Lexoni edhe:
Kosova kërkohet të ketë koordinim me NATO-n në çdo çështje për ta fituar besimin për anëtarësim
Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani
Pronat i vendit tonë i shisnin si plaçkë pazari dhe si të ishin malli i babës duke harruar kjo race e poshtër se të gjithë qytetarët e Kosovës kanë hise njësoj në atë qe na e ka lënë Zoti dhe është derdhur gjak. Pra, ky sistem nuk vepronte sipas ligjeve;Kushtetutës dhe për çfarë e kishin dhënë betimin, por vepronin sipas politikes dhe kapove të bandave kriminale që nesër apo një të afërme jo të largët do të zbardhen të gjitha faqet e historisë. Por, tani Qeveria për mendimin tim ka bërë një hap tepër serioz duke pranuar më në fund vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe atë që thash më lartë qe edhe është thënë që Agjensioni Kadastral ta regjistroj pronën prej 24 hektarësh në pronësi të Manastirit të Deçanit.
-Republikës se Kosovës dal ngadalë po i hapet rruga drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sepse janë duke u marr hapa të rëndësishëm, vendimtar dhe serioz, sepse shume sosh kanë qenë pengesa kryesore dhe zullumi shumë i trash nga bandat e nëntokës kriminale dhe shumë më keq, që këto banda i kishin vendosur interesat e tyre personale e kriminale mbi interesat shoqërore dhe kombëtare. -Ndër pengesat kryesore drejtë kësaj rruge ishte edhe zbatimi i vendimit të gjyqësorit të Kosovës lidhur me pronat të cilat i janë dhënë Manastirit të Deçanit, edhe pse vendim ishte tepër i padrejtë, por tashmë qeveria e tanishme ka pranuar që kjo sipërfaqe prej 24 hektarësh të regjistrohet nga Agjensioni Kadastral i Kosovës, pra në pronësi të Manastirit të Deçanit.
Nuk them tani se ku duhet të kërkohet ky zullum, duhet treguar se problemi kryekëput qëndron te bandat e kaluara të nëntokës kriminale që ishin të lidhur me oligarkët e atyre që ishin të lidhura me Kariqët e Serbisë dhe me ata të Rusisë, që e kishin ngrënë çorbën e Moskës e të Biligradit. Dhe kjo bandë bashkë me sojin e këtyre oligarkëve mjerisht shqipfolës e kishin kapur për fyti sistemin e kalbur të drejtësisë dhe pastaj ky dikaster nuk guxonte të bënte as gëk e as mëk dhe kjo bandë i bënin zullum Kosovës, qytetarëve të saj dhe bënin kërdi e sallamadi dhe nuk guxonte askush jo vetëm ti burgos po as që t´i trazoj dhe të paktën nuk ia prishnin as tymin e duhanit.
Pronat i vendit tonë i shisnin si plaçkë pazari dhe si të ishin malli i babës duke harruar kjo race e poshtër se të gjithë qytetarët e Kosovës kanë hise njësoj në atë qe na e ka lënë Zoti dhe është derdhur gjak. Pra, ky sistem nuk vepronte sipas ligjeve;Kushtetutës dhe për çfarë e kishin dhënë betimin, por vepronin sipas politikes dhe kapove të bandave kriminale që nesër apo një të afërme jo të largët do të zbardhen të gjitha faqet e historisë. Por, tani Qeveria për mendimin tim ka bërë një hap tepër serioz duke pranuar më në fund vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe atë që thash më lartë qe edhe është thënë që Agjensioni Kadastral ta regjistroj pronën prej 24 hektarësh në pronësi të Manastirit të Deçanit.
Shih për këtë ky vendim u mirëprit dhe u pranua krah hapur edhe nga faktori ndërkombëtar që u përshëndet se kjo u realizua pas një pritje shumë të gjatë, diku mos gabofsha 7-8 vite. Pati ndër ta, ta zëmë ambasadori i shtetit ndër më të fuqishëm në botë SHBA, ambasadori gjerman Jorn Rohde dhe ai i BE-së, që vendimin e Qeveris Kurti e quajtën moment historik dhe se mendojnë që tash është bërë hapi shumë i rëndësishëm që të bëhet realitet edhe synimi i Kosovës për të shkuar drejtë anëtarësimi në Këshillin e Evropës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".