Lexoni edhe:
Serbia e Aleksandër Vuçiqit sikurse ajo e kohës së Millosheviqit
Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri
Heqja e vetos nga anëtarët e Bashkimit Evropian në procesin e anëtarësimeve të reja në bllok për shtete aspirante, natyrisht se kjo përbën një kthesë të madhe mbase historike në reformimin e vet Bashkimit evropian dhe lehtësimin në procesin e pranimit të anëtarëve të ri. Instrumenti i "vetos" në të shumtën e rasteve është keqpërdorur nga shtetet anëtare si presion për realizim të interesave të tyre ndaj apo në shtetin që ka aspiruar anëtarësimin në bllok, dhe jo rrallë herë këto interesa të disa shteteve anëtare të BE-së nuk kanë pasur asgjë të bëjnë me vlerat që i proklamon dhe i kultivon Bashkimi Evropian mbi të cilat edhe është formuar.
-Rastin më eklatant ku është përdorur "veto" si instrument jo i drejtë ka qenë rasti i Maqedonisë së Veriut, ku Greqia dhe më pas edhe Bullgaria , kanë penguar për pranimin e Maqedonisë së veriut në procesin e integrimeve evropiane , si presion për ti arritur qëllimet e tyre në raport me Maqedoninë e veriut. Ndërsa tani me heqjen e vetos së anëtarëve të bllokut në procesin e anëtarësimeve të shteteve të tjera, është një lajm i mirë sidomos për shtete e Ballkanit, pra edhe për vendin tonë, që këtë proces e bënë shumë më të lehtë, më të drejtë dhe më të shpejtë, dhe besoj se ky momentum i ri do të shfrytëzohet edhe nga këto shtete.
Serbia e Aleksandër Vuçiqit sikurse ajo e kohës së MillosheviqitLexoni edhe:
Interesat e ndryshme politike dhe jo vetëm, ambiciet për dominim të disa shteteve ndaj shteteve të tjera e që janë manifestuar përmes "vetos" kanë bërë që procesi i anëtarësimeve të reja në BE të ishte i ngrirë që e ka dëmtuar vet bllokun, por edhe ka krijuar teren për shtrirje të interesave gjeopolitike dhe strategjike të Kinës dhe Rusisë, sidomos në Ballkan, për ta dobësuar jo vetëm rajonin tonë por në përgjithësi Bashkimin Evropian. Por në anën tjetër . heqja e "vetos" në procesin e anëtarësimit në BE për shtete jo anëtare, nuk duhet të nënkuptohet nga qeveritë e këtyre vendeve , kandidate për anëtarësim, si një zbutje e kritereve për përkushtimin dhe punën e tyre në forcimin dhe funksionimin e demokracisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, funksionimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe përparime në sferat e tjera. Pra këto mbesin detyra që duhet të kryhen nga se cili shtet që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".