Listës serbe urgjentisht t'i rishqyrtohet mandati, ka fakte penale për përfshirje në akte kriminale

Listës serbe urgjentisht t'i rishqyrtohet mandati, ka fakte penale për përfshirje në akte kriminale
Listës serbe urgjentisht t'i rishqyrtohet mandati, ka fakte penale për përfshirje në akte kriminale

Gani Qarri

  • 06 March 2024 - 18:11

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Për aq më tepër e ashtuquajtura "Listë serbe", së fundi doli hapur edhe në mbrojtje të të arrestuarit dhe të dyshuarit tjetër, për krime lufte, të kapur me urdhër të prokurorisë nga policia e shteti, ditë më parë ne veri të Mitrovicës. Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, ky subjekt i dyshimtë politik serb, ka marrë guximin, të kërkoj publikisht edhe lirimin e të gjithë të arrestuarve të deritashëm për krime lufte në Kosovë, duke manipuluar edhe me kapjen e kriminelëve serb të dyshuar për krime lufte dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të pambrojtur, dhe kualifikuar qëllimshëm, arrestimet e tyre, si “vazhdim i presionit ndaj popullit serb?!".

 

Pozicionimi i dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës "Listë serbe" duke dalë publikisht në mbrojtje të të dyshuarve për gjenocid dhe krime lufte,ndaj shqiptarëve të pambrojtur, është edhe një argument tjetër shtesë, se pse duhet të nxitohet, që sa më parë, të bëhet rishqyrtimi ligjor e kushtetues i rolit të monstruoz të këtij subjekti të dyshimtë serb, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, përmbushjen e kushteve për ta ndaluar veprimtarinë e saj në Kosovë dhe suspenduar nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në garën zgjedhore të vendit tonë. Një veprim i tillë, duhet të merret urgjentisht, për vet faktin bizar, se e ashtuquajtura "listë serbe" është pozicionuar hapur në mbrojtje të terroristëve dhe strukturave kriminale serbe, që morën pjesë edhe në sulmin terrorist të Banjës së Zveçanit, përfshi edhe zyrtarët e kësaj "liste", si ish numri 2 i saj, krye terroristi Milan i Radojçiqi, i kapur në flagrancë si drejtuesi kryesor në ekzekutimin e sulmit terrorist ndaj shtetit të Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar! Për aq më tepër e ashtuquajtura "Listë serbe", së fundi doli hapur edhe në mbrojtje të të arrestuarit dhe të dyshuarit tjetër, për krime lufte, të kapur me urdhër të prokurorisë nga policia e shteti, ditë më parë ne veri të Mitrovicës. Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, ky subjekt i dyshimtë politik serb, ka marrë guximin, të kërkoj publikisht edhe lirimin e të gjithë të arrestuarve të deritashëm për krime lufte në Kosovë, duke manipuluar edhe me kapjen e kriminelëve serb të dyshuar për krime lufte dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të pambrojtur, dhe kualifikuar qëllimshëm, arrestimet e tyre, si “vazhdim i presionit ndaj popullit serb?!". Për aq më tepër, udhëheqësit e të ashtuquajturës "lista serbe", vazhdojnë të përdorin edhe gjuhë shumë kërcënuese, madje edhe të deklarojnë publikisht, se arrestimet e kriminelëve të dyshuar serbë, për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, “sillkan përshkallëzimin e situatës në terren”, në vend se të kontribuojnë edhe vet si subjekt, me veprim në Kosovë, që “situata të qetësohet dhe të shkojë në drejtim pozitiv”. Në vend të kësaj, ky subjekt politik, shkon edhe më larg, duke bërë përgjegjës edhe EULEX-in, se pse, sipas tyre, po lejon institucionet e Kosovës të arrestojnë serbët e dyshuar për gjenocid dhe krime të rënda lufte, me shpikjen e arsyetimeve të pabazuara, se kinse, nuk paska fakte për veprat që dyshohen kriminelët e arrestuar serb. Madje bashibozukët e të ashtuquajturës "listë serbe", pyesin me inferioritet edhe EULEX-in, misionin më të shtrenjtë evropian të vendosur në Kosovë,për sundimin e ligjit, se “nga çfarë frikësohen, që sipas tyre, nuk paskan zbuluar publikisht informacionet rreth procedurave penale, të serbëve të akuzuar për krime lufte, që sipas shpifjeve të "listës serbe" u mbakan të pafajshëm në paraburgim?!”. Me këto reagime, pjella e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, e ashtuquajtura "listë serbe" e krijuar enkas që të shërbejë si "kalë i Trojës" dhe veprojë si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, është pozicionuar skajshmërisht kundër ligjeve dhe Kushtetutës të Republikës së Kosovës, kundër institucioneve ligj zbatuese dhe atyre të mbrojtjes së rendit dhe të kushtetutshmërisë në Kosovë, duke dalë publikisht në mbrojtje të kriminelëve serb të dyshuar për gjenocid e krime lufte ndaj shqiptarëve, akt i cili kalon të gjithë kufijtë e së lejuarës dhe urgjentisht duhet ndaluar, duke shpallur edhe vet këtë grupim të shpifur serb, të jashtëligjshëm në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".