Asociacioni pa kushtëzime, vetëm në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës

Asociacioni pa kushtëzime, vetëm në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës
Asociacioni pa kushtëzime, vetëm në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës

Blerim Burjani

  • 16 March 2024 - 23:33

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Kurti sipas mendimit tim nuk do të lëshoj pe në temën e Asociacionin dhe çështjen e shpronësimeve në veri. Pra mendoj që Kurti bëri hapin pozitive me pronat e manastirit, derisa marrëveshja e Ohrit është marrëveshje për ta themeluar Asociacionin.

 

Kushtëzimi ndaj Kosovës nga Emisari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për ta themeluar Asociacionin bije ndesh me kriteret që i përcakton Këshilli i Evropës. Kishte reagime nga deputetët gjerman që janë pjesë e Këshillit Evropian. Pra nuk mund të imponohen kushte të njëanshme. Këshilli i Evropës është organizatë pan evropiane. Kurti sipas mendimit tim nuk do të lëshoj pe në temën e Asociacionin dhe çështjen e shpronësimeve në veri. Pra mendoj që Kurti bëri hapin pozitive me pronat e manastirit, derisa marrëveshja e Ohrit është marrëveshje për ta themeluar Asociacionin. Mendoj se Kosova asgjë nuk do të fiton më këtë marrëveshje. Politika e kushtëzuar nuk ecë. Ne duket se ka diplomaci por në fakt ka vetëm kushtëzime dhe detyrime për Kosovën e për Serbinë nuk ka fare. Pra as njohje reciproke e as përmbushje të shumë marrëveshjeve nga ana Serbisë, Nuk ka akoma as adresim të përgjegjësisë për çështjen e Banjskos. Ende po duket se Kryeministri Kurti po vazhdon të akuzohet për destabilizim. E keqja është se Serbia po gjen strehim të çuditshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".