SAMITI I TIRANËS MË 28 SHKURT 2024 I SHËRBEU SERBISË FASHISTE DHE SOROSIT

SAMITI I TIRANËS MË 28 SHKURT 2024 I SHËRBEU SERBISË  FASHISTE DHE SOROSIT
SAMITI I TIRANËS MË 28 SHKURT 2024 I SHËRBEU SERBISË  FASHISTE DHE SOROSIT

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 01 March 2024 - 11:28

Shkruan: Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami

Tepihi i kuq për kriminelin Aleksander  Vuçiq

Pikërisht më 28 shkurt 1998 dy katunde shqiptare të Drenicës: Çirezi dhe Likoshani u bombarduan nga makineria fashiste e Aleksandër Vuçiqit si informator (dezinformator). Atëbotë, mjetet e informimit të cilit flisnin dhe shkruani se: “ I kemi vrarë terroristët në dy katunde të Drenicës, për të treguar se ua bëjmë ashtu sikurse Shaban Polluzhës më 1945”. E besa gratë dhe fëmijët, pleqtë dhe plakat nëpër shtëpia konsiderohen “terroristë”, atëherë shtrohet pyetja historike: a janë terroristët midis Tiarne më 28 shkurt 2024 që pritën me pompozitet dhe me tepih të shtruar, kuptohet jo të gjithë. Edi Rama (!), qe sa herë po të drejtohen. Kuptoje se thellë ke shkuar me dostin tënd (BH) në tradhti kombëtare, duke lozur me letra të Sorosit. Po Edi Rama, mund të fshihet pas hijes se hienave të Sorrosit duke trilluar:”Më kanë thënë ata të BE dhe SHBA”. Ndoshta “Open Ballkani” i del rrenë me bisht! 

Por politikani që është burrë shteti, çdo bisedimi me kënd do qoftë duhet me mençuri më e përballë çdo kërkese me peshën e së kaluarës. Dhe, nëse Samiti i Tiranës qenka i nivelit të “gjerë” gjeostrategjik, shtrohet pyetja: a ishin ushtarët ukrainas nëpër Kosovë më 1998/99 që vrisnin shqiptarë duke u arratisur nga trevat e veta, dhe Aleksandër Vuçiqi ishte në prapa vi dhe nga maja e Qafë Dules shikonte me dylbi, sa që zgërdhihej duke e lajmëruar Kasapin Sllobodan Millosheviq: “Gati mbi gjysma e shiftarëve, janë lanë larguar nga Kosova dhe Metohija. Radhët e tyre i përngjajnë mjegullave fjolla fjolla mbi Danub”!

Po si dhe prej kujt do të armatoset Ukraina

Para katër ditëve e shikoja një emision francez. Habitesha me cinizmin e tyre ndaj Ukrainës, për luftën që zhvillohet atje, për të cilën klithnin se më tepër është e rrezikuar Franca se sa Kosova dhe Shqipëria së bashku. Disa cinikë francez që shprehnin realitetin, i ndjeva kur thanë hapur se edhe këtë në mes tjerash, nëse : “Ne (francezët) ua dhurojmë ose ua shesim Ukrainasve 3000 predha, Rusia i prodhon 20 deri në 25000 predha. Prandaj ndihma jonë është e kotë. Aq më parë kur fabrikat ruse janë aty afër frontit.”

Po pyetja e pyetjeve, pse atëherë Samiti i Tiranës të mbahet me një përfundim të kotë dhe kujt i shërbeu. I shërbeu, tani tërë bota e civilizuar e dinë vetëm Aleksandër Sorosit dhe një grushti mercenarësh shqiptarë, serbian e grekë që sillen rreth tij në tregtinë me armë. Dhe në vend që në dokumentin përfundimtar të saktësohet se cilin rrol po e luan Serbia, duke “shitë gjoja armë në vende të treta, për frontin Ukrainas”, atëherë kuptohet se gjaku i derdhur në frontet e Ukrainës është mall me kamatë për fondet e Sorosit.

Asgjë nuk po e largon Serbinë nga prehri rus

Samiti i Tiranës i shërbeu A. Vuçiqit për t` u shprehur se: “Kosovën nuk do ta pranojë kurrë, me Rusinë jemi miçë të pandarë, kurse Tajvani është Kinë”. Fol Eskobar dhe Borrel e Lajçak ku jeni, dhe çfarë faji u ka Albin Kurti që lufton politikisht me diplomaci meritokratike ta mbrojë integritetin dhe sovranitetin e Republikës Kosovës. Në anën tjetër e lejoni Vuçiqin të luaj me fatin e një populli që kurrë nuk ka luftuar për okupim të trojeve të huaja, por për t` i mbrojtur trojet e veta.

Asnjë diskriminim pozitiv i shpikur nga Mati Ahtisari në dëm të drejtësisë në Republikën e Kosovës, e as lëshimet tjera vijuese në favor të pakicës Serbinë në Kosovë, nuk po e kënaqin Beogradin. Pse?Dhe nuk e kënaqin, sepse ndikimi i Rusisë është kthyer në epidemi, që shërben për ta “amortizuar” peshën e krimeve ruse nëpër qytetet dhe katundet e Ukrainës. Dhe atë peshë të krimit vetëm ne shqiptarët e Kosovës e kemi të njohur, sepse e kemi provuar plagën në trupin tonë, kohë më parë në luftën e pabarabartë. Ajo lloj lufte tani është shpërndarë edhe në Palestinë. Pse?

Open Ballkani dhe tregtia Rama-Vuçiq me fatin e popullit

Dje e ndieva një prodhues shqiptar nga Shqipëria kah thotë: Malli im po kalbet, kurse “Ballkani i Hapur” më varrosi për së gjalli, jo vetëm familjen time por edhe punëtorët që i nderoja shumë. Po, ku ta ndien Edi Rama këtë plagë të fshatarit, kur iu ka ëmbëlsuar pozita për me pritë kriminelin Vuçiq në tepih të kuq. Dhe për këtë pritje, unë e akuzojë edhe përfaqësuesin e Republikës Kosovës, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë, Malit Zi, që pranojnë me luajtur rrolin e “Kalit Trojës”, për t` u bërë A. Sorosin liferues armatimi dhe “për t` i obliguar vendet e Ballkanit” që të prodhojnë armë dhe ai t` ua shet në tregun e fabrikuar prej tij, natyrisht atje ku lufta do të zgjatë edhe ca dekada. E do të zgjatë me dekada sepse edhe shërimi i plagëve nëse arrihet paqja donë kohë dhe mjete, sepse fabrikat e armëve nuk janë askund, me përjashtim të Serbisë, prej së cilës Sorosi përfiton edhe sot!

Pse V.Zelenski kërkoi për të blerë armatim nga Shqipëria

Tërë bota e civilizuar e ka të njohur se Shqipëria nuk prodhon kurrfarë armatimi. Lidhur me këtë, fabrikat “montazh” inekzistente të A. Sorosit, të cilat prodhohen në Serbi dhe ato që i shet Shqipëria për luftën në Ukrainë dhe Palestinë, për një kohë të gjatë, nën patronatin e A Sorosit, janë një bixhoz politik radhës, që e zbaton me regji speciale Edi Rama, tregon qartë se ai institucion (Interpoli) ka me pasë pastaj punë me te. Ky pazar i decenies, dëshmojnë të dhënat e verifikuara, është bërë gjatë tërë natës në mes 27 dhe 28 shkurtit 2024 në Tiranë, nën masatë “konfidenciale” , të vilat i diktonte makineria e gjashtë agjentëve të A. Vuçiqit. I tërë ky aksion është bërë me “kujdes”, që mos të lexohet qëllimi përfundimtar!

E vërteta, agjentura neofashiste ruse dhe serbe, pa shihet dhe po ndihet se kërkon luftë politike, deri në atë masë sa që Beogradi sot është praktikisht në luftë speciale (ala Radojçiq alias në stilin perfid Vagner) me të gjithë fqinjët. Kështu i tërë Ballkani është në psikozë lufte, sepse Serbia aspiron treva të huaja ndaj:Bullgarisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë. Këtë rrol e ka pranuar Serbia nga regjia e Kremlinit, sepse hapur Hitleri i Dytë i quajtur Putin, po aspiron okupimin e tërë Ukrainës,me çmimin shumë të lartë të një lufte që kohë pas kohe kërcohet me mundësi nukleare, edhe pse e dinë se nga ajo luftë pëson edhe Rusia, edhe tërë njerëzimi. Por synimi i Putinit tani për tani është dominimi në Detin e Zi dhe mbretëria me gasin që e eksporton, e me të cilin po e mbanë luftën qe dy vite.

A ka rrugëdalje nga kjo mundësi e humnerës ku mund të bjerë bota?

Ka rrugëdalje. Largimi i Vlladimir Putinit, Aleksandër Vuçiqit e luftënxitësve tjerë kudo nëpër glob dihet se mundet për t` i ndalur dhe larguar kriminelët nga pushteti, vetëm me fuqinë e popullit përbrenda, në stilin ashtu si u rrokullis Sllobodan Millosheviqi, ashtu si shkoi në burg pikërisht ditën e Vidovdanit, më 28 qershor 2001. Pra, popujt e Serbisë, Rusisë, Iranit, Koresë Veriore e kanë fjalën përfundimtare. Sepse në këto shtete, shumë larg me krime është shkuar,dhe vargu i krimeve është bërë i gjatë. Shumë vonë nëse hezitojnë popujt për brenda, për t` i larguar kriminelët nga froni, do ta kuptojnë, se kanë “notuar” me dekada në rreth të thatë. E popujt jashtë këtyre rrathëve, duhet të shohim dhe të mbetën të zgjuar. Sepse tepihu i kuq i Tiranës, do të tregojë koha, flet shumë, ka shumë simbolikë, se ai tepih ka “qenë i përgjakur” dhe pozita e Zelenskit që rrinte mbi të nuk guxon të nënçmohet, sepse pesha e komplotit që ka rezultuar nga darka tri palësh: Soros-Rama-Vuçiq, do të shpërthej më vonë. Si duket më profitabili prej tyre është prapë Sorosi në stilin e gatimit të darkës së helmuar në stilin agjenturor: “shto miell, shto ujë, po bukë nuk ka për të uriturit”. Nuk ka sepse në darkën sekrete, jo që është djegur substanca e njerëzishëm, por “është hëngër edhe tepsia”. E vërteta, vetëm Interpoli, do ta zgjidhte lëmshin e Tiranës dhe lëmshin e nën tepihut kuq, sepse koka e Zelenskit është në zyrën e Sorosit,ndërsa zemra është në xhepat e Vuçiqit. Ndërsa për muskujt e shkapërderdhur të Edi Ramës shumë shpejtë do të shfaqet nevojë për shërim të reumës politike, por që diagnoza nuk do t` i dihet, sepse “nuk e di as unë”. E thash këtë, sepse prej që politika është bërë “fall”, opinionistët po bluajnë sa paguan zotëria.

Shkrimi i kushtohet: Navalnit dhe idealit tij për një shtet jo fashist!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".