Lexoni edhe:
Kosova para shansit kritik historik për anëtarësim në KE
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Vuçiqi më së shumti në këtë drejtim është angazhuar që më luftë të ndanë Kosovën, duke e instrumentalizuar minoritetin serb në veri, përmes strukturave terroriste të Radojçiqit të Listës Serbe. Në Mal të Zi, Vuçiqi përkrahës të madh ka gjetur kryetarin e Kuvendit, Mandiq, kurse në Bosnje dhe Hercegovinë, Dodikun e Republika Srpska, i cili po mban lidhje të forta më Putinin, dhe i cili këtyre ditëve kishte takuar në Mal të Zi, Mandiqin, duke kërkuar haptazi realizimin e konceptit të idesë të “botës serbe”. Rusia dhe Serbia po krijojnë një qark të ri të përgjakshëm në Evropë dhe në Ballkan. Kjo natyrisht së do të ishte disfata më e madhe e botës demokratike, kundrejt forcave të errëta dhe retrograde të këtij fillim shekulli.
-Ideja mesjetare e “botës serbe”, është ide e spastrimeve etnike. Kjo ide ka konceptin fashizoid të gllabërimit duke filluar qytet më qytet, vend pas vendi, territor pas territori. Çdo miratim apo mos ndalim i kësaj marrëveshje të shovinizmit serbomadh në rajon, do të prodhonte kaos dhe luftë të re ndërmjet popujve. Kjo është një mitologji mizore, është luftë për territore të huaja, e ushqyer nga gjaku. Kjo është plotësim i egove të sëmura për Aleancat e Vendeve Serbe. Ideja “të gjithë serbët në një shtet”, është kategori fashiste, është urdhër për të vrarë, dëbuar, dhe për të shkatërruar gjithçka që është e huaja.
Kosova para shansit kritik historik për anëtarësim në KELexoni edhe:
Orgjinë për Serbi të Madhe, po e vazhdon pas Millosheviqit edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më klikën e çetnikizmit në pushtet. Përfitimeve të reja nga ana e Serbisë të territoreve të Malit të Zi, Bosnjes dhe Hercegovinës e të Kosovës, ku ka dorë edhe diktatori rus, Vladimir Putin, ishte dashur të ndalohen nga NATO. Vuçiqi më së shumti në këtë drejtim është angazhuar që më luftë të ndanë Kosovën, duke e instrumentalizuar minoritetin serb në veri, përmes strukturave terroriste të Radojçiqit të Listës Serbe. Në Mal të Zi, Vuçiqi përkrahës të madh ka gjetur kryetarin e Kuvendit, Mandiq, kurse në Bosnje dhe Hercegovinë, Dodikun e Republika Srpska, i cili po mban lidhje të forta më Putinin, dhe i cili këtyre ditëve kishte takuar në Mal të Zi, Mandiqin, duke kërkuar haptazi realizimin e konceptit të idesë të “botës serbe”.
Rusia dhe Serbia po krijojnë një qark të ri të përgjakshëm në Evropë dhe në Ballkan. Kjo natyrisht së do të ishte disfata më e madhe e botës demokratike, kundrejt forcave të errëta dhe retrograde të këtij fillim shekulli. Këto dy shtete përditë po ecin nga një ekstrem në ekstremin tjetër nga ambiciet e sëmura të tyre. Vuçiq dhe Dodik përmes argatëve të tyre kanë marrë direktiva nga Putini për destabilizim të rajonit, që i hyn këtij të fundit në funksion të madh për shkak të luftës në Ukrainë. Themeli i “botës serbe”, pra i aleancës së vendeve serbe që përfshin Serbinë, Republikën Srpska, Malin e Zi dhe veriun e Kosovës, u hodh moti nga Dobrica Qosiqi, SANU etj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".