendjën, se çka pason pas atij konstatimi. Dhe Evropa ngadal çështjën e “trasplantimit e heshti”. Sot ai |transpalnatim” ka mbetë me zero vlerë, por drejtuesit e UÇK janë në burg pa asnjë akuzë valide, thua se UÇK “ka pasë për detyrë me ndalë njerëz nga rruga pa armë në dorë”!!!! E Kjo akuzë është jo vetëm e ulët, pordel se vjen nga kuzhinat shrllatane të Beogradit.
E vërteta, Dik Marti ka vdekur, por sot në histori ka mbetur njolla se: “serbianët kanë provuar të vrasin Dik Martin”. Pra nuk demantohet rrena e kurdisur nga ai, por lansohet se “serbët duan ta vrasin”, për të mbetur nën hie trillimi i përbashkët serbo-Dikmartian. Në vijim do të lansohën për zejtarinë e Hagës” “deshmitarët e mbrojtur nepër Evropë, e të cilët janë të sigurtë deri sa të gjindet ndonjë “mecenë” tjetër, për t` i paguar për sherbimet e tyre, drejtuar çështjës së “drejtësisë” serbe.
Akuza e Dik Matrit e paguar nga Beogradi
Nëanën tjetër kur sllavët sot e kanë krisur luftën në mes veti dhe asaj lufte i prinë Rusia, bota e civiliuar nuk duhet ndejtur e qetë sespe Rusia është fuqi nukelare.E çka janë shtetet tjera sllave siç është Serbia, gati asgjë përkah forca dhe aftësia ekonomike.Po mirë më kujtohet kur serbët muarën yrysh për ta “përhapur jogurt rrevolucionin në Perendim të Jugosllavisë”. Atëbotë nepër Kroaci dhe Slloveni ndihej sllogani: “Srbe na vrbe”. Ndihej sllogani serbian se: “Tiranën do ta okupojmë me shoqatën e gjuetarëve”, e shpikje tjera si: “Vetëm urrëro Sllobodan do të marrshojmë deri në Tiranë”!
Asnjë serbian, apo mercenar i tyre si janë Karlla Del Ponte, Dik Marti dhe shumë prokurorë që u larguan nga Gjykata Speciale për UÇK-ën, sot (2024) nuk janë në një gjendje entuziazmi që do të denohet lufta e UÇK-ës. Të gjithë janë skeptik.Por, serbianët po çpikin shpifje të reja, që nuk janë shpifje por përgatitje serioze për luftë të re në Kosovë siç ishte rasti i Bajës më 24 shtator 2023.
Tani jo vetëm Serbia por edhe ca aleatë Perendimor kanë hapur front se Qeveria e Republikës Kosovës nuk është në nivel me këshillat që jipen sidomos nga Vashingtoni dhe Brukseli. Në lidhje me këtë, tragjedia e Navalnit në Rusi paksa ua ka prolonguar hovin që të thonë më shpesh: “Ushtria serbe të kthehet në Kosovë”. Por një fakt duhet të dihet se sot Kosova është e përgatitur për çdo sulm eventual, sepse proporcioni i forcave nuk do të jetë më 1 me 3, por aty afër 1 me 1 në favor të luftës së drejtë shqiptare.Se Serbia është kah luan “bigjoz” me institucionet ndërkombëtare tregon fakti se qe tri javë nuk është përmenduar ASOCIACIONI i komunave.Hallakama e Beogradit tani është përqëndruar në “çështjën e dinarit”. E këtë çështje të gjithë në Vashington dhe Bruksel e dijnë fare mirë se si duhet zgjidhet. Por janë kah e mbështetin pushtetin e Kosovës për muri, ashtu si vepruan më çarmatimin e UÇK-ës, ashtu si vepruan me Çështjën e Debelldesë; ashtu si vpruan me çështjën e Çakorit dhe Kullëe; ashtu si vepruanderi me tash me Veriun e Kosovës; ashtu si e imponuan me çdo kusht Gjykatën Speciale.E tërë kjo bërët me qëllim që ta devalvojnë luftën e drejtë të shqiptarëve për liri, gjithnjë duke drojtur, se lufta e UÇK-s po bërët model nepër Evropë dhe gjetiu.
Së këndejmi po bëhën qe 50 vjetë që i studiojë luftërat okupuese serbiane dhe luftërat mbrojtjëse shqiptare. Për luftën e fundit, mund të kokludojë me përgjegjësi se asnjë ushtarë i UÇK-ës nuk ka varë civilë pa armë në dorë, nuk ka vrarë: gra, fëmijë, pleq e plaka serbiane.Të kundërtën asnjë gjykatë serbe, apo ndërkombëtare deri me sot nuk e ka hetuar dhe gjykuar krimet serbe, e fjala është për mizori të çdo lloji mbi shqiptarët duarthatë.
Përfundim: Pse pushteti i Beogradit nuk pranon asgjë nga obligimet ndërkombëtare? Nuk pranon sepse gjatë dy shekujve të fundit Serbia ka grabitë prona shqiptare. Nuk është përgjegjur Serbia për grabitjët e pronave shqiptare në Sanxhakun e Nishit më 1877. Madje tërë ajo krahinë është shndërruar në kreamtorium; Serbia nuk është përgjegjur për grabitjët gjatë viteve 1912-1914; Nuk është përgjigjut për grabitjët gjatë viteve 1918-1941; nuk është përgjigjur për mizoritë dhe grabitjet gjatë viteve 1945-1966. Kur në njëfar mënyrë shqiptarët më 1966-1981 fituan një barazi, serbianët nuk mundën ta durojnë atë barazi, dhe filluan të largohën nga Kosova.Por, më 1981-1999 serbët nuk lanë mjet pa përdorur për ta sllavizuar Kosovën, dhe prap KS. OKB heshti, nuk e detyroi Serbinë me asnjë rrezolutë për t` i paguar dëmet e luftës. Pa i paguar Serbia dëmet e luftës që ua ka bërë shqiptarëbe, pushteti i Beogradit nuk do të ndalet me kercnime të reja, me asnjë çmim.
Shkrimi i kushtohet heroizimit të: Shaban Jasharit me familje nga Prekazi i Drenicës!
Më 26 shkurt 2024
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"