Injoranca e pafund dhe xhelozia e sëmurë e Baton Haxhiut!...
Ismail Muçiqi
Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi
Po jetojmë në kohën e çudirave kohë kjo e cila u ka dhënë hapësirë të pakufishme demagogëve pa integritet të cilët po punojnë ditë e natë për ta përqarë skenën politike, duke futur (pyka) ndërmjet liderëve politik, institucional, me hilet e tyre duke zbritur deri tek kulla e heronjve dhe patriotëve të këtij vendi. Kësaj vallje famëkeqe vite me radhë po i prin Baton Haxhiu i cili po shet mend si “njeri i dijshëm” here gazetarë e here këshilltar, here në Shqipëri e here në Kosovë duke vrapuar nëpër televizionet private të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën, me kodin dhe etikën profesionale dhe edukative të informimit. Baton Haxhiu në vazhdimësi është i përfolur nga opinioni i gjerë si njeri me shumë hipoteka negative për të kaluarën dhe të sotmen duke u rreshtuar si kritikues i paskrupullt ndaj Qeverisë, ndaj Presidentes dhe Parlamentit të Kosovës.
Ky monstrum i cili ka marrë rolin e “Aristotelit” si ideolog i proceseve politike si në Shqipëri e Kosovë, duke i sponzoruar idetë dhe projektet famëkeqe në dëme të Kosovës dhe Shqiptarëve në Përgjithësi. Pasi ju zbuluan të gjitha konspiracionet dhe lëbimet e tija rreth Republikës së Kosovës me Serbinë, rreth shkëmbimit të territoreve ku ishte shtytsi dhe përkrahësi kryesor për ndarjen e territorit në pjesën Veriore të Kosovës tani këto ditë është i preokupuar dhe i brengosur shumë rreth raporteve të afërta dhe shumë miqësore të udhëheqësve të Shtetit të Kosovës tani në pushtet me familjen Jashari të cilin e përfaqëson Rifat Jashari.
Kjo mësë miri u pa mbrëmë në një televizion privat në Republikën e Kosovës ku Baton Haxhiu bashkë me mendimtarët e tij (opinionist) të cilët veprojnë me të njëjtat radiovalë e shprehën fytyrën dhe karakterin e vërtetë duke e shprehur pakënaqësinë e tyre duke i komentuar negativisht raportet dhe bashkëpunimin e liderëve të Shtetit duke folur me një zë për interesat e shtetit. Baton Haxhiu me hilet dhe konspiracionet e tija tani më të njohura u mundua të fus pyka ndërmjet Albin Kurtit, Vjosa Osmanit e Glauk Konjufcës duke e shprehur xhelozinë e tij të sëmurë për vizitën e krerëve të shtetit në odën e Rifat Jasharit. Ky këshilltarë i Edi Ramës me vite lëboj kundër Sali Berishës dhe opozitës në Shqipëri.
Pasi kontribuoj shumë në përqarjen e skenës politike në Tiranë tani ka filluar një mision i ri në Kosovë me shpresë ti acarojë raportet dhe ti keqësojë marrëdhëniet ndërmjet personaliteteve që udhëheqin me Shtetin e Kosovës duke futë pyka edhe në familjet e heronjve legjendarë. Këto tendenca paraqesin pakënaqësi dhe rrezikë permanent tek qytetarët të cilët janë ngopur nga politika primitive e destruktive e të ashtuquajturve analistë – opinionistë të cilët më shumë pozicionohen në anën e Serbisë sesa që u ndihmojnë apo i përkrahin institucionet e Shtetit të Kosovës. Kjo është e pafalshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".