Lexoni edhe:
Zgjedhjet në Evropë dhe SHBA do e lënë në hije agjendën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Po të kishim pasur politikan të profilit të lartë , nuk do ti kishim gjithë këto defekte në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës. Klasa e re politike në pushtet po tregohet më inteligjente dhe më e dijshme për profesionin të cilin e ushtrojnë. Nga njerëzit e mençur në politikë , edhe priten rezultate të prekshme , pritet të krijojnë kushte për një jetës më të begatshme dhe më të lumtur për të gjithë .Ndjesia e inferioritetit intelektual, i lëshon rrugë instinktit, e që nga kjo pason agresiviteti. Njerëzit agresiv nuk janë në gjendje të mendojnë më koka të kthjellura, dhe pastaj veprimet e tyre shkaktojnë dëme të mëdha karshi mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm.
Ndoshta është pakë sa pyetje hipotetike, por shumë për 20 vite pamë dhe dëgjuam marrëzi politike. Dhe, nuk kam më zi se kur njerëzit me predispozita të pa mençura politike të dalin në ballë të shtetit. Dhe, natyrisht se nuk ka asnjë mundësi të kemi politika të mençura nga politikanet të cilët e kanë lënë mbrapa Kosovën në fazën e tranzicionit. Aq më keq kur kombinohen budallallëku ,poshtërsitë më marrëzitë e njerëzve të politikë bërjes. Ky kombinim shndërrohet në të shumtën e rasteve në agresivitet, si armë e fuqishme për të krijuar situata të vështira shoqërore dhe politike . Njerëzit e pas luftës u inkuadruan në politikë e nuk kishin njohuritë për të qenë njerëz të mirëfilltë të politikës. Është zor të jesh i vetëdijshëm se nuk je bash i mençur. Politikanët e deridjeshëm të cilët edhe e drejtuan shtetin përgjithësisht nuk e kanë inteligjencën mesatare . Është shumë keq për një shtet , që mos më qenë i vetëdijshëm se je një i “padijshëm politikë”, e merrni përgjegjësi të larta në shtet. Kjo është tallje më vetën, dhe së të tjerët sigurisht tallën edhe më shumë më shfaqjet e tilla para publikut. Dikujt edhe mund ti duket vetja i zgjuar pa menduar së a janë rezultatet dhe daljet në publik të mira dhe të pëlqyeshme. Rezultatet e politikave të tilla i pamë dhe i përjetuam tashmë të gjithë. Nuk ishin politika për lavd, por më shumë për kritika. Kur shumica e qytetarëve nuk e bëjnë jetën e mirë, sigurisht së nuk ka vend për lëvdata. Nëse e dinë dikush veten që nuk është për profesionin fisnik të politikës dhe merret më politikë, e patëm të tillë më bollëk, është edhe me keq. Po të kishim pasur politikan të profilit të lartë , nuk do ti kishim gjithë këto defekte në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës. Klasa e re politike në pushtet po tregohet më inteligjente dhe më e dijshme për profesionin të cilin e ushtrojnë. Nga njerëzit e mençur në politikë , edhe priten rezultate të prekshme , pritet të krijojnë kushte për një jetës më të begatshme dhe më të lumtur për të gjithë .Ndjesia e inferioritetit intelektual, i lëshon rrugë instinktit, e që nga kjo pason agresiviteti. Njerëzit agresiv nuk janë në gjendje të mendojnë më koka të kthjellura, dhe pastaj veprimet e tyre shkaktojnë dëme të mëdha karshi mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm. Njerëzit shumë janë dëshpëruar nga garniturat e tilla të cilët kishin poste të larta për një kohë të gjatë në shtetin e ri të Kosovës. Çdo shteti dhe kombi i duhen njerëz të ngritur profesionalisht dhe më bagazh kombëtar, të cilët denjësisht do të punonin në realizimin e kërkesave logjike të shumicës të qytetarëve. Është krim të merresh më politikë më shumë së krimet e mundshme që mund të kryhen pastaj. Kosova ka nevojë shumë për njerëz të zgjuar, me moral, ku prioritet mbi prioritete e kanë shtetin dhe ruajtjen e qenies tonë kombëtare , e cila po na rrezikohet prapë nga një armik i përhershëm siç është Serbia.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".