Hallakama opozitare në Kuvend!
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga LDK-ja, për diskutim të "Kontratave apo tenderëve njëburimor". Që në fillim të seancës, Kuvendi u kthye në një telenovel të zakonshme të politikës 20 vjeçare, e cila kulmoi me gjuhën e pazakont të "Intelektualeve” të LDK-së!
Akuza të paargumentuara
Më fjalët "hajna", "mashtrues" dhe te "korruptuar", filluan diskutimet e deputetëve të partisë inicuese (LDK) të kësaj seance për vjedhjen dhe abuzimin e buxhetit të shtetit përmes kontratave njëburimore.
Kjo do të kishte kuptim, sikur LDK-ja të mos kishte qenë asnjëherë në pushtet dhe sikur të mos kishin ndodhur kontrata dhe dhënje të tenderëve njëburimor nga partia e tyre, përkatësisht nga ish lideri i partisë, z. Isa Mustafa i cili i kishte dhënë tender njëburimor biznesit privat djalit të vet në vitin e parë të qeverisjes së tij.
Janë edhe shumë gjëra që u thanë dhe u folën nga deputetët e LDK-së, të cilet dolen jo vetëm jasht kontrollit por edhe nga personaliteti i tyre i vertetë, të cilët më shumë ngjanin në kukulla të dirigjuara me telekomandë nga shefi i tyre sesa në të zgjedhur të popullit (deputet)!
Vërtetë akuzat e deputetëve të LDK-së dhe të partive tjera opozitare ishin krejtësisht të pa argumentuara dhe jo në vendin e duhur!
Faktet dhe argumentet për hajni dhe korrupsion dërgohen në Gjykata dhe Prokuori e jo në Parlament, ngase aty është vendi debatit dhe krijimit të bazës ligjore që përmirëson jetën e qytetarëve.
Nëse partitë opozitare kanë fakte dhe argumente për keqpërdorime të pozitës, duhet t'ju drejtohen Prokuorive dhe Gjukatave, e jo të krijojnë hallakamë në Kuvend, duke e kthyer Parlamentin në gjykatore shurdhuese dhe zhurmuese, i cili më së paku i ngjante një parlamenti demokratik!
Pas daljes nga Seanca e Kuvendit e deputetëve të pozites, debati u kthye në një monolog patetik mes partive opozitare.
Dihet qartë se partitë opozitare e kanë përvojen dhe shkathtësinë e vjedhjes së buxhetit, të cilat për dy dekada rresht e rropën e ç'rropën çdo gjë nga pasuritë shoqërore dhe nga asetet me profitabile në vend, duke përvetësuar miliona euro nga buxheti i shtetit, patundshmëri dhe toka bujqësore, të cilat i privatizuan pothuajse falas me çmime tejët simbolike dhe aspak konkuruese në tregun ekzistues.
Për t'i thënë dikujt hajn, duhet të jesh vet i pastër si loti.
Për t'i thënë dikujt mashtrues, duhet të jesh vet me integritet moral dhe njerëzorë.
Për t'i thënë dikujt i korruptuar apo kriminel duhet ta kesh vet ndërgjegjën e pastër dhe të kaluaren e kthjellët si kristali.
Nuk do të dëshiroja ta shohë më asnjëherë LDK-në në pozitën e zhurmuesve në Kuvend!
Qoftë e kaluar turbulenca e deputetëve të LDK-së në Kuvend!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".