Kosova duhet ta rritë, fuqizon dhe modernizon forcën e vetë ushtarake mbrojtëse

Kosova duhet ta rritë, fuqizon dhe modernizon forcën e vetë ushtarake mbrojtëse
Kosova duhet ta rritë, fuqizon dhe modernizon forcën e vetë ushtarake mbrojtëse

Muhamet Kelmendi

  • 03 March 2024 - 08:51

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Serbia po vazhdon politikën terroriste ndaj Kosovës. Nga pala serbe, grupet e organizuara kriminale e terroriste, akoma priten aksione të ndryshme terroriste jo vetëm në veri, por edhe në vendet tjera të Kosovës. Ato kurrë nuk do ti ndali Serbia . Mënyra e vetme për ti ndaluar këto aksione është forca ushtarake. E këtë forcë e ka NATO, SHBA, Anglia etj, por këtu edhe Kosova mundë të bëjë punë. Kosova Duhet ti forcoj dhe armatosë kudo organet e sigurisë, sidomos në veri dhe në komunat ku priten aksione terroriste. Duhet ta ndalon secilin aktivitet pune ilegale të shtetit serb në Kosovë.

 

Serbia ka bërë në vazhdimësi komplote të ndryshme, deri edhe aksione terroriste, kuptohet për ta destabilizuar Republikën e Kosovës dhe për ta ndarë apo pushtuar. Kurrë nuk i ka ndalur aksionet terroriste. Fillimisht me përkrahjen e KFOR-te francez bëri spastrimin e veriut të Kosovës nga shqiptarët. U dëbuan mbi 12 mijë familje shqiptare. U armatosën dhe u organizuan grupe terroriste, si "Rojet e Urës". Më vonë, u fut me marrëveshje Thaçi-Daçiq dhe Mustafa-Vuçiq, ky formacion në Polici të Kosovës. Ndërsa, administrata u nda në dy pjesë. U tolerua administrata paralele me shtetit serb në Kosovë., Regjistrimet, pagesat dhe aktiviteti i shtetit serb në veri dhe në komunat tjera të banuara me shumicë serbe, u krijuan nga organet e shtetit serb. Kudo u toleruan simbolet e Serbisë. Nuk kishte asgjë nga Republika e Kosovës. Sikurse kjo mos të mjaftonte, u krijua "Lista Srbska",një organizatë tipike terroriste. Në veri të Kosovës u ndërtuan nga Serbia dy organizatat militare. Tash formuan "Brigadën e Veriut", një organizate tipike kriminale. Faktet e tilla flasin se shteti serb nuk e pranon në asnjë forme ekzistencën e Republikës së Kosovës. Për Serbinë Kosova është territor serb. Kjo është kështu edhe në Kushtetutën e Serbisë. Mbi këto përcaktime juridike dhe faktike vepron shteti dhe udhëhiqet në aksione Serbia. Nga Beogradi organizuan dhe u bë dhunë prej grupeve terroriste në Kosovë. U vranë qytetar shqiptar por edhe polic të vendit dhe polic të huaj, sikundër edhe që u zhvilluan bllokada të rrugëve, në sheshe dhe u sulmuan edhe ushtarët e KFOR-it. U dëmtuan shumë prona private dhe ajo shtetërore. Drejtpërdrejtë nga Vuçiq u organizuan dhe u armatosën me armë të rënda terroriste bandat e Radojçiqit. U sulmuan organet e rendit në Kosovë. Ra në pritë heroi më i ri i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në Banjskë u krye terror. Askush nuk u përgjigj. Serbia po vazhdon politikën terroriste ndaj Kosovës. Nga pala serbe, grupet e organizuara kriminale e terroriste, akoma priten aksione të ndryshme terroriste jo vetëm në veri, por edhe në vendet tjera të Kosovës. Ato kurrë nuk do ti ndali Serbia . Mënyra e vetme për ti ndaluar këto aksione është forca ushtarake. E këtë forcë e ka NATO, SHBA, Anglia etj, por këtu edhe Kosova mundë të bëjë punë. Kosova Duhet ti forcoj dhe armatosë kudo organet e sigurisë, sidomos në veri dhe në komunat ku priten aksione terroriste. Duhet ta ndalon secilin aktivitet pune ilegale të shtetit serb në Kosovë. Mbi të gjitha, Kosova duhet ta forcoj me armë moderne FSK-në dhe të rritet numri i ushtarëve . Shteti i Kosovës duhet të jetë shumë i ashpër kundër veprimtarive subversive e terroriste, prandaj duhet të jepen dënimet e merituara ndaj aktorëve të akteve vandale, kriminale dhe terroriste. Këto janë disa nga punët që kërkohet të bëhen në Kosovë. Natyrisht se kurrë nuk duhet lënë pas dore investimet në krijimin e punës dhe të vendeve të punës në fushën ekonomike sepse është çelësi i zhvillimit të shtetit. Baza ekonomike zgjidhë shumë çështje pa të cilat nuk mundë të ecën shteti përpara.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".