Lexoni edhe:
Dhuruesit e vërtetë të 24 hektarë tokë janë komandantët rrahagjoks, që mbajtën lidhje me bandat e terroristit Radojçiq
Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka
Një çështje tjetër po ashtu e vështirë që duhet quar përpara, apo një gur tjetër që duhet hequr është edhe Asociacioni. Edhe kjo çështje ashtu si vendimi për manastirin e Deçanit duhet të hequr nga rendi i ditës që Kosova të mos merret më me këtë temë. Por para se të përmbyllet edhe kjo çështje e vështirë e Asociacionit, e cila duket se është e pashmangshme pasi është edhe ky një obligim i së kaluarës pra një gur i rëndë që ka mbetur në udhë, Kosova duhet që të marrë garanci ,ku duket se ka marrë garanci nga ShBA dhe miqtë tjerë evropian e ndërkombëtar se ky Asociacion të mos jetë vetëm një etnik ,por i përzier ,pra aty të përfshihen edhe të gjithë komunitetet ,ashtu edhe shqiptarët e Kosovës në atë pjesë, si dhe të mos ketë aftësi ekzekutive ku në të ardhmen mund ta dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
-Pra sikur po shihet të gjitha obligimet apo punët që mbetën të pakryera nga qeveritë e kaluara i bien mbi krah kësaj qeverie të tanishme dhe sigurisht do t'i binin secilës qeveri që do të ishte në pozitë sot. Dhe kur jemi këtu , është e habitshme se pse qeveritë e kaluara dhe pushtetarët e saj nuk e lëvizën asnjë gur për të ndryshuar përgjatë tetë viteve në lidhje me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese rreth Manastirit të Deçanit dhe pronës së diskutueshme.
Një gjë duhet ta kuptojmë të gjithë Manastiri i Deçanit është në Kosovë dhe prona aty është e Kosovës pra e shtetit të Kosovës, nëse ky hap është bërë tani për t'ia hapur derën anëtarësimit në Këshillin e Evropës ,është një hap i guximshëm i qeverisë dhe një lëvizje taktike e saj që në këtë rast mund të quhet real politikë.
Ajo që duhet bërë më pas institucionet e Kosovës është që pronën së bashku me Manastirin ta mbajnë si pjesë të trashëgimisë së Kosovës në mënyrë që të mos devijohet e të futen duart e kishës politike serbe aty dhe të luajnë ata si në xhungël. Po ashtu institucionet e Kosovës duhet të investojnë në atë pjesë që manastiri të hapet për vizitor, për të gjithë dhe të mos mbetet i mbyllur dhe instrument politik në duar të panjohura.
Janë faktet historike dhe gjurmët që dëshmojnë se ai manastir ka qenë i themeluar nga arbërorët e krishterë katolik,pati po ashtu edhe ndikim bizantin,ku më pas me ndarjen e interesave dhe pushtimeve otomano-sllave u përvetësua nga serbët, Pikërisht në atë Manastir ka qenë edhe krye heroi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu i cili pas vizitës që i kishte bërë Hasit të Prizrenit dhe fiseve të asja ane ,ai ndalet edhe për një vizitë të shkurtër në Manastirin e Deçanit për ta falënderuar Zotin për jetën e tij dhe që e ka ruajt atë dhe popullin arbëror,ku më pas e lë aty edhe një shenjë të tij në formë simbolike,për të dëshmuar më pas historia dhe gjurmët se ka qenë për vizitë aty.
Megjithëkëtë , kur jemi te kjo çështje, si duket as ky vendim i vështirë dhe i diskutueshëm u kritikua nga të gjithë dhe madje e kryqëzuan këtë qeveri që sipas tyre nuk po mbanë premtimet e tij etj,etj, por kanë harruar si duket ata që e kritikuan se pikërisht edhe ky obligim apo ky gur kishte mbet dhe lënë nga e kaluara pa e larguar askush nga rruga,prandaj dikush do të duhej ta largonte mos kjo qeveri , një tjetër do ta kishte edhe ajo këtë gurë para udhës ,sepse ishte obligim dhe pjesë e vendimeve kushtetuese ,pra në kuadër të sundimit të ligjit.
Kryeministri ka vepruar drejt dhe me vizion strategjik të gjeopolitikës ndërkombëtareLexoni edhe:
Por ,ky vendim u përshëndet nga të gjithë ndërkombëtarët si një hap i rëndësishëm që i hap udhë Kosovës për të ecur përpara në rrugën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare e evropiane dhe të integrimeve euroatlantike.
I bindur se kryeministri Kurti e ka lexuar Librin „Princi“ të Makiavelit, babait të arteve të kabinetit qeverisës dhe politikës mbi të cilat bazohet edhe sot i gjithë kontinenti evropian dhe amerikan. Dhe duke ditur se e ka lexuar Makiavelin ai këtë vendim të vështirë që e ka marrë edhe pse nuk ka qenë obligim i mbetur i kësaj qeveria e ka marrë për ta larguar këtë gurë nga rruga dhe për t'ia hapur perspektivën Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës. Ne që kemi studiuar shkencat politike e dimë se Makiaveli nuk ishte një mësues i së keqes,por një mësues i politikës reale dhe praktike. Një njohës i thellë e kabineteve qeveritare e mbretërore, pra ai e njihte anatomin dhe fiziologjinë e politikës,diplomacisë dhe të shtetit. Prandaj në lidhje me këtë Makiaveli e këshillon princin e tij ,"të mos i mbajë premtimet nëse ato sjellin disavantazh ose dëm për personin që i bëri ato, ose nëse rrethanat apo kushtet në të cilat janë bërë nuk ekzistojnë më.“
Pra jo rastësisht qëllimi i Makiavelit ishte që të shkruante në fakt,si të thuash, një udhërrëfyes sistematik dhe shterues, për të prodhuar pra një udhërrëfyes sipas përllogaritjeve të pushtetarëve dhe burrështetasve të sotëm. Makiaveli si atëherë edhe sot pati një efekt shumë joshës në teorinë dhe praktikën politike. Meqenëse Makiaveli merrej me shtetin dhe për shkak se këshillat e tij për princat morën një famë kaq të madhe dhe le të themi, të merituar, u duk e këshillueshme që mësuesit e shtetit të merreshin gjithmonë me të urtësinë shtetërore ose politikë. dhe konsideratat e tyre në doktrinat e tyre shtetërore për shtetin siç ishte dhe është, duke shtuar ende pikëpamjet e tyre se si duhet të jetë në të ardhmen.
Ndërkaq një çështje tjetër po ashtu e vështirë që duhet quar përpara, apo një gur tjetër që duhet hequr është edhe Asociacioni. Edhe kjo çështje ashtu si vendimi për manastirin e Deçanit duhet të hequr nga rendi i ditës që Kosova të mos merret më me këtë temë. Por para se të përmbyllet edhe kjo çështje e vështirë e Asociacionit, e cila duket se është e pashmangshme pasi është edhe ky një obligim i së kaluarës pra një gur i rëndë që ka mbetur në udhë, Kosova duhet që të marrë garanci ,ku duket se ka marrë garanci nga ShBA dhe miqtë tjerë evropian e ndërkombëtar se ky Asociacion të mos jetë vetëm një etnik ,por i përzier ,pra aty të përfshihen edhe të gjithë komunitetet ,ashtu edhe shqiptarët e Kosovës në atë pjesë, si dhe të mos ketë aftësi ekzekutive ku në të ardhmen mund ta dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Pra një Asociacion model evropian që nuk lejon një shtet brenda shtetit apo një instrument komploti brenda Asociacionit ku do të mund ta sillte vendin para një akti të rrezikshëm të politizimit të Asociacionit dhe të shndërrimit të saj në mollë sherri në të ardhmen.
Serbia me ambicie pushtuese ka plan për ta sulmuar KosovënLexoni edhe:
Nga e gjithë kjo që u tha është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të punojë në dy drejtim; në njërën anë bashkë me miqtë dhe aleatët e saj ShBA. vendet mike evropiane, dhe NATO/KFOR-in; dhe në anën tjetër të mbajë fokusin dhe punojë pa u ndal në sundimin e rendit,ligjit, të zhvillimit, të mirëqenies dhe forcimit të shtetit të Kosovës si dhe në procesin e integrimit në institucionet euroatlantike,anëtarësimin në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare dhe evropiane. është koha e vendimeve të vështira, e hapave të guximshëm ,dhe të urtë, të gjitha duhet me urtësi politike e shtetërore si dhe për të mirën e brezave dhe të ardhmes së Kosovës dhe integrimit të saj në familjen evropiane, aty edhe ku e ka vendin natyrshëm Kosova.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".