Lexoni edhe:
Kosova dhe Shqipëria pa një mendje kritike e kanë kot integrimin!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Në kuadër te liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, nga disa shtete të Këshilli i Evropian, me propozimin e tyre, si përkrahës të Serbisë, është kërkuar që të njihen pasaportat e qytetarëve serb të lëshuara nga institucionet paralele serbe në Kosovë. Me këto pasaporta po tentohet që të përfitojnë qytetarët serb të drejtën për të udhëtuar pa viza në vendet e Shengenit. Pranimi i këtyre pasaportave ilegale serbe në emër të Republikës është gabim i madhe dhe padrejtësi e madhe që i bëhet Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian.
- Dokumentet e lëshuara nga strukturat ilegale serbe, në emër të Kosovës si pjesë e shtetit serb janë krejtësisht të pa vlera juridikisht kudo në bote. Nuk mundë të udhëtohet me to. Natyrisht se shteti serb ka mundësi, qytetarëve që janë shtetas të Serbisë, tua lëshoj pasaportat e rregullta legale dhe me to mund të lëvizin lirshëm por jo në emër të institucioneve të Kosovës. Por, qytetari që jeton në Kosovë, me vullnet e fiton edhe shtetësinë serbe dhe pajiset me pasaportë të rregullt serb. Mirëpo, ky qytetar, ka të drejtë, pasi jeton në Kosovë, të ketë edhe shtetësi të Kosovës. Me këtë akt juridik fiton të drejtën edhe në pasaportë të Kosovës. Aktualisht pranohet në shumë shtete dy shtetësia. Këtej edhe e drejta për të përzgjedhur pasaportën që dëshiron. Nuk ka të drejte në dy pasaporta udhëtimi.
Kosova dhe Shqipëria pa një mendje kritike e kanë kot integrimin!Lexoni edhe:
Pasaportat ilegale nuk futen në këtë rregull që po aplikohet shumë. Qytetarët serb të Kosovës, nëse e kanë edhe shtetësinë serbe, iu epet pasaporta e rregullt serbe. Shteti i Kosovës nuk mund ta ndalon këtë. Ka mundësi dhe kërkohet nga Republika e Kosovës ti lufton të gjitha dokumentet ilegale. Përdorimi i tyre është vepër penale dhe e dënueshme me ligj. Këto pasaporta janë të drejtuara në përcaktimin e Kosovës në vend serb me dokumentet e tilla. Nëpër ato pasaporta jo të rregullta shkruan Republika e Serbisë. Qëndron në to edhe komuna serbe, shtetësia serbe dhe kështu mohohet shteti i Kosovës. Këtë duhet luftuar. Organet ilegale serbe që veprojnë në Kosovë bëjnë vepër penale të sanksionuar me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Këto organe duhet të ndiqen. Pasaportat dhe dokumentet ilegale serbe të konfiskohen në kufijtë e Kosovës dhe brenda vendit. Asnjë dokument ilegal nuk duhet lejuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".