Nëse formohet Asociacioni për serbët në Kosovë, le të kushtëzohet Beogradi me asociacion edhe për shqiptarët

Nëse formohet Asociacioni për serbët në Kosovë, le të kushtëzohet Beogradi me asociacion edhe për shqiptarët
Nëse formohet Asociacioni për serbët në Kosovë, le të kushtëzohet Beogradi me asociacion edhe për shqiptarët

Gani Qarri

  • 16 March 2024 - 23:30

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pra gjendja politike në botë, pas çdo ndërrimi të udhëheqjeve shtetërore në fuqitë e mëdha si SHBA ndryshon dhe kërkesat edhe në Evropë, pas zgjedhjeve të sivjetme në qershor, pritet përsëri të evoluojnë, kështu që Kosova nuk mund të jetojë më me premtime, por i duhen fakte, të zbatuara në vepër, që të garantojë sigurinë e saj, me veprime të anasjelltë me Serbinë, ngase pas disa muajsh Gabriel Eskobar, as Blinken, mund të mos jenë më në postet që sot mbajnë. Kështu që premtimet e përsëritura të Eskobarit pas turneut te fundit, se themelimi i asociacionit duhet të jetë i bazuar në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës pa ingerenca ekzekutive, është vetëm fillimi i ngritjes së këtij gogoli serb, në zemër të vendit tonë, kurse me ardhjen e Trumpit mund të ndryshojnë qëndrime, të kërkohen kompetenca ekzekutive apo edhe konfederative me serbët, dhe ta rrezikojnë tërësisht funksionalitetin unitar e kushtetues, si dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës.

 

Të gjithë ata shqiptar dhe shqipfolës, në Kosovë e më gjerë, që vijojnë të bazohen në premtime, qofshin ato edhe të emisarit (latino)-amerikan Gabriel Eskobar, ju lutem të mos harrojmë se ishin vet Eskobar dhe ambasadori Hill, ata të cilët me lejen e Blinkenit, edhe shtetin anëtar të NATO-s, Malin e Zi, lejuan, që episkopët e kishave ortodokse serbe, ta serbizojnë gjithë udhëheqjen e këtij shteti, ku sot, të tri shtyllat kryesore të Malit të Zi, udhëhiqen nga një president serb, kryeministër serb dhe kryeparlamentar serb, madje ky i fundit edhe pro-rus i flakët, e për aq më keq edhe feja dhe historia kishtare e Malit të Zi, iu dhurua kishës serbe, sikur në Mal të Zi, të mos ekzistonte fare kulturë, traditë as populli malazez. Pas lejes së dhënë, nga Përparim Rama, apo dikush tjetër, për ngritjen e xhamisë prej 42 milion eurove, në qendër të Prishtinës, një politikë e tillë, nga ndërkombëtarët po ndiqet edhe ndaj Kosovës, me tendencë për shuarjen e shtetit dhe vendosjen e domeneve fetare në Kosovë, duke vendosur një pjesë të saj nën ndikimin e xhamive, kurse tjetrën nën atë të kishave dhe manastireve ortodokse, akt që sapo ka filluar të zbatohet në praktikë, me faljen e pushimoreve të fëmijëve dhe objekteve rekreative të punëtorëve, bashkë me 24 hektar tokë, Manastirit të Deçanit, ndaj dhe nuk habit fakti se me çfarë pompoziteti u përshëndet ky akt hileqar, nga të gjithë ndërkombëtarët. Emisari (latino)-amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vetëm pak kohë më parë, pra në fund shtatorin e vitit të kaluar, deklaronte i mbushur përplot mllef e cinizëm të skajshëm, kundër vendit tonë, se një vend me vetëm 1.5 milion banor, si Kosova, nuk mund t`ia ndryshojë komunitetit transatlantik taktikat e tij”,sikur Kosova të kërkonte që të merrte nën kontroll paktin NATO! Madje Eskobar vetëm para dy ditësh, u përpoq t`ia impononte tendencën e tij monstruoze edhe Parlamentit Evropian, që pas faljes së 24 hektarëve tokë, të kontestuar, Manastirit të Deçanit, të cilën ai e përshëndeti dhe përuroi edhe me vizitë personale te murgjit serb të Manastirit, tani PE, ti vendosë Kosovës si kusht edhe asociacioni një etnik serb, si dhe ndalimin e përdorimit të tokave të veta shtetërore për nevojat e institucioneve të sigurisë, sikur ato të ishin vakëfe të vet Eskobarit! Vetëm pas marrjes së përgjigjes negative ndaj deklaratës së tij qesharake mbi kushtet e anëtarësimit të Kosovës në KE, nga deputeti gjerman i CDU-së, Knut Abraham dhe eurodeputeti gjerman Frank Schwabe se për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, vendos në mënyrë të pavarur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Eskobar po bënë sikur ka ndryshuar taktikë, dhe ka filluar të na sigurojë "personalisht", sikur "zajednica" serbe, edhe pas themelimit, nuk do ketë kompetenca ekzekutive!? Por kush mund të na sigurojë neve si shtet dhe popull i vogël, se çfarë kushtesh do të vendos nesër Richard Grenelli, nëse përsëri në krye të SHBA-ve rikthehet ish presidenti Trump dhe mandaton serish Grenellin për emisar, atij me siguri nuk do ti mjaftojë asociacioni pa kompetenca, por do të këmbëngul në veshjen e asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe krijimin e një mini republike serbe, në brendësi të Kosovës, andaj Kosova nuk duhet besuar më, asnjë premtimi dhe çdo gjë duhet të bëhet vetëm në mënyrë reciproke. Dhe nëse vërtetë u dashka formuar asociacion për serbët në Kosovë, atëherë patjetër, asociacion të njëjtë, duhet formuar edhe për shqiptarët nën Serbi, në mënyrë që të ekzistojë ky lloj reciprociteti i dyanshëm, si garanti fondamentale, përndryshe nuk do të ketë kurrë qetësi me Serbinë, as të sigurohet paqja në rajon. Pra gjendja politike në botë, pas çdo ndërrimi të udhëheqjeve shtetërore në fuqitë e mëdha si SHBA ndryshon dhe kërkesat edhe në Evropë, pas zgjedhjeve të sivjetme në qershor, pritet përsëri të evoluojnë, kështu që Kosova nuk mund të jetojë më me premtime, por i duhen fakte, të zbatuara në vepër, që të garantojë sigurinë e saj, me veprime të anasjelltë me Serbinë, ngase pas disa muajsh Gabriel Eskobar, as Blinken, mund të mos jenë më në postet që sot mbajnë. Kështu që premtimet e përsëritura të Eskobarit pas turneut te fundit, se themelimi i asociacionit duhet të jetë i bazuar në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës pa ingerenca ekzekutive, është vetëm fillimi i ngritjes së këtij gogoli serb, në zemër të vendit tonë, kurse me ardhjen e Trumpit mund të ndryshojnë qëndrime, të kërkohen kompetenca ekzekutive apo edhe konfederative me serbët, dhe ta rrezikojnë tërësisht funksionalitetin unitar e kushtetues, si dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës. “Asociacioni të gjithë e dimë se nuk është vetëm menaxhim i komunave, për të ofruar shërbime në gjuhën serbe, ngase ato minoritarët serb, i kanë pasur dhe i kanë, por në pyetje është tendenca serbe për pushtet ekzekutiv dhe shtet brenda shtetit, që me asociacionin si subjekt kushtetues brenda Kosovës, do t’u jepte minoritarëve serb një veto mbi kushtetutshmërinë dhe funksionalitetin e shtetësisë së Kosovës. Pra, me pak fjalë, Kosova ka nevojë ti ofrohet garanci nga Eskobari dhe emisarët evropian, se do do të pranohet në Këshillin e Evropës, të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, ti mundësohet anëtarësimi i saj në NATO dhe të ketë përparim në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, tanimë kur kandidatë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".