Lexoni edhe:
Stop keqpërdorimit të vetos për anëtarësimin e shteteve të reja në BE
Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi
Zor se do të ketë mundësi të kemi ndonjë marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bisedimet të cilat po zhvillohen. Vuçiqi është ai që për një serb ka kërkuar kokat e 100 myslimanëve në luftën në Bosnje.Vuçiqi është ai që nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës me luftë, rasti i aktit të dështuar të terrorizmit shtetëror serb në Banjskë .Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale edhe ndaj Malit të Zi dhe në BH, përmes Republika Serbska, për realizimin e idesë megalomane e shoviniste të ” botës serbe”.
Edhe presidenti aktual serb, po përdorë parimin e Millosheviqit, ku sipas tij , kanë të drejtë të rrahin, vrasin e të zhvendosin të tjerët më luftë nga vatrat e tyre shekullore. Këta dy protagonist të shovinizmit serbomadh, popujve të tjerë si të vetmen mundësi ju kanë lënë më qenë viktima. Dhe, kjo ndarje rolesh të formës raciste po zgjatë shumë , që paqja mashtruese po vazhdon të funksionon , sipas logjikës të te “ drejtës serbe”, si dhunues dhe përjashtues ndaj popullit shqiptarë në Ballkan. Nëse të gjithë e dimë së litari ka dy skaje, serbët, nuk dëshirojnë më e kuptuar këtë realitet, dhe po vazhdojnë të instalojnë në pushtet, të gjithë ata të cilët qëlluan pa mëshirshëm mbi kurrizin dhe mbi kokat e tjerëve , e veçmas të shqiptarëve historikisht dhe në luftën e fundit çlirimtare. Këtë logjikë jo që nuk po heqin nga kokat e tyre të mbushura më urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, vetëm sa po e mbushin edhe më shumë.
Stop keqpërdorimit të vetos për anëtarësimin e shteteve të reja në BELexoni edhe:
Serbia koha po e tregon së po rritë “bisha’,me shumë së sa njerëz, edhe pse jemi në shekullin 21. Dhe, këto bisha të instaluara në pushtet posaçërisht nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, e deri më sot, nuk po ndahen nga ambiciet e tyre të sëmura për ripushtimin e Kosovës. Po mendojnë që shqiptarët do të lejojnë që gjithmonë ti mbajnë mbi kokë, këto bisha karpatiane. Nuk e kisha zgjedhur gjuhën kaq të ashpër , po te ishin serbët ndryshe , po të kishim të bëjmë më regjime demokratike. Serbët po tregojnë së ju mungojnë shumë këto tipare. Nëse nuk heqin dorë nga kërcënimet dhe aktet e dhunës, kokat dhe brinjët jo të tjerëve, por të vetat do tu thyhen shumë keq. Populli serb në vend që të dënon politikat pushtuese të Serbisë, ata janë bërë tifozë fatkeq si më rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë. Fushatat e tilla politike dhe nxitjet për luftë të re në Ballkan, bashkësia ndërkombëtare ishte dashur ti ndalon. Serbia e Vuçiqit nuk posedon as virtytet elementare politike , që të tolerohet në pafundësi.
Rajoni nuk meriton të mbetet në dorën dhe punët e pista të Vuçiqit, i cili po ndihmohet nga diktatori rus, Vladimir Putin, për formimin e Serbisë të Madhe, apo të një mini Jugosllavie. Këto politika ka ardhur koha të stopohen, sa nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm shumë të madh. Presidenti serb, Vuçiq edhe së fundi në Samitin e Tiranës, u deklarua pro politikës pushtuese të Putinit mbi Ukrainën sovrane, edhe përkundër së në këtë takim , ishte i pranishëm edhe Zelenski. Thonë së fotografia flete sa njëmijë fjalë. Parakalimi i Vuçiqit në samit u shikua nga Zelenski , si parakalim i ndonjë bishe. Ky prototip i Putinit, arriti që në deklaratën përfundimtare të 6 shteteve në tekst mos të figuron formulimi , që Rusia është agresore dhe po ashtu nder të tjera ishte edhe kundër sanksioneve ndaj këtij shteti dhe heqjes të flamujve të shteteve pjesëmarrëse në takim shkaku i Kosovës. BE-ja dhe Amerika siç e tregojë edhe ky takim duhet ti heqin iluzionet së mund të mbahet paqja në Ballkan më ish shefin e informimit të Sllobodan Millosheviqit.
Zor se do të këtë mundësi të kemi ndonjë marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bisedimet të cilat po zhvillohen. Vuçiqi është ai që për një serb ka kërkuar kokat e 100 myslimanëve në luftën në Bosnje.Vuçiqi është ai që nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës me luftë, rasti i aktit të dështuar të terrorizmit shtetëror serb në Banjskë . Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale edhe ndaj Malit të Zi dhe në BH, përmes Republika Serbska, për realizimin e idesë megalomane e shoviniste të ” botës serbe”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".